Rugova ishte pacifisti i përkryem 123 string(13) "Halil Matoshi" string(69) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/12/halil-matoshi-op.jpg" nga Halil Matoshi 23.12.2022 12:26 23.12.2022 12:26 LDK – 33 vjet 1. Ne ditën e sotme para 33 vjetesh âsht themelu Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e parë demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe nji pasardhëse historike dhe ideore e Nacional Demokratikes Shqiptare dhe Lëvizjës çlirimtare të Kosovës, që lindi si pasojë e shpërbamjës së Jugosllavisë federale dhe si reaksion ndaj fashizmit serb, që ishte në ekspansion dhe për me e plotësu hapësinen pluraliste të mbetun bosh nga shkapërderdhja e Lidhjës së Komunistave kosovarë. Kjo lëvizje e nxori në krye liberalin e humanistin Brahim Rugova, kritikun letrar dhe studjuesin e Pjetër Bogdanit. 2. Rugova, të cilit i besonte bota demokratike dhe politikan që e bâni botnore lëngatën e popullit të tina. I krahasueshem shpesh me Mahatma Gandhin, ai e dha nji shembull unik për botën demokratike: Rezistencën në jodhunë. Rugova ishte pacifisti i përkryem. Tek idetë e tij shohim bërthamën e mendimit politik të shqiptarëve të Kosovës dhe pararendjen e një lëvizjeje të madhe shoqnore, që i priu ndërtimit të shtetit të Kosovës. Pa këtë lëvizje paqësore, Kosova kish me qenë vështirë e kuptueshme nga bota demokratike dhe lufta për liri e popullit tonë nuk do të merrte mbështetjen e aleatëve. Kontributi madhor i Dr. Rugovës ishte rreshtimi i tij pamëdyshje me Perëndimin, së dyti vinte demokracia si rend shoqnor dhe postulati i tretë i tij ishte ideja e nji Republike t’mosvarme për Kosovën. Ai âsht kreator i miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rugova ishte nacionalist racional. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat me u ringritë, ai besonte tek NATO-ja si nji mburojë për Kosovën. M’pat thânë me 1994 në mënyrë profetike – në nji intervistë për javoren politike “Zëri” – se NATO ka me na mbrojtë! Rugovën e shquente njerëzorja dhe falja. Pra edhe ka bâ gabime, por jo nga ato që kushin me e dâmtue kursin e çlirimit të vendit, e sidomos nuk bâni gabime në sjeljën e tij me miqtë e Kosovës. Mirënjohës dhe i përulun ndaj vlerave Perëndimore, Rugova fitoi mbështetje deri në adhurim! Dhe lutej për njerëzit e tij: Zot falna njohjen! 3. Kam qenë nënshkrues i Konventës së parë themeltare të LDK, me numër rendor 73. Padyshim parti historike, që emancipoi politikisht shoqninë kosovare, tue ndikue edhe tek Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) për me e kuptu demokracinë si domosdoshmëni dhe votën e lirë si i vetmi mekanizëm për me e legjitimu pushtetin; LDK artikuloi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës pas ramjës së Murit të Berlinit. 33-vjet ma vonë, partia e Rugovës, mbetët parti kosovacentriste, që projektin e Kosovës shtet e mbanë si të përhershëm e t’pakthyeshëm; Ndonëse e ruen për vete aurën institucionaliste, idetë politike i ka ndjeshëm t’shterueme, tue mos i dhânë mâ shtysa reformatore shoqnisë kosovare. LDK në drejtimin e Lumir Abdixhikut, âsht tue kërku kauzat e saj të reja që u përshtatën dimensioneve tjera të lirisë, drejt modernizimit të vetës e maturimit të shtetit.