10:41, 1 Korrik 2020 Autor: Arbnor Sadiku
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kishin  planifikuar një takim i cili do të pajtonte Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor 2020, dhe sipas administratës së Trumpit do të duhet të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. Trump dhe ambasadori Grenell vendosën tani të veprojnë pa BE-në, me sa duket me shpresën e një suksesi në politikën e jashtme gjatë fushatës zgjedhore për presidentin amerikan.

Bashkimi Evropian (BE)-ja, si kundër nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët për Kosovën, “Por në tërësi BE nuk ia ka dalë kurrë të zhvillojë një politikë të njësuar për Kosovën. Pesë vende anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia -nuk e njohin Kosovën.” Prandaj si në Prishtinë edhe në Beograd ndërkohë po i besohet më shumë SHBA-së.

“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha, se administrata e Trumpit është më mirë për Serbinë, se një qeveri amerikane nën lidershipin demokrat.  Kjo deklaratë e z.Daçiq duhet analizohet me fokus dhe seriozitet të madh nga ana e delegacionit të Kosovës, i cili duhet të marri pjesë në bisedimet Kosovë Serbi.

SHBA e anashkalon BE-në

Evropianet rrezikojnë të anashkalohen në gjetjen e një zgjidhjeje, nga ana SHBA-së, për të cilën pjesë BE-ja nuk ka qenë gjithmonë krenare për të ashtuquajturën pushtet i butë. Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha vendeve Evropës juglindore. Perspektiva për këtë ka qenë një kohë të gjatë motori për reforma dhe vetëpërmbajtje në krizat lokale. Maqedonia e Veriut derisa nuk arriti të ndryshoj emrin e saj kushtetues, u mbajt varur në aspektin e lëvizjes së saj drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, gjë që nuk e forcoi besimin tek BE. Në Kosovë ka zemërim, se qytetarët ende nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në BE. Në të njëjtën kohë aktorë si Kina dhe Rusia kanë zgjeruar influencën e tyre në Ballkan.

Ngritja e aktakuzës për krime lufte ndaj z. Thaçi dhe z.Veseli, dy ditë para fillimit të bisedimeve Kosovë Serbi, para së gjithash është një alarm i BE-së karshi SHBA-së, dhe palëve në konflikt Kosovës dhe Serbisë, se nuk ka një zgjidhje të shpejtë për probleme të komplikuara politike ndërkombëtare pa pëlqimin e  BE-së në bisedime.

Por siç e kemi parë se fundmi, Trump  e kishte le jashtë BE-në në negociatat për Kosovën. “Prej një kohe të gjatë është e bërë e dukshme që qeveria nën presidentin Trump kërkon të arrijë suksese me çdo çmim në marrëdhënien e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë.”

Në kontekstin që po flasim aktualisht mund të themi se jemi larg një strategjie të njësuar, në mes të BE-së dhe SHBA-së që për dekada me radhë ndiqnin të njëjtat synime të rajonit.

Ndaj, si konkludim mund themi se Presidenti Thaçi kishte ra në kurthin e mosmarrëveshjeve të SHBA-së, dhe BE-së, duke bërë dy gabime :

1. Presidenti Thaçi kishte bashkëpunuar vetëm me SHBA-në, por, kishte anashkaluar plotësisht faktorin Bashkim Evropian, i cili ka një peshë të madhe në lirinë e Kosovës, dhe pa të, kujtoj se nuk mund të zgjidhet statusi final i Kosovës;

2. Anashkalimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte gabimi tjetër i madh sepse, ajo kishte lobuar fuqishëm edhe në Parlamentin  Kosovës, e deri në Bashkimin Evropian, kundër themelimit të Qeverisë Hoti, e rrjedhimisht edhe kundër udhëheqjes së negociatave nga dyshja Thaçi Hoti, për përmbylljen e statusit final të Kosovës, në bisedimet Kosovë Serbi.

Përmbyllja  e statusit të Kosovës dhe anëtarësimi i saj i plotë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), nuk është sfidë lokale, por një çështje tepër e komplikuar për diplomacinë botërore, siç e kishte thënë më parë, ish kryeministri britanik  Toni Blerë se “Sfidat globale kërkojnë aleanca globale”, edhe përmbyllja e shtetësisë së Kosovës dhe pranimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), do ndodhi si rezultat i koordinimit të plotë në mes SHBA-së, dhe BE-së, në të kundërtën pasojat për Kosovën dhe lidershipin e saj,  do të jenë të pa shmangshme.

Lajme të tjera