Masa e targave si akt fuqie i gjithanshëm  - Klan Kosova

Masa e targave si akt fuqie i gjithanshëm 

123
string(14) "Mentor Nazarko" string(60) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/04/nazarko.jpg"
4 weeks më parë

Fillimi i jetësimit nga Kosova të një mase reciprociteti- vendosja e targave të përkohshme  kosovare për automjetet me targa serbe, është një masë inteligjente dhe me pasoja  shumëplanëshe. Të parashikuara dhe dëshiruara nga ideatorët, por dhe jashtë dëshirës së tyre. 

Së pari, kjo masë e problematizon dialogun në shkallë globale, europiane, por dhe më gjerë.  Me ritmet që ai po ecte, nuk shihej mekanizëm përshpejtues, as karotë dhe as shkop prej  ndërmjetësve të BE. Hëpërhë ata janë të vetmit, sakohë që administrata Biden nuk po  përmend mundësinë e ndërhyrjes së saj në këtë dialog. Pamjet e pikave kufitare të bllokuara,  policia kosovare me armë të rënda, gazi lotsjellës, janë të mjafta për të shkundur kancelaritë europiane apo deri diku dhe amerikane, që e kanë mendjen megjithatë tek prioritete të tjera:  Gjermania tek zgjedhjet parlamentare; Franca tek zgjedhjet presidenciale; SHBA-të tek kriza  posttërheqje nga Afganistani; të gjithë bota tek pandemia.  

Së dyti, masa në fjalë, rikthen në një mënyrë dinjitetin e palës kosovare në dialog, e cila veproi  sipas përkufizimit të proletarit sipas Marksit, që Albin Kurti e njeh mirë: “ proletari lufton,  sepse nuk ka se çfarë humb, përveç prangave”. E lodhur dhe frustruar nga kundërmasat e  vazhdueshme të Serbisë në forume të ndryshme shumëpalëshe që ja mohonin shtetësinë dhe  barazinë (përfshi procesin e Berlinit), me fusnota; me truke administrative, nga epërsia e  qartë dhe në rritje e Serbisë në planin ndërkombëtar, Kosova dha goditjen e parë. 

Së treti, masa e targave ngjan sikur është vetëm masa e targave, po në fakt është më e gjerë sesa kaq, pavarësisht se targa e përkohshme serbe kushtonte 20 euro, ndërsa kosovarja  kushton vetëm pesë. Ajo praktikisht bllokon lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave midis dy  shteteve, import-eksportet, etj, pra praktikisht realizon reciprocitetin tregëtar dhe më shumë 

sesa reciprocitetin. Kamionët serbë të mallrave, apo veturat, nuk ngjan se do guxonin të ndërmerrnin inidividualisht masën e ndërrimit të targës pa një vendim shtetëror të koordinuar. Kësisoj ky bllokim bëhet mjaftueshëm problematik sa të problematizohet  ndërkombëtarisht dhe jo thjesht në plan dypalësh. Për të mos folur, se kësisoj masa në fjalë kontraston fuqishëm me Ballkanin pa kufi, qoftë të Trepalëshes Rama-Vuçiq-Zaev, qoftë dhe  me Procesin e Berlinit. 

Së katërti, masa në fjalë ka efekt imediat bllokimin edhe të përkohshëm kontrabandës që bëhet në Veri të Kosovës, duke ndikuar dhe në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore  veçanërisht për tregun e komunave serbe, ndonëse efekti në çmime mund të ndihet më vonë.  Së pesti, masa do të ndikojë nëse shtetasit serbë nuk do të vendosin targat e përkohshme  dhe në furnizimin e tregut kosovar në përgjithësi: Serbia filloi të rifitonte terren në këtë treg,  terren që mund ta humbë, nëse do insistojë në këtë kokëfortësi të vetën.  

Së gjashti, masa i krijon probleme në jetën e përditshme dhe serbëve të Kosovës, të cilët  lëvizin në baza ditore- punë, tregëti, etj, duke mbajtur makina me targa serbe, pa asnjë problem deri më tani. 

Së shtati, masa në fjalë është superiore dhe vështirësisht e qortueshme ndërkombëtarisht në raport me taksën 100% që ishte masë brutale dhe njëdrejtimëshe: masa e targave u mor në kohën kur mbaroi efekti i marrëveshjes së mëparshme për to, dhe duket se pala serbe nuk ka  dashur të vrasë mendjen(?!), për këtë. Ky fakt është vënë në dukje me korrektësi dhe nga  

opozita serbe. 

Së teti, ajo duket sikur rikthen kontrollin qendror në komunat serbe. 

Për të gjithë këto arsye, por dhe për të tjera, masa krijon duam apo nuk duam efekt domino  të jashtëzakonshëm. Ndonëse ajo nuk nxit dialogun e nivelit të lartë, dhe hëpërhë vetëm 

rinovimin e asaj për targat, ajo e vë në dritë të keqe ndërmjetësin Lajçak, nëse pala kosovare,  si thotë ndërmjetësi teknik Bislimi, e ka paralajmëruar masën. Pse ai nuk ka ndërhyrë, apo  tërhequr vëmendjen në një përkeqësim kaq efektiv të situatës? 

Plani i brendshëm dhe disa pikëpyetje 

Efektet janë dhe në planin politik të brendshëm. E uritur për një sukses imediat ndaj armikut  historik, për më shumë në një periudhë kur numri i vdekjeve dhe infektimeve ilustron  dështimin e kësaj qeverie në luftën ndaj pandemisë, por jo vetëm, Kurti dha një goditje  surprizë me efekt të jashtëzakonshëm. Rrjetet sociale, tryezat e debatit, të të punësuarve për  debat dhe të papunëve do të gumëzhojnë me këtë fitore të radhës (pas luftës) ndaj serbit. 

Parë kështu, një masë e tillë, e paralajmëruar, qoftë në forumin dypalësh të Brukselit, qoftë dhe në takimet me Lajçakun, krijon disa pikëpyetje. 

Pse pala serbe nuk ka reaguar më herët në një mënyrë apo në një tjetër, përveç një dalje  vetëm dje, të Vuçiqit, që thjesht tregoi se shërbimi serb ishte i informuar për masën  administrative të qeverisë Kurti?Ambasadori i Serbisë dhe ish shefi i zyrës për Kosovën, Gjuriq,  e quan «lojë me zjarrin» këtë masë të Prishtinës, ndërsa Vuçiq, thirri Këshillin për Siguri  Kombëtare, veprim që ndërlidhet pikërisht me pasojat shumëplanëshe të këtij veprimi të fortë të Kosovës. Kur luhet me zjarrin, pse nuk reagohet më herët? 

A do zgjedhë Serbia një veprim të fortë? Në planin e targave nuk ka shumë hapësirë. Ajo mund  të vendosë të destabilizojë veriun e Kosovës, ku ka plot grupe kriminale dhe nata është e  frikshme. Mirpo, Serbia ka një objektiv shtetëror që ngjan i pandryshueshëm: masat e forta  destabilizuese, nxisin frikën reale te popullsia serbe që si pasojë mund të mendojë seriozisht  braktisjen e Kosovës.  

Hëpërhë Serbia ka zgjedhur të vetëviktimizohet, duke folur për frikësim të popullit serb në Kosovë. Serbia e di veç të tjerash, se kjo masë e qeverisë së Kurtit dhe kundërmasa e saj, do  të ndikojnë në zgjedhjet lokale, ndërkohë që zgjedhjet e Serbisë janë larg.  Koha e zgjedhur për kundërveprimin e Kosovës, apo dhe atë vijues të Serbisë është interesante si duket. Cila është loja e Serbisë? Të problematizojë që tani çështjen e Kosovës,  që të shkojë në dialog sa më shpejt; duke ndikuar do nuk do, në zgjedhjet lokale të Kosovës?  Pse do ta dëshironte këtë kurs të zhvillimeve? Efekti i krijimit të Asociacionit, pa ligj, do  kuptohet më vonë. 

Konteksti amerikan dhe shqiptarët e Serbisë 

Ka dy lajme që ndihmojnë për të thelluar idenë e avantazhit të Kosovës, posaçërisht  reinstaurimin e raportit me administratën amerikane të Biden, ndonëse bllokimi i projektit të gazsjellësit amerikan krijon dyshime. Së pari, vizita aktuale e zonjës Vjosa Osmani në SHBA ku të paktën do të ketë një foto me Presidentin Biden. Së dyti, zhbllokimi i vizës amerikane për zotin Kurti dhe një vizitë e tij në nëntor në SHBA (ndonëse nuk dihet niveli i  bashkëbiseduesve të tij). Kosova ngjan se po e thyen blokadën diplomatike, ku kanë kontribuar dhe mikpritja e afganëve apo ndihma amerikane për vaksinim. Si do reagojnë  

efektivisht amerikanët, ndonëse hëpërhë janë sinkron me europianët? A do të shfrytëzojë Kosova inisiativën që i jepet prej masës së targave, duke krijuar zinxhir  efektesh pozitive për veten e vet, kjo pritet të shihet. Masa në fjalë do të krijojë për 60 ditë  një kosto prej 5 eurosh dhe për shqiptarët e Serbisë, mirpo, Kosova duhet ta realizojë realisht  reciprocitetin edhe për ta, në nivel të të drejtave themelore individuale. Duke e trajtuar këtë  çështje dhe publikisht, në forume dypalëshe, apo dhe në SHBA. Menjëherë. Në një rast të 

tillë, shqiptarët e Serbisë do ta paguanin plot dëshirë 5 euroshin, e masës së fundit, duke  shpresuar se diçka do të bëhet dhe për ta. Më në fund.