Mbi zgjedhjet e pjesëshme opozitare dhe Lulzim Bashën 123 string(9) "Mero Baze" string(168) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2018/03/mero-baze-ibrahim-rugova-shqiptari-i-par-euml-q-euml-s-rsquo-u-p-euml-rkul-te-varri-i-enver-hoxh-euml-s_hd-1200x630.jpg" nga Mero Baze 06.08.2019 15:24 06.08.2019 15:24 Dy parti opozitare kanë vendosur të rregjsitrohen për zgjedhje më 13 tetor, në përpjekje për të konsideruar si të vlefshëm dekretin e Presidentit Meta, duke e bërë tërësisht jo serioz dhe aksionin opozitar. Pas 30 Qershorit, kur Partia Demokratike humbi gjithçka dhe praktikisht është një parti jashtë sistemit, retorika kryesore e Lulzim Bashës ishte 13 tetori dhe pjesmarrja në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta. E gjitha kjo fillimisht iu bë për të inkurajuar kryetarët e bashkive në detyrë, të mos rikandidonin për 30 Qershor dhe më pas, për ti gënjyer ata deri më sot, kur duhet të lëshojnë zyrat e fundit. Tani Lulzim Basha e ka bërë tërësisht jo serioze situatën opozitare, pasi ndryshe nga të tjerët, ky nuk bën as sikur do të hyj në zgjedhje. Jo se Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu do bëjnë vërtet zgjedhje të pjesëshme opozitare, por të paktën bëjnë sikur respektopjnë ata q ëkanë gënjyer me vetdije, kur u kanë mbushur mendjen kryetarëve në detyrë të mos rikandidonin. Biles Xhelal Mziu akoma betohet se do rrij në zyrë deri më 13 tetor edhe pse partia nuk do ti regjistrohet. Lulzim Basha është sot i pamëshirshëm dhe me ata që ka gënjyer deri më sot. Ata para të cilëve është betuar se nuk do të ketë 30 Qershor, ata para të cilëve është betuar se nuk I nxjerrë njeri nga zyra, ata para të cilëve është betar se do ketë zgjedhje më 13 tetor, sot ndjehen njerëzit më të tallur prej tij. Dhe jo vetëm ata. Të tallur ndjehen dhe aleatët e vegjël të PD, ata që Lulzim Basha nuk është se I ka të nevojshëm për vota, por I donte si zëra kundër kritikëve të brendëshëm në PD. Edhe ata ndjehen si njerëz të lënë rrugëve. LSI po ashtu. Mes dilemës për të respektuar dekretet e Metës dhe aleancën me Bashën, sot LSI ngushëllohet me faktin se PD do t’i vëzhgoj zgjedhjet e 13 tetorit dhe do thotë që ishin të rregullta. Por ajo që është mbi të gjitha e pamëshirshme nga Lulzim Basha, ka të bëj me faktin se ai e ka futur opozitën në një rrugë pa krye, nga e cila opozita jo vetëm që nuk tërhiqet dot, por as Bashës nuk ka çfarë I bën gjë. Sot gjithë opozita është në funksion vetëm të dëshirës së Lulzim Bashës për tu bërë kryeministër. Të gjithë të tjerët që aspirojnë të bëhen kryetarë bashkish, këshilltarë, apo zyrtarë të shtetit, janë të dënuar të përjashtohen nga çdo lloj gare që i jep pushtet PD, nëse më pare, nuk sigurohen që Lulzim Basha bëhet kryeministër. Dhe ai nuk ka ndërmend të hyj në ndonjë palë zgjedhje për këtë çështje. Atij i është mbushur mendja që gjërat fitohen në tavolinë dhe në Pazar dhe jo në fushë betejë. Ndaj deri atëhere, ju të tjerët “ngrohuni në diell”. Ose bëni sikur luani zgjedhjesh. (Gazeta Tema)