“Ne gjithmonë do ta kemi Parisin” 123 string(12) "Ardian Gjini" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/11/Ardian-Gjini.jpg" nga Ardian Gjini 16.11.2015 14:53 16.11.2015 14:53 Shqiptarët sot po tregojnë solidaritet 100 për qind të sinqert me popullin francez. Viktimat njerëzore të shkaktuara nga mendjet e errëta na kanë rrënqethur të gjithëve në planin njerëzor. Por në këtë erë të re, shqiptarët e të tria konfesioneve, duhet të tregojnë se mbajnë në vete edhe solidaritet civilizues. Kur kishte përfunduar Lufta I Botërore njerëzit natyrisht nuk mund ta dinin se do të ndodhte edhe e dyta. Prandaj e quajtën Lufta e Madhe. U quajt edhe “lufta për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave”. U krijua Lidhja e Kombeve ndërsa në Universitetin e Uellsit, në Aberystëyth, u themelua katedra e parë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Shumë teoricienë të një dicipline të re, besuan se paqja kishte ardhur dhe se formulat ishin gjetur. Por vetëm deri tek E. H. Carr dhe vepra e tij e famshme “The Tëenty Year’s Crisis: 1919-1939″. Shumë teoricienë tjerë kishin dështuar të shihnin çfarë shihte Edëard Hallet Carr. Politika ndërmjet kombeve nuk ishte sikur politika nacionale. Politika nacionale, në teori, është luftë për jetë më të mirë. Politika ndërmjet kombeve është luftë për dominim dhe mbijetesë. Lufta II Botërore, e cila quhej ashtu sepse vetëm njëzet vjet më parë kishte ndodhur e para, dëshmoi në mënyrën më brutale se çfarë ishte në gjendje t’i bënte njeriu njeriut. Racizmi ekstrem i dyzuar me synimin për dominim dhe përvetësim të resurseve, e shkaktoi padyshim mizerjen më të madhe njerëzore, të shkaktuar nga vet njeriu. Njerëzimi medoemos duhet ta gjente një mënyrë për ta parandaluar një luftë tjetër të përmasave të tilla. Edhepse u krijuan Kombet e Bashkuara (të cilat u quajtën kështu vetëm pse “Shtetet e Bashkuara” ishte një emër i zënë më heret) si vazhdim i Lidhjes së Kombeve (që ishte ide liberale në marrëdhëniet ndërkombëtare, politikisht e përfaqësuar nga presidenti Ëilson), liberalët e kishin humbur argumentin dhe realistët, e përfaqësuar nga Carr, kishin fituar. Paslufta dhe pjesa më e madhe e gjysmës së dytë të shekullit XX u bazua krejtësisht në teorinë e realizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Balansi i forcave dhe armët nukleare ishin ato që e siguronin paqen, jo Kombet e Bashkuara apo synimi për jetë më të mirë. Por në sfond ndodhte diçka e re, lufta për dominim ideologjik kishte dalur në plan të parë, ndërsa ajo për resurse në plan të dytë. Në kohën kur kërcënimi nga armët nukleare e ‘garantonte’ paqen globale, lufta ideologjike u fitua nga Perendimi, nga demokracia dhe mirëqenia njerëzore. Politika nacionale për jetë më të mirë kishte arritur ta rrënonte konceptin realist të balansit të forcave, të luftës për dominim dhe mbijetesë të kombeve. Ishte ky një triumf i liberalizmit. Francis Fukuyama shkroi për “fundin e historisë” duke e paralajmëruar arritjen e stadit të fundit të qeverisjes, globalisht (The End of History and the Last Man, 1992). Edhepse në botë po ndodhnin shumë luftëra lokale, paqja botërore tanimë po mbahej nga mënyra e qeverisjes dhe nga mënyra e jetesës. Teoria e Michael Doyle se “demokracitë nuk e luftojnë njëra tjetrën”, e dëshmuar praktikisht e vërtetë, mund të testohej më gjërë se sa vetëm në Perendim. Edhe Pranvera Arabe duhej të ishte një eksperiment social i përmasave kolosale, që e vërteton teorinë e Doyle. Por teoretikisht (jo kronologjikisht) të gjitha këto ndodhën deri tek Samuel P. Huntington dhe artikulli i tij i verës së vitit 1993, i botuar në “The Foreign Affairs”, me titullin “The Clash of Civilizations”. Shumë shpejt, libri i tij “The Clash of Civilizations and the Remaking of Ëorld Order” u shit në miliona kopje në dhjetëra gjuhë të botës. Huntington e paralajmëroi fillimin e luftës mes civilizimeve. Ai, në faqen e parë të kapitullit të parë, të po këtij libri shkruan: “Më 18 prill të vitit 1994, dy mijë njerëz protestuan në Sarajevë duke i valvitur flamujt e Arabisë Saudite dhe të Turqisë. Duke i valvitur këta flamuj, në vend të atyre të OKB-së, të NATO-s apo të Amerikës, sarajevasit e identifikuan veten me vëllezërit e tyre muslimanë, dhe i treguan botës kë e konsideronin mik të tyre të vërtetë, e kë mik jo aq të vërtetë”. Këto fjalë të Samuel P. Huntington nuk tregojnë vetëm se kë e konsiderojnë mik sarajevasit, por edhe si e sheh botën një perendimor. Nëse para njëzet vjetëve kishte njerëz të cilët mendimet e Huntingtonit i quanin profeci e gabuar, apo edhe të rrezikshme, si profeci vetpërmbushëse, sulmet terroriste në Neë York, Londër, Madrid e Paris, të kryera nga njerëz të ndryshëm, me ideologji krejtësisht identike, dëshmojnë se liberalët, sipas të gjitha gjasave, edhe kësaj rradhe janë ngutur. Shqiptarët sot po tregojnë solidaritet 100 për qind të sinqert me popullin francez. Viktimat njerëzore të shkaktuara nga mendjet e errëta na kanë rrënqethur të gjithëve në planin njerëzor. Por në këtë erë të re, shqiptarët e të tria konfesioneve, duhet të tregojnë se mbajnë në vete edhe solidaritet civilizues. Nëse parafrazoj pak nga teoria e Johan Galtung për “Qendrën dhe Periferinë” (apo edhe abuzoj pak me të) dhe shfrytëzoj terma nga gjeologjia, atëherë mund të them se kur lëvizin pllakat tektonike, ateherë termetet më të dhunshme ndodhin pikërisht në skajet e tyre. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi duhet urgjentisht t’i orientojnë të gjitha forcat drejt demokratizimit, sundimit të ligjit dhe edukimit kualitativ. Edhe pse demokracia, sundimi i ligjit dhe arsimi kualitativ nuk janë antidotë 100 për qind të sigurtë kundër ekstremizmit, ato janë të vetmit që ekzistojnë. Kushdo që i cenon këto synime, bën krim afatgjatë kundrejt një populli. Shqiptarët duhet të flasin me një zë dhe t’i përsërisin fjalët e Howard Koch, “Ne gjithmonë do ta kemi Parisin”; Ne gjithmonë do ta kemi New Yorkun, Londrën, Berlinin, Brukselin e madje edhe Madridin që ende nuk na ka njohur. Aq më tepër, ky nuk duhet të jetë vetëm një kujtim, sikur në Casablanka.