Lija e majmunëve s’është sëmundja për të cilën ne duhet brengosur 123 string(10) "John Vidal" string(60) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/05/vidal-1.jpg" nga John Vidal 25.05.2022 10:52 25.05.2022 10:52 Ndryshimet klimatike ka gjasë që ta përkeqësojnë përhapjen rapide të viruseve dhe patogjenëve derisa njerëzit kalojnë kufijtë në botën natyrale. Në tri javët e fundit ka pasur afërsisht 100 raste dhe 18 vdekje njerëzish nga një sëmundje e rrallë që transmetohet nga rriqrat në Irak; një rast i katërt i virusit Ebola dhe më shumë se 100 raste të murtajës bubinike janë identifikuat në Republikën Demokratike të Kongos; dhe vetëm dy vjet pasi Afrika u shpall e lirë nga poliomieliti i egër, raste të reja janë paraqitur në Malavi dhe Mozambik. Një lloj i rrezikshëm i tifos është duke qarkulluar nëpër Nepal, Indi dhe në Kinë. Ka shpërthime alarmuese në disa kontinente të sëmundjeve të mushkonjave si për shembull, malaria, dengo dhe virusi i Nilit Perëndimor. Me gjithë këtë kontekst global, shpërthimet e deritanishme të kufizuara të lisë së majmunëve që kanë nisur të shfaqen muajve të fundit – duke përfshirë 71 raste të zbuluara në Britani të Madhe – janë të jashtëzakonshme sepse ato po raportohen në vende të pasura. Ka qenë muaj i keq sa i përket sëmundjeve ngjitëse, sipas uebsajtit ProMED, sistemi më i madh botëror për raportimin e shpërthimeve të tyre. COVID dhe HIV janë ende globalisht shfrenueshëm, dhe tani pandemitë shtazore janë në marshim gjithashtu. Murtaja afrikane e derrave vazhdon t’i shkatërrojë ata gjithandej botës dhe disa lloje të shpendëve vdekjeprurëse – ose gripi i shpendëve, të cilët janë duke u përhapur, duke shkaktuar ngordhjen e qindra miliona prej tyre. Veterinarët dhe ekologët kanë paralajmëruar këtë muaj edhe për sëmundjen kërpudhore misterioze që gjendet tek peshqit dhe në jetën detare në Australi, nëpër vendet e Lindjes së Mesme si dhe sëmundjet vdekjeprurëse të qenve dhe kafshëve të tjera. Ne jetojmë me shqetësimin që mijëra viruse fatale potenciale qarkullojnë në specie tjera, por çfarë është për t’u theksuar është se shumica prej tyre që prekin njerëzit sot ishin të panjohura vetëm 70 vjet më parë. Jo vetëm që patogjenet e reja kërcejnë nga kafshët tek njerëzit më shpesh, por shifrat rritëse janë të lidhura me ndryshimet globale dhe mjediset lokale. Nuk është rastësi që prej 1940, 335 sëmundje të reja dhe potencialisht fatale që janë shfaqur globalisht, përgjatë një periudhe kur popullata njerëzore është trefishuar, klima ka ndryshuar dhe më shumë mish është konsumuar. Ekologët e sëmundjeve thonë se asgjë nuk e shton rrezikun e një kryqëzimi të një patogjeni nga një specie në tjetrën, si zgjerimi i pakontrolluar i bujqësisë dhe shfrytëzimi i specieve të egra nga ana e njerëzve. Tani është koha që natyra të shpaguhet. Sa më tepër që është rritur numri i njerëzve dhe sa më tepër që kemi shkelur hapësira të egra ose kemi vendosur kushte të panatyrshme për llojet tjera, kemi krijuar më tepër mjedise ideale për viruset dhe patogjenët që të përhapen nëpër specie, të pësojnë mutacione dhe të shpërndahen. HIV, Ebola, ethet Lassa dhe lija e majmunëve në Afrikë; Sars dhe COVID-19 në Kinë; Chagas, Machupo dhe Hantavirusi në Amerikën Latine; Hendra në Australi; Mers në Arabinë Saudite – të gjitha këto janë paraqitur në 75 vjetët e fundit, vetëm pasi ne kemi përshpejtuar shpyllëzimin, kemi lëvizur në qytete, jemi afruar me kafshët dhe kemi krijuar një ekonomi globale. Më brengosësja për njerëzimin nuk është lija e majmunëve, murtaja apo edhe Ebola, të cilat tingëllojnë të rrezikshme dhe ekzotike, por në fakt pak a shumë janë të kontrollueshme me vaksina. Në vend të kësaj, kërcënimi i një gripi të ri të shpendëve, po aq i mundshëm për të dalë nga një fermë në New York apo Angli, sa një në Kinë apo Bolivi, tani kërcënon njerëzimin. Mishi i pulës është tani mishi më i popullarizuar për të pasurit në botë dhe dhjetëra miliona zogj pothuajse indentikë gjenetikisht të prirur ndaj sëmundjeve katastrofike po rriten masivisht në çdo kohë, shpesh në kushte johigjienike, dhe ka mundësi për t’u përzier me zogjtë e egër. Është vetëm çështje dekadash para se një lloj i ri i gripit të shpezëve patogjenë të evoluojë dhe të jetë lehtësisht i transmetushëm ndër njerëz. Si për fat, aq edhe për gjykim të mirë, njerëzit shmangën një plumb me Sars në 2003 dhe deri diku me COVID-19, që deri më tani ka mbytur një përqind të njerëzve të infektuar. Por pandemitë e mëdha të gripave me norma shumë të larta të vdekshmërisë vijnë në çdo 30 vjet ose më shpesh dhe ne jemi shumë të vonuar për të ardhmen. Nëse kemi fat ne do të gjejmë një vaksinë shpejtë dhe ajo do të vrasë vetëm 10-20 përqind të të infektuarve. Nëse jemi të pafat, ai mund të jetë po aq i transmetueshëm si Omicron dhe po aq fatal sa Ebola – në rast të cilin do të ishte një lojë kryer për pjesën më të madhe të njerëzimit dhe ekonominë globale. Por ne mund të mos kemi parë gjë akoma. Ndryshimet klimatike tani po trokasin, duke krijuar një botë më të nxehtë dhe më me sëmundje me një ndikim potencialisht katastrofal. Ngrohja globale ndryshon rrënjësisht peizazhin e sëmundjeve duke i detyruar ose aftësuar speciet të mbijetojnë në vende të reja dhe të përzihen më të tjerat. Insektet vrasin rreth 700,000 njerëz në vit, por që ngrohja globale u mundëson mushkonjave, pleshtave, rriqrave dhe vektorëve të tjerë që të lulëzojnë nëpër zona të reja, duke përhapur dengën, chikungunya dhe sëmundje të tjera në tokat më të larta ose në klimat më të ftohta. Bakteorologët kanadezë kanë shfaqur se si nëpër kohë ka pasur ndryshime të mëdha historike mjedisore – sikur tash – që patogjenët kërcejnë më lehtë te ‘pritësit’ e rinj të ndjeshëm. E gjitha që ju duhet është mundësia për kontakt, dhe ngrohja globale e bën saktësisht këtë. Pasi të jenë zgjeruar tek pritësit (ambienti) e rinj, ka më tepër gjasa që të shfaqen variante të reja, secila me kapacitete të reja për infeksion. Situata duke e zymtë, por është brenda aftësisë njerëzore për të riparuar dhe kthyer këtë rreth. Shkenca dhe teknologjitë e reja po arrijnë me vaksina për sëmundje të rralla dhe të neglizhuara, mbikëqyrje globale dhe zbulim të hershëm të përhapjes potenciale të viruseve në natyrë e cila mund të përmirësohet shumë. Por para se gjithash, financat globale mund të orientohen për të përmirësuar sistemet rrënuese të shëndetit publik, veçanërisht në vendet në zhvillim. Ato janë fronti i parë i mbrojtjes dhe masa paraprake më e sigurt e kontrollit të sëmundjes. Mësimi i madh i COVID – dhe tash lija e majmunëve – është sëmundje aq infektuese që rrënjët i ka në ndryshimet ekologjike. Kjo nënkupton se shëndeti i planetit dhe shëndeti i njerëzimit, duhet të merret parasysh krahas atij të kafshëve. Gjithashtu nënkupton se ne duhet të përgatitemi që tash për të papritura, të investojmë në shëndetin publik si kurrë më parë, të ndalemi së preri pyjet, t’i adresojmë ndryshimet klimatike dhe të heqim dorë nga bujqësia intensive. “Një shëndet”, një qasje planetare për shëndetin është shpresa më e mirë – dhe ndoshta e vetmja – që kemi. Tekst origjinal i The Guardian, i përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.