Mos u besoni mediave, besoni vetëm vetes – shkoni në Kosovë 123 string(17) "Zvonimir Perushiq" string(90) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/Zvonimir-Perusic-19-06-20-10-41-29-op.jpg" nga Zvonimir Perushiq 20.01.2023 22:11 20.01.2023 22:11 Në 3.5 vitet e fundit kam qenë disa herë në Kosovë. Disa herë nga disa ditë. Nuk mendoj se jam bërë ekspert për këtë krahinë/shtet, por sigurisht që kam fituar një pasqyrë më të mirë se ata që nuk kanë shkelur kurrë në Kosovë. Dhe dinë gjithçka. Kalimi administrativ/kufitar: Gjithçka është njësoj si në çdo vendkalim kufitar funksional. Policia dhe doganat serbe, policia dhe doganat e Kosovës. Të gjitha nën një çati, në shtëpi të veçanta parafabrikate. Kalimi me makinë, kartë identiteti, trafik i pritshëm, afishe, a keni ndonjë gjë për të deklaruar, mirupafshim. Kalimi me autobus është i njëjtë si në Hungari, për shembull. Edhe më e thjeshtë, sepse askush nuk i ngacmon pasagjerët duke ua hallakatur valixhet e tyre në kërkim të ndonjë pakoje cigare apo një litër alkool shtesë. Siguria: Edhe pse mund të prisni që të gjithë t’ju shikojnë, në Kosovë askush nuk ju vëren. Kudo që të parkosh një makinë me targa nga Serbia, aty edhe do të të presë, ashtu siç e ke lënë. Ndërsa ecni në rrugë, merrni banesë me qira, porosisni në një kafene, gjuha juaj serbe nuk do të mërzitë askënd, mos ngurroni ta përdorni. Njerëzit më të vjetër se 45 do t’ju kuptojnë mirë dhe do të flasin me ju, dhe të rinjtë do të përgjigjen: A flisni anglisht? Dhe kaq. Gjallëria: Rrugët në Prishtinë dhe në qytetet tjera të mëdha – Prizren, Pejë, Mitrovicë (pjesa jugore) – janë plot me njerëz si ditën ashtu edhe natën. Korzo në Prishtinë është e zënë kryesisht nga të rinjtë dhe prindërit me fëmijë, ulëset në tarracat përballë kafeneve janë të zëna si në Beograd apo Suboticë. Edhe gjatë orarit të punës. Po të ecësh për ditë të tëra, nuk do të hasësh asnjë kalimtar me plis në kokë. Kush më fotografon një të tillë, i qeras me birrë Peje. Në mbrëmje, kafenetë janë plot, muzika kumbon, house, deep house, techno. Askund “Shota”. Të rinjtë: Janë aq shumë sa më duket se po i fshehin të vjetrit. Që në moshë të vogël, që në klasën e parë të shkollës fillore, ata mësojnë anglisht dhe të gjithë e flasin atë. Ky është standardi. Vishen në mënyrë moderne, dhe kështu duken, vetëm se më duket se vajzat e botoksuara janë dukshëm më pak, megjithëse ka të tilla. Vetëm çdo vajzë në, të themi, një mijë ka një shami myslimane rreth kokës së saj, me sa duket një studente e një medreseje islame. Më së shpeshti ngasin Mercedes (jo nxënës të medresesë), e pastaj xhipa të të gjitha markave të tjera. Ka edhe makina më të vjetra dhe më të lira, por mbizotëron një flotë solide, afërsisht e njëjtë si këtu. Ndërtesat: Ndërtohet sikur jeta varet prej saj. Rrokaqiejt 20, 30, 40 kate, mbi të gjitha në Prishtinë, vendbanime krejtësisht të reja në kodrat përreth. Vinça kudo. Nuk e di nga vijnë paratë, por nuk e di nga do të vijnë as për hiperndërtimet në vendin tonë. Të gjitha rrugët janë dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe serbe. Zona serbe: Nga të gjitha ato në Kosovë, kam vizituar dy – Graçanicën dhe Mitrovicën (pjesën veriore). Në Graçanicë, si në çdo qytet të vogël në Serbi, njerëzit në rrugë në numër të madh, të gjithë flasin serbisht, mbishkrime në gjuhën serbe në të gjitha dyqanet, kafenetë, restorantet, bizneset, gjithçka funksionon, rrugët e emërtuara ekskluzivisht sipas figurave dhe ngjarjeve historike serbe, dhjetëra flamuj serbë në shtylla. Në qendër të Graçanicës, në billbordet e mëdha të mbetura nga zgjedhjet e fundit, personazhet e Vuçiqit dhe Daçiqit. Manastiri mirëmbahet, rrethinat janë të njëjta, klerikët dhe njerëzit hyjnë e dalin. Gjithçka normale. Në Mitrovicë (në pjesën veriore) gjithçka është njësoj, vetëm pa shumë njerëz në rrugë, në fakt janë dukshëm më pak të tillë. Mund ta ndjeni tensionin. Monumentet dhe objektet fetare: Në Gazimestan në çdo kohë ka vetëm vizitorë të rastit, kryesisht nga Serbia. Në hyrje një polic i Kosovës në detyrë, gjithmonë serb me kombësi, mirëdita-mirë u pafshim. Në Vidovdan është më masiv, por unë nuk mora pjesë. Kishat ortodokse në Kosovë kryesisht mirëmbahen, vetëm Kisha e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës, e cila as nuk është e përfunduar, është lënë pas dore. E quajnë kisha e Millosheviqit, sepse ndërtimi ka filluar në vitin 1992. Qendra e Prishtinës dominohet nga katedralja e Shën Nënë Terezës, kisha më e madhe katolike në Ballkan. Ka xhami, por nuk do të thuhej se ato përfaqësojnë një vend veçanërisht të rëndësishëm në jetën e kosovarëve. Pastërtia publike dhe qentë endacakë: Qendrat e qyteteve më të mëdha janë relativisht të mirëmbajtura, por në rrugët më tej mungojnë koshat e plehrave, shumë plehra. Problemi është i madh, por zgjidhet lehtësisht me rregullore më të rrepta dhe kontroll akoma më të rreptë, që sërish nuk ekziston. I njëjti është rasti me numrin jashtëzakonisht të madh të qenve endacakë në rrugë. Shumica kanë shenja se janë të sterilizuar, por ende nuk janë në strehimore për qentë, por vrapojnë lirshëm mes kalimtarëve dhe mbajnë në roje turistët e pamësuar. Media. Mos i besoni mediave. Besoni vetëm veten tuaj. Pra, shkoni në Kosovë. Titulli origjinal: Besoni vetëm vetes, shkoni në Kosovë Autori është gazetar, ish-drejtor dhe kryeredaktor i “Hrvatska rijeca” nga Subotica, ish-korrespondent i “Vjesnik”-ut. Shkrimi origjinal është publikuar në gazetën serbe “Danas”, përkthyer nga Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.