Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ku ndryshon Shqipëria me Kosovën

123
string(10) "Ben Blushi" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/08/Ben-Blushi-1.jpg"
nga Ben Blushi 24.11.2023 20:10
Ben Blushi
Sot shkova në Prishtinë. Kalova Kukësin. Më ndalon policia. Maste shpejtësinë. Me radar. Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. Pse kaq shumë? Ne vëmë shumë gjoba. Sa shumë. I vumë dhe atij. Kujt? Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra. Pse kaq pak? Na erdhi keq.

Mora fletën e gjobës. U futa në makinë. Filloi shiu. U nisa. Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. Ia dhashë. Shkoi te makina e tij. Policja tjetër ishte bjonde. Verifikuan patentën time. U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër. Dola nga makina. Hapa bagazhin. Mora dy libra. Romanin “KOMPLOTI”. Nënshkrova dy autografe. Një për policin. Tjetrën për policen.

Frynte erë. Rregullova flokët. U nisa. Arrita në Prishtinë. Kisha 300 mijë lekë më pak. Asnjë libër. Mbarova punë. U ula për drekë. Hëngra dy supa. Me perime. Ishin të nxehta. U ktheva. Nuk frynte më erë. Nuk binte shi. Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme