Kurrgjë s’mund ta shpëtojë tash Rusinë e Vladimir Putinit 123 string(12) "Richard Kemp" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/03/Richard-Kemp.jpg" nga Richard Kemp 19.10.2023 15:29 19.10.2023 15:29 Nuk mund të ishte befasi për askënd që Putin të kërkojë zgjerimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Këtë javë ai i vetëm ka pasur lidhje telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin e autoriteteve palestineze, Mahmoud Abbas dhe krerët e Egjiptit, Sirisë dhe Iranit, me pretendimin se ai dëshiron negocimin e një armëpushimi. Burri përgjegjës për derdhje sasish të mëdha gjaku gjithandej botës, veçanërisht në Ukrainë, tani thotë: “Ajo që ka rëndësi tani është ndërprerja e gjakderdhjes”. Nëse presidenti rus mendon se ndërhyrja e tij do të bëjë ndonjë dallim, ai po mashtron veten. Ideja që Moska mund të ketë një ndikim të mëtejmë domethënës në Lindjen e Mesme është farsë. Çfarëdo reputacioni që kishte si fuqi botërore është rrënuar në Ukrainë. Ne kemi parë edhe shumë arsye gjatë kësaj jave. Të martën, sulmi i befasishëm i raketave ATACMS me rreze të gjatë veprimi të Kievit, kundër zonave ajrore ruse në Berdyanskin dhe Luhanskin e pushtuar, i bëri forcat ruse të tronditen – disa po e quajnë atë, sulmin më të rëndësishëm nga ukrainasit brenda muajsh. Rusët raportohet se pësuan humbje të konsiderueshme – dhe do të detyrohen t’i zhvendosin avionët më larg nga vija e frontit – dëmtime operacionale, si dhe janë poshtëruar publikisht. Në zonën e Kupyansk, ndërkohë, forcat ukrainase duket se kanë thyer një ofensivë të rëndësishme ruse – një “Blitzkrieg” në miniaturë – që po ndërtohej prej javësh. Megjithëse forcat e Putinit janë përshtatur dhe zgjeruar nga pika më e ulët vjeshtën e kaluar, duhet përsëritur se ushtria e tij mbetet në gjendje të vështirë prej 18 muajsh pas fushatës trejavore të planifikuar për shkurtin e vitit të kaluar. Rusia është ende shumë e kufizuar, ekonomikisht dhe ushtarakisht, dhe ka liri të kufizuar të veprimit përtej luftës së saj gjithëpërfshirëse. Duke qenë kështu, vendet e Lindjes së Mesme, të impresionuara dikur nga fuqia ruse – ose të paktën iluzioni i saj – e kanë parë dështimin e Moskës për të nënshtruar një shtet dukshëm më pak të fuqishëm dhe poshtëruar atë në fushëbetejë, si një shenjë se ajo po e humbë fuqinë. Në Siri, për shembull, ku Putin dikur kishte një ndikim të madh pas mbështetjes së tij për diktatorin monstruoz Bashar al-Assad, Rusia po humbet tërheqjen, jo së paku se i është dashur të ridërgojë disa nga forcat e saj në Ukrainë. Grupi Wagner, forca kritike që i dha Moskës një kontroll mbi rajonin, është neutralizuar kryesisht pas rebelimit të liderit të saj të ndjerë, Yevgeny Prigozhin kundër Kremlinit. Rritja e ndikimit kinez ka ndihmuar gjithashtu në minimin e peshës së Moskës dhe, marrëdhëniet e saj të ngushta me Iranin kanë rënë në dyshim në shumë vende arabe. Çfarëdo që Putini mund të dëshirojë, ideja që Rusia ende mund ta formësojë Lindjen e Mesme ka marrë fund. Megjithatë, mund të ndodhë që Putini i sheh ngjarjet në Izrael si një mundësi e artë për të hequr fitoren nga nofullat e disfatës. Saktësisht, ka prova që, në një periudhë të shkurtër, ai do të përfundojë si një përfitues neto i masakrës së përgjakshme të Hamasit dhe luftës që ka shpërthyer pas saj. Vëmendja amerikane është zhvendosur ndjeshëm nga Ukraina në Lindjen e Mesme – e domosdoshme, ndoshta, në këtë situatë të ndezshme, që shumë të besojnë që diçka do të funksionojë në avantazhin e Rusisë. Si shtesë, Putini do të shijojë një dilemë tjetër të politikës së jashtme për Joe Biden ndërsa koha e zgjedhjeve kalon. Nëse Amerika kërkon të frenojë Izraelin derisa lufton atë që e percepton të jetë lufta e vet më e ashpër që nga themelimi më 1948 (aktualisht jam atje dhe mund ta dëshmoj këtë ndjenjë të fortë), ajo do të jetë thellësisht e papëlqyeshme në mesin e disa pjesëve të elektoratit amerikan. Në të njëjtën kohë, mbështetja për Izraelin do të tërheqë kritika të forta prej të tjerëve. Për qejfin e madh të Moskës, ëndrra e Biden për një marrëveshje në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe pozicionin e tij zgjedhës/shtytës si paqebërës gjithashtu bie në gërmadha. Por e gjithë kjo mund të duket si ushqyerje e pulës nëse Hezbollahu intensifikon më tej sulmet e tij kundër Izraelit nga Libani dhe Siria, duke e tërhequr Perëndimin në një luftë të gjatë, me shumë fronte, potencialisht duke përfshirë një konfrontim direkt me Iranin. Atëherë të gjitha bastet do të binin. Derisa nuk është aspak e paimagjinueshme që Putin të parashihte një avantazh në destabilizimin e rajonit, ndoshta duke inkurajuar aleatin e tij dhe furnizuesin e armëve, Iranin që t’i shtyjë përfaqësuesit e tij – Hamasin dhe Xhihadin Islamik në Gaza dhe Hezbollahun në Liban – në agresion të dhunshëm, çfarë mund të tingëllojë si strategjike gjeniale, duket sikur mund të përfundojë si një fatkeqësi tjetër gjeopolitike për Rusinë. Nëse Tehrani dhe Moska kishin koordinuar veprimet e tyre, veçanërisht në Siri dhe Irak, si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të larguar Uashingtonin nga rajoni, kjo me të vërtetë kishte dështuar. Grupet e sulmeve ajrore amerikane tani po lëvizin nëpër Mesdhe, me Amerikën ngurruese për të vendosur të angazhohet sërish në rajon pas largimit nga Lindja e Mesme, iniciuar nën Obamën që vazhdoi me Biden. Nëse ka ndonjë gjë, tash për tash, kur Perëndimi është grumbulluar rreth Izraelit – Rusia është edhe më e përjashtuar se më parë. Rusia ka qenë prej kohësh një ndikim toksik në Lindjen e Mesme, por – ashtu si me Ukrainën – ajo tani ka marrë më shumë sesa që ka bërë pazarllëk. Me gjithçka mund të synojë që të jetë një lojtarë kyç nga ajo që shpalos, por në realitet mund të ketë pak ndikim mbi atë që do të ndodhë. Nëse e sheh këtë krizë si mjetin për të fituar luftën në Ukrainë, atëherë është një ëndërr e çuditshme: lloji që vetëm një diktator i dëshpëruar mund ta marrë me mend. Richard Kemp është ushtarak britanik i pensionuar, i cili ka shërbyer midis viteve 1977-2006. Tekst i publikuar në “The Telegraph”, përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.