Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Letër: A është Kosova model për Gazën pas konfliktit?

123
string(13) "Luca J Uberti" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/11/Luca-J-Uberti.jpg"
nga Luca J Uberti 29.11.2023 11:40
Luca J Uberti

Për të stabilizuar Rripin e Gazës, Izraeli dhe aleatët perëndimorë duhet të ndërmarrin hapa për të demilitarizuar Hamasin. Grupi islamist është i ngulitur thellë në shoqërinë palestineze. Kjo gjithashtu është e përkrahur gjerë politikisht. Sondazhet e fundit kanë gjetur që shumica e banorëve të Gazës do të mund të votojnë për kreun e Hamasit në garën presidenciale kundër Mahmoud Abbas, president i Autoritetit Palestinez.

Kryeqendrat perëndimore duhet të hyjnë në një dialog politik me krerët e Hamasit të cilët janë dashamirës së idesë së një zgjidhjeje dyshtetërore. Ky krah i moderuar duhet të bashkëzgjidhet, t’i ofrohet legjitimitet politik dhe qasje në ndihmën perëndimore.

Në këmbim, Hamasi duhet të angazhohet për varrosjen e sëpatës dhe dorëzimin e armëve te paqeruajtësit ndërkombëtarë nën mbikëqyrjen e OKB-së, siç është propozuar së fundmi nga Italia. Kryeqendrat perëndimore mund ta ëmbëlsojnë marrëveshjen duke ofruar një rrugë të besueshme drejt shtetësisë palestineze (që tashmë njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së).

Paralelja me konfliktin në Kosovë nxjerr një mësim historik të vlefshëm. Shumica shqiptare në ish-krahinën e Jugosllavisë ishte vendosur në një rrethim nga Sllobodan Millosheviq në vitet e ’90-ta. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një grup gueril shqiptar që zhvilloi luftë kundër shtetit serb dhe gëzonte mbështetje të gjerë lokale, deri në vitin 1998 ishte klasifikuar në ShBA si një organizatë terroriste.

Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, UÇK-ja u demilitarizua. Udhëheqja e saj u lejua të merrte pjesë në institucionet e reja politike në këtë territor nën një administratë ndërkombëtare të udhëhequr nga OKB. Shumë pjesëtarë të saj u bashkuan me aparatin e ri të sigurisë të mbështetur nga NATO.
Nëntë vjet më vonë Kosova u bë shtet i pavarur.

Teskt i publikuar në Financial Times, përpkthyer nga KlanKosova.tv.

Luca J Uberti, profesor asistent i ekonomisë në Universitetin e Milanit në Itali.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme