Ku shpie dialogu i Brukselit? 123 string(16) "Shkëlzen Maliqi" NULL nga Shkëlzen Maliqi 23.04.2017 15:00 23.04.2017 15:00 Portali KoSSev nis një rubrikë të re në kuadër të faqes Dialog, e cila përbëhet edhe nga rubrikat “Nga ana tjetër e barrikadës” dhe “Bisedë pa shkas”.Në rubrikën “Në lidhje të drejtpërdrejtë”, kolumnet e tyre javore në muajt në vijim do t’i publikojnë analisti nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi, dhe analisti i politikës së jashtme, gazetari nga Beogradi Boshko Jakshiq (Boško Jakšić). Kolumnet e tyre do të publikohen edhe në gjuhën shqipe, në portalin e Klan Kosovës. Versioni në serbisht i kësaj kolumne mund të lexohet KETU. Kolumna 3 nga Boshko Jakshiq “Uniforma dhe buka me rriska” ne shqip dhe serbisht. Kolumna 2 nga Shkelzen Maliqi “Dialogu nuk ka alternative” ne shqip dhe serbisht. Kolumna 2 nga Boshko Jakshiq “Në rrugën prej A në B, Thaçi e humbi ushtrinë” në shqip dhe serbisht. Kolumna 1 nga Shkëlzen Maliqi “Çrregullimi i Ri Botëror”, në shqip dhe serbisht. Kolumna 1 nga Boshko Jakshiq “Pse e kaluara nuk mund të bëhet histori” në shqip dhe serbisht. Këtë rubrikë e ka mbështetur KFOS-i. Mendimet dhe qëndrimet e shprehura paraqesin mendimet dhe qëndrimet e autorëve dhe nuk përfaqësojnë doemos qëndrimet e donatorit. = = = = = = = = Shkelzen Maliqi: Ku shpie dialogu i Brukselit? Boshko Jakshiq herën e kaluar u morr me nismën për formimin e Ushtrisë së Kosovës. E bazuar në llogari të gabuara dhe jo e harmonizuar me mentorët perëndimor të pavarësisë së Kosovës, Jakshiqi në inicimin e kësaj teme vërejti një harresë dhe gabim të Presidentit të Kosovës, Thaçit. Atë përndryshe haptazi e kritikuan Uashingtoni dhe Brukseli. Kuptohet që transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri nuk e ka mbështetur as NATO-ja, e cila që nga viti 1999 ka misionin e përhershëm në Kosovë. Misioni specifik i KFOR-it, i cili garanton paqen, sigurinë dhe kufijtë e Kosovës për kohë të pacaktuar, disi e bën çështjen e Ushtrisë së Kosovës nëse jo të panevojshme, së paku të parakohshme. Janë të shumtë ata që në Kosovë mendojnë se përderisa është funksional KFOR-i, në të vërtetë nuk ka nevojë imediate për ushtrinë e saj. Në vend se të ndajë shuma të mëdha në krijimin dhe armatosjen e ushtrisë së saj, Qeveria e Kosovës mund t’i kthehet investimit në projekte zhvillimore, ekonomike dhe sociale. Pas reagimeve të Perëndimit, Presidenti Thaçi e përmirësoj vetën thelbësisht, duke deklaruar se gjithnjë ka udhëhequr politikë properëndimore dhe që as lidhur më çështjen e themelimit të ushtrisë nuk do të konfrontohet me Perëndimin. U pajtua me Uashingtonin dhe Brukselin për respektimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, për çka i nevojitet edhe pajtimi i pakicës serbe, edhe pse prapë se prapë e ka lënë derën e hapur edhe për planin B, nëse Beogradi zyrtar dhe Lista Serbe tentojnë të bllokojnë përgjithmonë transformimin e FSK-së në UK. Kur flitet për këtë çështje duhet pasur parasysh që mentorët politik nga Perëndimi dhe NATO-ja në parim nuk kundërshtojnë transformimin e FSK-së në ushtri. Përkundrazi, FSK-ja u krijua dhe është përgatitur që një ditë të bëhet ushtri. Për më tej, komisionet meritore të NATO-së disa herë kanë konstatuar që FSK-ja është e trajnuar mirë dhe e aftë që të bëhet ushtri. Kjo gati sa nuk ndodhi para tre vjetësh, megjithatë mbizotëroj mendimi se kushtet ende nuk janë pjekur. Nisma e Thaçit, e shikuar nga ky kontekst, në të vërtetë nuk ishte e ngutshme e as auto-destruktive, siç e konsideron Jakshiqi. Me të vetëm është aktualizuar çështja e krijimit të kushteve për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi nuk ishte i motivuar vetëm nga nevoja për të fuqizuar autoritetin e tij të lëkundur presidencial, e për të zënë e një pozite më të fuqishme në rirreshtimin e forcave politike në kohën kur shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë duket e pashmangshme. Çështja e Kosovës u imponua edhe për shkak të rritjes së tensioneve strategjike dhe të sigurisë në regjion dhe në kontinent. Këto tensione janë të shkaktuara me telashet në të cilat po kalon Bashkimi Evropian pas referendumit britanik si dhe për shkak të fuqizimit të lëvizjeve antievropiane në disa shtete anëtare të BE-së. Gjithashtu, shqetësime të mëdha ka shkaktuar edhe politika izoluese e Presidentit të ri Amerikan, Trampit, e cila po ngrit pyetje lidhur me funksionimin e deritashëm të NATO paktit. Në Kosovë, si dhe në regjion, inicimi i çështjes së vjetërsisë së NATO paktit, pashmangshëm shpie në hapjen e çështjes së statusit të KFOR-it në një të ardhme të afërt. Kjo paqartësi potenciale rreth KFOR-it e bën logjike parashtrimin e pyetjes të cilën e ngriti Thaçi, si dhe ndërmarrjen e hapave që do shpinin drejt themelimit të Ushtrisë së Kosovës sipas planit A ose planit B. Si një shtet i ri i cili dëshiron të siguroj sovranitetin e plotë sa më shpejtë, për Kosovën krijimi i ushtrisë së saj paraqet kërkesë legjitime, natyrisht në kornizë të marrëveshjes më aleatët strategjik. Ndër të tjera, për çështjen e Ushtrisë në Kosovë, për herë të parë pas shumë vjetësh, është arritur një shkallë e lartë e pajtueshmërisë ndërmjet subjekteve politik, përveç serbëve. Një tjetër arsye për aktualizimin e ushtrisë së Kosovës është edhe prezenca në rritje e kërcënimit rus në regjion. Moska shfrytëzon, por edhe nxit, jostabilitet dhe kriza të brendshme në regjion (Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kosova), në fuqizimin e lëvizjeve antievropiane me qellim të krijimit të trevës së re të krizës e cila do të lehtësonte dhe “relativizonte” operacionet e saj agresive, të cilat viteve të fundit i ka kryer në Kaukaz dh Ukrainë, si dhe në Siri. Në konstelacione të tilla, Ushtria e Kosovës gjithsesi se nuk do të ishte ndonjë fuqi e madhe dhe e rrezikshme, kërcënuese, siç po paraqitet në Beograd, por do të ishte ndihmesë për KFOR-in, në rolin e tij në evitimin e konfliktit të armatosur, duke i shtuar numrit jo aq të madh të njësive të huaja për dekurajim edhe njësitë e organizuara dhe të trajnuara të vetëmbrojtjes së Kosovës. Megjithatë, për nismën e Thaçit ekziston edhe një motiv i rëndësishëm personal dhe stimulans. Deri më tani, Thaçi ishte kryenegociatori në procesin e dialogut të Prishtinës dhe Beogradit, ai është nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 dhe “nismën rrezikuese” të tij për formimin e ushtrisë duhet kuptuar edhe si kandidim për rolin udhëheqës në fazën e radhës të dialogut, kur duhet të arrihen edhe marrëveshjet e reja. Në zgjidhjen e nyjës së vdekur dhe ngecjes së tanishme të dialogut, llogaria e Thaçit është kjo: nëse Beogradi dëshiron t’i siguroj serbëve në Kosovë Asociacionin e Komunave Serbe, atëherë [sh.p. Beogradi] duhet të lejoj formimin konsenzual të Ushtrisë së Kosovës. Në esencë, Ushtria dhe Asociacioni i komunave duhet të kenë planet e tyre maksimaliste dhe minimaliste A dhe B, ndërsa Thaçi me siguri shpreson që në marrëveshjen e lidhur do të rrumbullakohej ajo për të cilën ishin dakorduar parimisht në Marrëveshjen e Brukselit: integrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe garantimin që ata të drejtat e tyre kolektive do t’i realizojnë përmes Asociacionit të Komunave Serbe. Vetëm se ky Asociacion assesi nuk mund të jetë një Republika Sërpska e re, shtet brenda shtetit, e as një instancë e zgjatur e Qeverisë së Serbisë, e cila dirigjon dhe kontrollon proceset në Kosovë. Duke e paraparë që Aleksandër Vuçiq do të zgjedhet Kryetar i Serbisë në zgjedhje, Thaçi edhe më herët, me siguri jo vetëm me meritat vetanake, ia ka dalë që në Dialogun e Brukselit përveç kryetarëve të dy qeverive të përfshij edhe presidentet e dy shteteve. Në seancën e fundit të Dialogut në muajin shkurt si pandan Thaçit, si një statist i qartë, ishte prezent edhe Tomisllav Nikolliqi. Hashim Thaçi me siguri me arsye, shpreson se nga tash, sipas praktikës së vendosur të përfaqësimit të Kosovës dhe të Serbisë, kryenegociatorët në Bruksel do të jenë presidentët e shteteve, që do të thotë ai dhe Vuçiqi. Mund të ndodh që Thaçi të ketë llogaritur gabimisht në të gjitha këto kalkulime. Në Kosovë pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme (ndoshta menjëherë në fillim të qershorit?) dhe në një konfigurim të ri të marrëdhënieve, ndikimi i Thaçit do të mund të dobësohej, por jo edhe të margjinalizohej, sepse mandati i tij presidencial është deri në vitin 2021. Nëse Vuçiq, siç pritet, fiton zgjedhjet, ata do të kenë mjaft kohë që sipas skenarit optimist, të kryejnë punë në Bruksel, duke e negociuar një marrëveshje të re, cilësore pro-evropiane, e cila do të paraqiste ndërrimin historik të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, si dhe një moment të rëndësishëm për paqe më afatgjate, stabilitet dhe siguri në regjion. Gjithsesi, janë të mundura edhe zhvillime të tjera, të pafavorshme… Por, shikuar nga perspektiva e sotme, tendencat nuk shpijnë në atë drejtim negativ, vetëm se në kryqëzimet e drejtimeve të parapara po grumbullohen mjegullat e paqartësisë… (Nga gjuha serbe tekstin e përktheu Bruno Neziraj)