Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ligji për Investime të Qëndrueshme synon të tërheqë investime të huaja dhe vendore në Kosovë

123
string(14) "Blinera Osmani" string(117) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/09/441158282_10160412436707749_5828547624194400300_n-e1726163089338.jpg"
nga Blinera Osmani 12.09.2024 19:49

Ligji për Investime të Qëndrueshme NR.08/L-209 ka hyrë në fuqi pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen Ligji Nr. 04/L-220 për Investimet e Huaja dhe Ligji Nr. 05/L079 për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës. Ky ligj synon të vendosë një kornizë ligjore mbi parimet dhe mjetet për nxitjen dhe mbrojtjen të investimeve, duke përcaktuar parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, të drejtat dhe detyrimet të investitorëve, përcaktimin e prioriteteve dhe lehtësirave shtetërore, shpalljen dhe zbatimin e projekteve të investimit strategjik, verifikimi plotësues i investimeve të huaja për qëllime të rendit publik dhe sigurisë, kompetencat e organeve përgjegjëse për investimet, si dhe procedurat e kujdesit ndaj investitorëve.

Përmes dispozitave të këtij ligji janë përcaktuar objektivat shtetërore që Kosova synon t’i përmbushë përmes nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve e që janë:

· rritja e prodhimit dhe eksportit;
· nxitja e ekonomisë qarkore;
· rritja e konkurrueshmërisë së industrisë vendore;
· zhvillimi i inovacionit dhe teknologjisë;
· fuqizimi i ekosistemit industrial;
· aftësimi dhe punësimi i fuqisë punëtore;
· fuqizimi i rinisë, gruas, komuniteteve jo shumicë dhe grupeve të margjinalizuara;
· qëndrueshmëria e lëvizjes së popullsisë;
· angazhimi i diasporës;
· zhvillimi rajonal;
· qëndrueshmëria mjedisore

Duke përfshirë gjithashtu se cilët sektorë janë prioritet në Republikën e Kosovës

· industria prodhuese dhe përpunuese;
· bujqësia;
· teknologjia e informacionit dhe komunikimit;
· arsimi dhe aftësimi, hulumtimi dhe inovacioni;
· shëndetësia;
· turizmi;
· administrimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave;
· transporti;
· energjia;
· minierat

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Agjencia për Investime dhe për Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës (AIPNK) e themeluar me Ligjin për Investime të Huaja shuhet dhe në vend të saj themelohen Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve (AIE) dhe Agjencia për Inovacion dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës (AIPNK). Të dyja këto agjenci kanë kompetenca të ndryshme në lidhje me promovimin e dhe shqyrtimin e investimeve. Përderisa, Këshilli i Investimeve në Republikën e Kosovës bënë vlerësimin, përzgjedhjen, zbatimin, mbikëqyrjen dhe vendos për projektet për investime strategjike në përputhje me dispozitat ligjore të këtij ligji.

Në mënyrë që një investim strategjik të gëzon përparësi dhe përkrahje të posaçme duhet që të përmbush këto kushte të cilat janë përcaktuar në këtë ligj, e te cilat kryesisht konsistojnë nëse: projekti ndihmon në përmbushjen e objektivave shtetërore, projekti përkon në sektorët prioritet, propozuesi ka dëshmuar aftësinë financiare për ta zbatuar investimin. Gjithashtu një ndër kushtet kryesore është se investimi strategjik duhet të arrijë vlerën se paku dhjetë (10) milionë euro, përderisa përparësi në përzgjedhje do i ipet projektit që ka vlerë më të madhe dhe ndihmon më shumë në përmbushjen e objektivave shtetërorë, sidomos objektivat e punësimit, rritjes së prodhimit dhe eksportit, zhvillimit rajonal dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Ligji për Investime të Qëndrueshme shtesë rregullohen procedurat për marrjen e licencave dhe lejeve, rregullon mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin midis investitorëve dhe institucioneve të Kosovës, duke promovuar arbitrazhin dhe zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve.

Ky ligj synon të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të tërheqë investime të huaja dhe vendore në Kosovë, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në harmoni me objektivat e zhvillimit të vendit.

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme