Ministria e Drejtësisë apo “kujdestaria” e spektakleve televizive? 123 string(15) "Ardian Gaxherri" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/11/Gaxherri_2-1.jpg" nga Ardian Gaxherri 08.11.2024 16:58 08.11.2024 16:58 Ardian Gaxherri, gazetar Shkruan: Ardian Gaxherri Qindra raste në Gjykatat e Kosovës, ku gratë apo burrat kanë denoncuar bashkëshortët për dhunë në familje, nuk i kanë mjaftuar Ministrisë së Drejtësisë për reagim publik ndaj këtij fenomeni. Por ky dikaster vendosi të reagojë në një rast, ndaj të cilit nuk e shkroi asnjë shkronjë të vetme kur ishte publikuar akuza e ish-modelës, Drenusha Latifi kundër ish-bashkëshortit të saj. Madje, pretendimet e ish-miss Kosovës se Atilla Kardesh e kishte dhunuar, ishin bërë pikërisht në Klan Kosova, në emisionin “Kosova Today”. As autorët e emisionit e as televizioni nuk i kishin bërë përshtypje këtij organi qeveritar, për faktin se po merreshin me fenomenin, jo pak të njohur te shqiptarët. Por Ministria e Drejtësisë në raport me Klan Kosovën, vendosi t’i fus ‘hundët’ kur ky ish-çift u përballën sy më sy në njërin prej spektakleve më të mëdha që ka industria shqiptare televizive, Big Brother VIP Kosova. Anise protagonistja e apostrofuar e deklaroi disa herë brenda shtëpisë më të famshme shqiptare, se nuk e shqetëson aspak prezenca brenda e babait të fëmijëve të saj, anise vet Kardesh nuk është i dënuar për dhunë, pasi nuk është faktuar një gjë e tillë, anise edhe afati i urdhërit mbrojtës që kishte zonja Latifi, ka skaduar dhe ligjërisht nuk kishte asnjë pengesë që zotëriu të bëhej pjesë e spektaklit, ishte Ministria e Albulena Haxhiut ajo që vendosi të bënte spektakël. Ministria e Drejtësisë përmes Koordinatores kombëtare dhe grupit ndërministror kundër dhunës në familje, ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, reagoi me anë të një postimi në profilin zyrtar të tyre, duke kërkuar nga produksioni i Big Brother që Atilla Kardesh të largohet nga ky reality show. Madje, këtë kërkesë e publikoi në faqen e saj në Facebook edhe vet e para e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu. Opinioni mund të hamendësojë, si ka mundësi që njeriu i cili udhëheq me departamentin e drejtësisë në ekzekutiv, nuk ka njohuri për ‘ABC-në’ e neneve të Kodit Penal, ku shumë qartë precizohet prezumimi i pafajësisë. Në nenin 3 të Procedurës Penale, qartësohet se “çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës”. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2861 Për më tepër kjo garantohet edhe nën Artikullin 11 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë, në rastin “Latifi-Kardesh”, Ministria e Drejtësisë po i bënë gjyqin një njeriu për të cilin nuk ka prova që ka ushtruar dhunë dhe i cili asnjëherë nuk ka qenë i dënuar nga ndonjë gjykatë në vend për këtë cështje. Si ka mundësi që institucioni qeveritar që ka për detyrë Drejtësinë, të zhytet në PADREJTËI ndaj qytetarëve të Republikës? Mbi cfarë baze ligjore vendosi Ministria e Drejtësisë të kërkojë largimin e një njeriu nga një spektakël televiziv?! A po i shkel fuqishëm Minsitria e Drejtësisë, liritë dhe të drejtat e njeriut në këtë rast!? A ka ide ky dikaster se çka quhet “i akuzuar”, a e di Albulena Haxhiu se si ministre e drejtësisë po bënë thirrje në padrejtësi, duke shkelur fuqishëm ligjin mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, i cili sipas nenit 26 pika 2 thotë se “qytetari i Kosovës ka të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin. Në cilin shtet demokratik të botës, Ministria e Drejtësisë i futë hundët në një “realit show”, në cilinë vend përendimor tentohet ndikimi në përmbajtjet televizive, teksa për televizionet është Komisioni i Pavarur i Mediave ai i cili e bënë mbikëqyrjen dhe përmbajtjen transmetuese? Ministria dhe “shefja” e saj e kanë huqur totalisht misionin që kanë, Albulena Haxhiu e ka vërtetuar se nuk e ka haberin e kompetencave të saj, andaj në vend se Ministria e Drejtësisë të kryejë me përkushtim detyrat që ka si obligim ndaj qytetarëve, vendos të merret me spektakël televiziv, e të bëjë vet ‘spektakël’ absurd! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.