Kthimi prapa në vitin 2022 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 30.01.2023 16:19 30.01.2023 16:19 Politika është matematikë. Në demokraci. Në zgjedhjet e lira, janë vendimtare numrat dhe përqindjet. Në këtë mënyrë ndahet fuqia dhe ndikimi politik, kështu ndahet pushteti dhe përgjegjësia. Politika është statistikë. Në demokraci, sërish. Kur flitet për zhvillimin ekonomik, gjendjen sociale, shkallën e papunësisë, krahasimin e një shteti me shtetet e tjera në të gjitha këto aspekte, krahasimin, gjithsesi, edhe me vetëveten, me gjendjen e mëparme ekonomike dhe sociale. Politika është edhe botëkuptim dhe bindje. Është vendimmarrje për të gjitha temat dhe çështjet e mundshme, me një llogaridhënie përcjellëse. Vetëm në demokraci, natyrisht. Dihet çka ndodhë në shtetet dhe pushtetet që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Politika është edhe llogaritje e pasojave të një vendimi, i cili bartë në vete në mënyrë fare të qartë ato cilësimet e mëparme për politikën, apo, kur kostoja për çdo qytetar (dhe familje), është e ditur që në fillim, veçmas në rrethanat kur statistika na shfaqë një shtrenjtim të jetës së përditshme të secilit prej nesh, për shkaqe të njohura për të gjithë (e gjithë Evropa, pra edhe ne, po e paguan çmimin e një veprimi të Federatës së Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë, në shkurtin e vitit të kaluar kur ndodhi invadimi ushtarak i një shteti sovran). Çfarë po shohim ne ditëve të fundit është që sipas të gjitha gjasave, as niveli qendror dhe as ai lokal i pushtetit në Kosovë, nuk ka marrë parasyshë numrat e ditur fare mirë, kur ka bërë përllogaritjen e tatimit në pronë të cilin tash e tutje do të duhej ta paguajmë secili prej nesh. Justifikimi për një rritje njëmend marramendëse të tatimit në pronë, bazohet në domosdoshmërinë e konfirmuar (ligjërisht), për ri-vlerësimin e pronës. Deri këtu, gjithçka është e kuptueshme. Dukuri që ndodhë kudo, e pse mos të ndodhë edhe te ne. Tek e mbrama. Por, këtu matematika është fare e thjeshtë. Nëse një pronë, tash e tutje, vlerësohet 50% më shumë se sa ka qenë deri tash, kjo do të thotë që prej këtij viti e tutje, edhe tatimi në pronë do të jetë për 50% më i lartë, sepse nuk ka ndodhur, në ndërkohë, ndryshimi i përqindjes/ kritereve të pagimit të tatimit në një komunë (ku minimumi na qenka 0.15% i shumës së përgjithshme të vlerësimit të një prone). Pra, nuk ka qenë e vështirë që secili që në instancat e pushtetit qendror dhe lokal është marrë me pasojat e ri-vlerësimit të pronës, të bëjë llogarinë se si do të përcjellet, në atë vargun zingjiror, shkalla e tatimit në pronë. Nëse ri-vlerësimi ka qenë i paeviteshëm (si detyrim), kanë mundur të kuptohet lehtë se çfarë do të ndodhë, në përgjithësi, me nivelin e tatimit. Atëherë pra, një zhvillim i parashikueshëm, me rritjen enorme të këtij tatimi, ka mundur të ndikojë në ndryshimin e obligimit tatimor në komunat tona, për t’i arritur te dy qëllimet: Të bëhet ri-vlerësimi, por të mos ndodhë një kërcim i madh i tatimit në pronë, për të cilin tash po ankohen të gjithë, 2 si pushtetarët ashtu edhe qytetarët, sepse të gjithë e kanë kuptuar që kjo tani është një barrë e madhe mbi supet e familjeve kosovare. U bë, çka u bë, apo, si thuhet në anglisht, nuk vlenë të vajtosh mbi qumështin e derdhur. Siç po shihet përditë e më shumë, në bazë edhe të prononcimeve publike të të gjithë hisedarëve në këtë proces, dhe atyre që do të ndikohen gjatë këtij viti nga gjithë kjo ndërmarrje, (të vet qytetarëve pra), ekziston një lloj dakordimi praktik (por jo edhe formal), që duhet përmirësuar këtë vendim. Nëse kjo përshtypje publike është e vërtetë dhe e qëndrueshme, atëherë duket se ka shtegdalje nga një epilog i cili nuk po pëlqehet më nga askush. Për këtë vit (2023), do të duhej të mbetej në fuqi vlera e tatimit në pronë që ka qenë në vitin e kaluar (2022), teksa si do të reflektohet ri-vlerësimi i pronës në vitin e ardhshëm (2024), duke mos ndryshuar/ rritur në mënyrë thelbësore këtë tatim, kjo do të mund të analizohej qetë dhe mirë gjatë këtij viti. Duket që nuk ka mënyrë tjetër për ta trajtuar këtë problem i cili na u shfaq në mënyrën më të qartë të mundshme në muajin janar të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.