16:25, 1 Prill 2016 Autor: Ed Krayewski

NATO është vjetëruar ka thënë Donald Trump në fillim të kësaj jave, duke shtuar se aleanca ushtarake që u formua si mbrojtje kundër Bashkimit Sovjetik, tashmë nuk vlen.

Trump ka të drejtë. NATO është një artifakt nga Lufta e Ftohtë që ka përfunduar një çerek shekulli më parë.

Në vend të çmontimit të kësaj aleance që tashmë është jashtë përdorimit, Amerika dhe udhëheqësit perëndimor kanë insistuar në zgjerimin e NATO-s.

NATO u përhap në lindje në drejtim të Rusisë duke tentuar të gjej mënyra tjera për t`u përhapur, më së shumti në fushatën e Kosovës në vitin 1999 dhe ndërhyrjes së udhëhequr nga ajo në Libi në vitin 2011.

Pavarësisht mbështetjes së gjerë për NATO-n, ka pak vend për justifikime për aleancën ushtarake. Serbia (agresori i Kosovës), nuk ka paraqitur kurrë një rrezik kombëtar për SHBA-të, përderisa këto grupe terroriste që tani konsiderohen si rrezik nacional për SHBA-në si ISIS dhe Al-Qaeda kanë munguar para vitit 2011 në Libi, por që nga atëherë kanë gjetur atje hapësirë të sigurt.

Por kritika e Donald Trump kundër NATO-s nuk shihet si shkëputje e SHBA-së nga ajo që është shndërruar në një aleancë të ngatërruar. (SHBA-ja për shembull, është e obliguar që ta mbrojë Turqinë në rast se sulmohet  – Turqia është e fokusuar në luftimin e terrorizmit në Lindjen e Mesme më shumë kundër seperatistëve kurd sesa kundër ISIS, kurse SHBA-ja është duke punuar me kurdët në fushatën kundër ISIS.

Por pavarësisht se pozicioni i tij është karakterizuar nga disa si në favor të “largimit” të NATO-s, Trump tërë kohën ka deklaruar se do të donte që kjo aleancë të vazhdonte.

“Mua për vete nuk më pengon NATO. Por duhet të rindërtohet e të modernizohet. Ne duhet që ose të bëjmë tranzicion në terrorzëm ose të bëjmë diçka tjetër pasi që ne duhet t’i mbajmë shtetet së bashku”, ka thënë Trump në një intervistë javën e kaluar.

Ai e përsëriti të njëjtën kritikë edhe këtë javë, duke bërë thirrje për NATO-n që të rifokusohet në terrorizëm dhe që shtetet e tjera duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje aleancës.

Në një intervistë për Washington Post në mars, Trump ka vënë në pyetje dobinë e NATO-s, të cilën Post e përshkruajti si “qasje të guximshme jo-ndërhyrëse në politikën e jashtme”. Duke i komentuar deklaratat kaotike e shpesh vetë-kontradiktore të Donald Trump për politikën e jashtme, kjo për mos-ndërhyrjen është një gabim serioz.

Por çfarë kishe “mos-ndërhyrëse” nga komentet e Trump për Washington Post?

Trump e ka lënë derën hapur për tërheqjen e trupave nga vendet si Japonia dhe Korea e Jugut duke e përsëritur skepticizmin e tij rreth luftës në Irak dhe se vendet e tjera anëtare të NATO-s duhet të bëjnë më shumë në veçanti kur ka situata të tilla si në Ukrainë, të cilat kanë më shumë lidhje me këto shtete se sa SHBA-ja.

Në një deklarim tjetër të Trump në këtë javë,ai ka folur për Konventën e Gjenevës, e cila përcakton krimet e luftës, e që sipas tij i ka bërë ushtarët të “frikësohen për të luftuar”. Ai u ankua se pse forcat amerikane nuk kanë të drejtë që t’i mbysin njerëzit me metodën waterboard (metodë ku viktimës i mbulohet fytyra me një leckë e më pas i hedhet ujë derisa vdes) dhe as t’u hiqet koka.

Kritika e parë e Trump për NATO-n ishte lufta në Irak, sepse sipas tij SHBA-të nuk rimbursohen si duhet për këto intervenime.

Kur në vitin 1987 Donald Trump, për herë të parë flirtoi për garën presidenciale, ai e shprehu idenë se aleatët e Amerikës duhet të paguajnë më shumë për mbështetjen e saj. Po atë vit, në një fjalim për New Hampshire, Trump tha se është lodhur që Amerika “po përdoret” nga aleatët që është shndërruar në “makinerinë më të madhe të parave”.

Edhe atëherë, si tani, Trump insistonte se “personi i duhur” mund të negociojë dhe të bëjë marrëveshje më të mira për SHBA-të me aleatët e saj.

SHBA-ja ka humbur dhjetëra mijëra ushtarë në Vietnam me miliona viktima në vietnameze e më pas e humbi Vietnamin nga komunistët. Një dekadë e më shumë nga tregtia e lirë i solli më shumë prosperitet Vietnamit se sa do mund t’i sjellte SHBA-ve.

Për Donald Trump dhe botëshikimin e tij, prosperiteti dhe liberalizimi i Vietnamit është diçka e keqe për Amerikën.

(Botuar në blogun Reason, përkthyer nga Klan Kosova)

 

Lajme të tjera