Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me Trumpin a Clintonin?!

123
NULL NULL
08.11.2016 18:35

New York, 8 nëntor

Finally.

Në shqip, kjo fjalë pak a shumë përkthehet si e pat edhe kjo punë.

Dhe atë e thotë një i moshuar, që duket se ka qejf të përfshijë në muhabet një grup njerëzish me të cilët ndodhet në ashensorin e një hoteli në New York, por që ashiqare duket se nuk kanë qejf të përshihen në muhabet me të.

“Sonte, dhashtë Zoti, qetësohemi”, vazhdon burri që duket se ka bërë jetë të mirë.

Veshja e tij e tregon këtë, por edhe stili i flokëve, të cilat i ka kapur sic i mbajnë femrat.

Ai pretendon se është një republikan i cili nuk e ka votuar Donald Trumpin për të cilin nuk ka besuar kurrë se do të mbijetojë.

“Ai ka fol shumë marrëzira dhe megjithatë është aty ku është sot”, thotë ai, duke mos u tërhequr nga dëshira për të përfshirë në muhabet edhe tjerët.

Kjo nuk ndodh. Gjithë dalin, pa e ia kthyer asnjë fjalë.

E përjashta mban një mot i mirë.

“Është ideale për votime”, thotë një grua. “Më duket si ditë feste. Pashë plot njerëz që kanë shenjat të cilat tregojnë se kanë votuar”.

Qendrat e votimit në New York janë hapur në 6 të mëngjesit. Ato mbyllen në 21. Janë rreth 12 mijë vendvotime në New York City.

Njëra nga to është në Beekman Street, në Lower Manhatan.

Radha e atyre që presin për të votuar këtu edhe gati 100 metra. Njerëzit presin qetë dhe nuk duan të shqetësohen.

Kur të hyjnë brenda, hasin në fillim një grup nejrëzish që janë aty për të ofruar informacone të cfarëdo natyre. Në rast nevoje këtu ka njerëz që përkthejnë në disa gjuhë të botës. Pasi të kenë kaluar këtë pikë, shkojnë te tjetra, që ku e gjejnë emrin e tyre në lista. Më pas e marrin fletën e votimit dhe kur ta kenë kryer këtë hise të obligimit, shkojnë te vendi “sekret” ku e rrumbullaksojnë atë që duan. Më pas e skanojnë fletëvotimin dhe në fund e dorëzojnë atë.

“E votova Clintonin”, thotë një grua përtej të pesëdhjetave.

Po pse jo Trumpin?

“Ai duhet të shkojë fillore edhe njëherë, prej fillimit. Dhe të ndjek shumë mësime për të drejtat civile të qyettarëve”.

Por, kështu nuk ka vepruar një i moshuar, që ka votuar në këtë qendër. Ai nuk e ka parapëlqyer demokraten, edhe pse nuk është i regjistruar si demokrat.

“Votova për Donaldin”, thotë ai. “Kam punuar me një kontraktor të tij dhe ai më ka thënë që është njeri i mirë”, thotë burri.

Trump dhe Clinton nuk janë kandidatët e vetëm që garojnë për president. Por, tjerët janë autsajderë në këtë garë.

Republikani dhe demokratja kanë qenë jshtëzakonisht aktive në fushatë. Ata kanë përfunduar ato në orët e para të mëngjesit së të martës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme