Na ndiqni në:

Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovarizmi: Ndarje nga identiteti Shqiptar apo përpjekje për identitet të ri fetar?

123
string(15) "Engjëll Gjugja" string(67) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2024/11/engjell-gjugja.jpg"
nga Engjëll Gjugja 26.11.2024 21:26

Fenomeni i “Kosovarizmit“, i dëgjuar nën rreshtat e diskursit të zhvillimeve fetare në Kosovë, po nxitë nji lloj reflektimi që ngjallë shqetësime për ndarjen nga identiteti shqiptar i popullsisë së Kosovës dhe rrugëtimin në atë fetar. Si “projekt” synon krijimin e një identiteti të ri, të ashtuquajtur “komb Kosovar”! Ky trend tenton të margjinalizojë dhe të revizionojë figurat historike shqiptare, dhe nga ana tjetër të admiroj sulltanët! Pushtuesi po quhet “vëlla në fe” dhe me vrull të fetarizohen herojntë e UÇK-së deri në revizionim historie të luftës Çlirimtare të Kosovës.

Ideja për krijimin e këtij identiteti “kombi kosovar” po tërheq vëmendje për shkak të përpjekjeve për të zëvendësuar narrativën e traditës kombëtare me një identitet fetar (komb-fe), ku nëpër media, disa historianë, politikanë/levizje politike dhe disa klerik të Islamit të traditës teologjike Athari dhe të shkollës juridike Hanbeli, të ndikuar dhe të formuar në Universitetin e Medinës (apo/ose universitete të tjera në Arabinë Saudite), po shpalosin nji çasje të re edhe të panjohur të asaj që ka përjetuar dhe vuajtur populli shqiptar i Kosovës.

Përhapja e vrullshme e Islamit puritan në Kosovë që nga pas viteve 2000, d.m.th. traditës teologjike Athari që zakonisht shkon paketë me shkollën juridike Hanbeli (të cilat janë tejet konservatore në interpretimin dhe zbatimin e teksteve të shenjta islamike), kanë bërë që popullësia shqiptare e besimit Islam ta gjejë vetën në një krizë intra-islame! Disa të Islamit tradicional e disa të nji Islami të ri, kur faktikisht kemi të bëjmë me dy tradita të ndryshme teologjike Islame. Tradita Athari (Islami Puritan, disa po e quajnë “politik”) dhe tradita teologjike Maturidi. Tradita që do i shpjegoj shkurt më poshtë!

Çfarë është Athari? Traditë teologjike Islame, zakonisht e përhapur në Arabi Saudite, ku arsyetimi nuk gjenë vend dhe zhduken interpretimet filozofike, sepse çasja e saj në zbatimin e Kuranit dhe Haditheve është “ad litteram” (d.m.th “për shkronjë”, ashtu siç është shkruar). Kjo traditë teologjike nuk respekton kontekstin kulturor të vendit ku zbatohet që përbëhet nga tradita, norma, zakone, art, muzikë, histori, etj., por propozon si conditio sine qua non zbatimin e kulturës arabike si terren për praktikimin e riteve fetare dhe kodeve morale fetare. Në këtë traditë bëjnë pjesë Wahhabizmi dhe Salafizmi të cilat janë, përhapur aq shumë në trevat dhe tek të rinjtë shqiptar ditëve të sotme, saqë rrezikojnë zhdukjen e traditës teologjike Maturidi!

E çfarë është tradita teologjike Maturidi? Është ajo të cilën e quajmë në treva shqiptare Islami tradicional. Traditë teologjike që thekson rëndësinë e zhvillimit të logjikës dhe arsyes ku mund të mbështetet besimi. Shkaku i kësaj çasje, kjo traditë kontekstualizohet dhe ndërthurët më lehtë në kulturat në të cilat bashkë-ekziston dhe kontribuon në çështje kombëtare, dhe faktikisht kjo traditë ka qenë historikisht në mesin e shqiptarëve të Kosovës, të Shqipërisë, të Malit të Zi. Traditë e cila e ka në veprimtarinë e saj dialogun që bazohet në arsye dhe besim drejtë të vërtetës. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë levizjen mistike të Sufizmit, Bektashinjtë, që kanë dhënë një kontribut si në çështjet fetare, dialogut ndërfetar por mbi të gjitha në ato kombëtare.

Me përhapjen e Islamit puritan (Athari) në Kosovë, efektet e saja sot, kanë bërë që të “haram”-izohen gjithashtu hoxhallarët që përkasin traditës Maturidi dhe të përjashtohet ndokush shkaku i interpretimit të shkrimeve të shenjta Islamike në mënyrë racionale dhe gjithashtu të “haram”-izohen Bektashinjtë. Përhapja e traditës teologjike Athari, shkaku i konservatorizmit që përmban në vetvete, në Kosovë, efektet po i shfaqë duke synuar ndryshimin e strukturës sociale të Kosovës, ndikimin në politikë dhe politika.

Strategjia për zbatimin e agjendës fetare islamike puritane ka shkuar duke synuar ndikim në institucione publike ku qeveritë e Republikës e Kosovës, si shtet laik, do duhej ta vlerësonin gjithë këtë veprimtari. Po “haram”-izohen tradita, norma e zakone vendore; – po “haram”-izohen festivale kulturore si DokuFest, Sunny Hill, etj., po prezantohet kultura perendimore si dështim, por më interesante është dëshira e të qenit protektor të feve të tjera gjoja, nën justifikimin, që ato janë minorancë!

Ndikimet e kësaj tradite teologjike i largojnë shqiptarët musliman të Kosovës nga identiteti kombëtar Shqiptar dhe i kthen ata vetëm në myslimanë të Kosovës (modeli i Bosjnës), me qëllimin e krijimit të vëllazërisë ku edhe armiku mund të quhet “vëlla në fe” apo edhe pushtuesi 500 vjeçar të bëhet “bashkë-qeverisës”, apo ndonjëherë edhe “vëlla”.

Mesa po shihet, revizionizmi historik nuk i mungon kësaj strategjie. Figurat kombëtare si Skënderbeu, Marin Barleti, Pjetër Budi, Pal Engjelli, Pjetër Bogdani, Gjon Nikoll Kazazi, At Shtjefën Gjeçovi, Luigj Palaj, Zef Jubanin, Nënë Tereza, Fan Noli, Bekim Fehmiu, Ibrahim Rugova e Adem Jashari: disa po margjinalizohen, po ofendohen, dhe disa po revizionohen nga këndvështrimi fetar! A i duhet Kosovës ky revizionizëm i cili e dërgon drejt tunelit pafund të “Kosovarizmit”.

Fetarizimi i heronjve të UÇK-së përpjekja që po synohet vazhdimisht! Ndryshimi i narrativës së luftës çlirimtare të Kosovës duke i theksu asaj nji dimension fetar, që nuk ka lidhje me qëllimin e saj, jo që diskriminon kontingjentet tjera fetare, por e keqinformon popullin totalisht dhe po kontribuon edhe ma shumë në shkatrimin e qëllimit dhe vlerës absolute të UÇK-së: unitetin kombëtar Shqiptar në mbrojtje të atdheut, në mposhtje të armikut*serb.

*serbia dihet botërisht që ndjekë strategji për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar të Kosovës, duke promovuar idenë e një “kombi kosovar pro-lindor”, të ndarë nga Shqipëria. Mos ta harrojmë ndasinë që e imponuan me dhunë Serbët në mesin e shqiptarëve: “siptari” për shqiptarët e Kosovës, dhe “albanas” për shqiptarët e Shqipërisë. Propaganda e tyre shfrytëzon çdo tension për të kriju nji imazh të shqiptarëve të Kosovës si anti-perendimorë. Narrativë që dobëson unitetin kombëtar shqiptar dhe e prezanton Kosovën si një shtet “fetar” të lidhur me lindjen.

Sot, statusi multi-etnik i Republikës së Kosovës, i imponuar nga arena ndërkombëtare për qëllime gjeopolitike, duhet të ruhet me korniza të rrepta ligjore, të cilat e përjashtojnë çdo ndikim fetar puritan (ashtu si Hollanda, etj.), ku në të ardhmën edhe mund ta kërcënojnë Republiken e Kosovës qoftë edhe me një referendum dhe ta kthejnë atë nga nji shtet multi-etnik, në atë fetar.

Në këtë mbrojtje duhet të angazhohen edhe institucionet fetare, në këtë rast BIK, që ta mbrojnë traditën Maturidi me të cilën promovohet ruajtja e interpretimit të teskteve të shenjta të Islamit në mënyrë të ekuilibruar dhe të kontekstualizuar, ku siguron që Islami të mbetet një ndër forcat unifikuese dhe të qëndrueshme, duke pasuruar komunitetin e saj me vlera për mbrojtjen e identitetit shqiptar të Kosovës dhe statusin multi-etnik të Republikës së Kosovës!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme