Me pyetje ndaj përgjigjeve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me pyetje ndaj përgjigjeve

123
string(17) "Liljana Smajlovic" NULL
29.11.2016 14:27

Nëse mbajtja e anës së Hillarit nga shqiptarët është paraqitje e dashurisë, pse gëzimi i serbëve për Trampin do të duhej të ishte “kthimi i urrejtjes”?

Po e vërej, Batoni po më qorton. Është i pakënaqur dhe pyet: “Kur do të më përgjigjeni në pyetje, kolege e nderuar?”.

Do të kthehemi në fillim, të shohim çfarë kishim këtu deri më tani.

Në fillim, Batoni më pyet pse në mediat serbe po “dominon diskursi i ashpër” ndaj shqiptarëve kur mediat shqiptare kanë “larguar gjuhën e urrejtjes dhe paragjykimeve”. Jam përgjigjur që kjo për mua është risi dhe se mediat serbe për shqiptarët e Kosovës raportojnë gati vetëm në kontekstin e sulmeve ndaj qytetarëve dhe pronës serbe dhe mosndëshkimit të kryesve të këtyre veprave si dhe përdhosjes së varrezave serbe, paraburgimit padrejtësisht të gjatë të Olliver Ivanoviqit, kërcënimit të manastireve, mbivotimin e serbëve në Kuvend, mosplotësimin e detyrimeve ndaj komunitetit serb sipas Marrëveshjes së Brukselit…

Isha e pakënaqur me përgjigjen e Batonit në pyetjen time nëse në “demokracinë e re”, për të cilën deklarohet, të cilën “nuk mund ta bëjmë me gjuhën dhe diskursin e vjetër”, do të ketë vend për institucionet e vjetra serbe siç është “Politika”. Kam sqaruar pse historinë e kësaj gazete nuk guxojmë ta barazojmë me rubrikën “Odjeci i reagovanja” (sh.p. Jehona dhe Reagime).

Batoni ma ktheu me pyetje se çfarë është “koncepti i im për temat kryesore të dialogut ndërmjet nesh”, në çka u përgjigja që nuk kam koncept dhe se propozoj që të mos bëjmë koncepte, por të shkojmë hap pas hapi e të flasim për atë se çfarë ndodh rreth nesh. Kam propozuar zgjedhjet amerikane për diskutim, të cilat shumë i konsiderojnë historike, dhe kam pyetur nëse në mesin e shqiptarëve ka ndasi të ngjashme siç ekzistojnë ne mesin e serbëve kur flitet për Donald Trump. Në Serbi populli është shumë më i kënaqur me fitoren se sa elita: më interesonte nëse miti serb për unitetin politik të shqiptarëve është vetëm mit ose në këtë rast ky unitet është i vërtetë.

Me çka saktësisht kam nxitur pakënaqësinë e Batonit? E bëj këtë pyetje pa kurrfarë ironie. Mua me duket që më parë unë do të duhej të kisha arsye për pakënaqësi. Sa për ilustrim, nuk e kuptoj pse Batoni po e korrigjon pyetjen time shumë të thjeshtë: Pse ma sqaron se çfarë desha të pyes unë në të vërtetë: jo atë çfarë kam pyetur, por çka do të ndodh me “Kosovën e vogël” (termi i përdorur nga ai), shqiptarët dhe Ballkanin pas fitores së Trampit.

A nuk paraqet kjo patronazh disi? Mos unë jam e paartikuluar, a jam e paaftë të formuloj pyetje në të cilën kërkoj përgjigje? Me çka e kam shtyre Batonin që të mendoj kështu për mua?

Nuk po parashtroj pyetje me trik, ndërsa Batoni është shqiptari i vetëm me të cilin po bëj dialog. Të njëjtën pyetje do t’ia parashtroja edhe po të ishim të ulur në bahçen e Hotelit Grand në Prishtinë duke pirë verë të bardhë, do të thotë edhe pa prezencën e publikut digjital. Nuk e kam përqeshur mbajtjen e anës së Hillarit nga ana e shqiptarëve. Pohoj se edhe njëra edhe tjetra janë të pritshme dhe janë plotësisht legjitime. Kam dashur të dëgjoj nga Batoni nëse në reagimet politike të shqiptarëve për tërmetin në Uashington ka nuanca të rëndësishme të cilat nga kjo largësi nuk vërehen. Nëse duhet gjykuar sipas përgjigjes së tij, nuk ka. Por çka është kaq kontestuese në vet pyetjen?

Ekspertët amerikan për dialogun publik thonë që qëllimi i bisedimeve nuk është të dëshmohet se cili e ka të drejtë, por të tregohet se sa e kanë afër zemrës temën bashkëbiseduesit. A është pak a? Natyrisht, nuk më ka ikur që Batoni vetës po i jep motive fisnike (është i brengosur me fitoren e Trampit për shkak të faktit që “bota po hyn në paqartësinë shekullore të saj” – çfarëdo kuptimi të ketë kjo), ndërsa njëkohësisht, në dëshirën serbe për fitoren e Trampit sheh “kthimin e urrejtjes”. Nuk më ka ikur as negacioni i dyfishtë: sipas interpretimit të Batonit, Serbët kanë humbur Kosovën – edhe pse ajo kurrë as nuk ka qenë e tyre.

Nuk shoh arsye për tu grindur rreth asaj se e kujt është Kosova dhe kush sundon me Kosovën tani: e rëndësishme është që kemi kuptuar sa dhemb kjo temë ende, nga dy anët e Ibrit. A nuk është kjo diçka që na bashkon, madje edhe në qoftë se na ndan?

Çfarë kishim ne këtu deri më tani? Lus Batonin të me korrigjoj nëse nuk isha në gjendje ta paraqes rrjedhën e shkurtë të dialogut tonë të deritashëm.

Në ndërkohë, me gëzim e pres një ligjëratë të re, për trakasit, maqedonasit dhe ilirët.

(Nga gjuha serbe tekstin e përktheu Bruno Neziraj)

lajme të ngjashme