Kosova, qëllimi i Serbisë në “diplomacinë globale të vaksinave” 123 string(14) "Vuk Vuksanoviq" string(83) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/09/Vuk-Vuksanovic2-e1600360346517.png" nga Vuk Vuksanoviq 10.09.2021 11:11 10.09.2021 11:11 Është bërë e zakonshme tashmë që pikëpamjet e politikës së jashtme të zëvendësohen me termin diplomaci të vaksinave. Termi i referohet qeverive që përpiqen të rrisin prestigjin dhe ndikimin e tyre duke dhuruar vaksina vendeve të tjera në kohën e COVID-19. Kjo politikë është lidhur me fuqitë e mëdha si Kina, Rusia dhe India. Sidoqoftë, vendet më të vogla siç është Serbia, janë angazhuar gjithashtu në diplomacinë e vaksinave. Më 30 gusht 2021, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq i tha shtypit serb se gjatë 11 ditëve, vetëm në Afrikë, Serbia dhuroi më shumë se 200,000 doza të vaksinave COVID-19. Diplomacia serbe e vaksinave nuk është më e përqendruar te fqinjët e saj në Ballkan, por ajo u bë globale pasi Serbia e përdor atë për të bashkëpunuar me anëtarët e Lëvizjes së Painkuadruar* në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi për të ndjekur interesat e saj të të politikës së jashtme. Cilat janë arsyet për këtë politikë ambicioze? Si për fillim, Serbia e ka luksin që ta bëjë këtë. Serbisë nuk i erdh marre që të marrë vaksina ruse, kineze dhe vaksina të prodhuara nga Perëndimi. Kina ka qenë kyçe në këtë front. Nga të gjitha vaksinat e siguruara tnga qeveria serbe, më e disponueshme është vaksina kineze Sinopharm. Sipas qeverisë serbe, Beogradi ka marrë 4.2 milionë doza të vaksinës nga Pekini deri më tani. Serbia nënshkroi një marrëveshje me Kinën për ndërtimin e një fabrike të prodhimit të vaksinave Sinopharm në Serbi, ndërsa prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V në Serbi filloi në qershor. Siç konfirmoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së tij për shtyp në mars të 2021-ës me ambasadorin kinez në Serbi, Chen Bo, pala kineze ndaloi dhurimin e vaksinave të Sinopharm palëve të treta. Megjithatë, sasitë e mëdha të vaksinave Sinopharm që ka të siguruara Serbia përbëjnë një tepricë të vaksinave nga prodhuesit e tjerë. Kjo i krijon mundësi Serbisë të dhurojë vaksina për të rritur kredencialet e saj të fuqisë së butë dhe ndikimin politik. Në pjesën e parë të vitit 2021, Serbia përdori diplomacinë e vet të vaksinave në Ballkan duke dhuruar vaksina Sputnik V, Pfizer dhe AstraZeneca fqinjëve të saj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe lejoi shtetas të huaj që të vinin në Serbi për t’u vaksinuar. Boshti i ri i një lëvizje të painkuadruar Tani, Serbia është më ambicioze pasi i ka përqendruar përpjekjet e saj në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë, të gjithë anëtarë të Lwvizjes sw Painkuadruar, një organizatë ku ish-Jugosllavia ishte një nga vendet kryesore. Njeriu që kryeson këtë fushatë të re ishte ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq, i cili ka qenë një udhëtar shumë i zënë kohëve të fundit. Këtë herë vaksina ruse Sputnik V është në ofertë. Në Lebanon, Serbia ka dhënë donacion 40,000 vaksina, gjysma e secilës veçse është dërguar. Afrika ishte vendi tjetër në listën e udhëtimit të Selakoviqit. Në Zimbabwe, Serbia ka dhënë donacion 30,000 vaksina dhe Beogradi gjithashtu ka në plan të dhurojë 65 ton produkte ushqimore. Diplomacia serbe e vaksinave shkoi edhe në Azi gjithashtu. Beogradi u tregua bujar, por ka edhe arsye të tjera në këtë lojë. E para është se alfa dhe omega e politikës së jashtme serbe është Kosova. Vendet që ishin pranuese të kësaj bujarie serbe kanë qenë ato që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur. Vitin e kaluar me përfshirjen e administratës së Donald Trump, Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje sipas së cilës Kosova ra dakord të ngrijë fushatën e saj për t’u bashkuar me institucione ndërkombëtare. Serbia bëri të njëjtën gjë në lidhje me fushatën e saj të çnjohjeve për pavarësinë e Kosovës. Ky moratorium po përfundon dhe Serbia pret që Kosova të rifillojë fushatën e saj për njohje të reja, kështu që Beogradi ec përpara. Përmes diplomacisë së vaksinave, Serbia përpiqet të rimarrë disa nga tregjet që humbi me rënien e Jugosllavisë. Derisa Seriba nuk e ka më peshën globale ekonomike, një industri gjithmonë ka nevojë për klientë të rinj. Ajo industri është industria e armëve e Serbisë që është shëruar nga traumat e kolapsit jugosllav. Vendet që morën donacione të vaksinave nga Serbia u ftuan që të vinin në Beograd në tetor për shënimin e 60 vjetorit të Konferencës së parë të Lëvizjes së Painkuadruar të mbajtur në Beograd në vitin 1961. Gjatë asaj kohe, ministria serbe e Mbrojtjes do të organizojë “Partner 2021”, një ekspozitë e industrisë së mbrojtjes në Beograd. Sa i favorshëm. Lidhjet dypalëshe gjithashtu mund të riparohen përmes diplomacisë së vaksinave. Nën ndikimin e Donald Trump, Serbia ra dakord të shpallë Hezbollahun, një organizatë iraniane në Liban, si një organizatë terroriste. Në prill të vitit 2021, Selakoviq vizitoi Teheranin për të siguruar që Irani nuk e njeh Kosovën. Serbia u prish me BE-në shumë shpejt duke dërguar ambasador në Siri, një tjetër vend aleat i Iranit. Në po këtë frymë, donacioni i vaksinave si për Iranin ashtu edhe për Libanin, ku Hezbollah ka një rol kryesor politik, është një veprim për të siguruar që qeveria e tyre të mos e njohë Kosovën dhe të kompensojë futjen në listë të zezë të Hezbollahut. Kriza në lidhjet e Serbisë me Perëndimin luan një rol. BE po bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për rënien e sundimit të ligjit në vend nën udhëheqjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Si përgjigje për kontrollimin e mediave nga Vuçiq, Twitter etiketoi disa media si “të lidhura me shtetin”, duke shkaktuar një reagim të zemëruar. Administrata e Biden pret që Serbia të njohë Kosovën dhe po shqetësohet gjithnjë e më shumë për partneritetin e Beogradit me Moskën dhe Pekinin. Përmes diplomacisë së vaksinave, Beogradi bën shtrirje globale, duke sfiduar Perëndimin dhe duke treguar se nuk është e izoluar dhe ka miq në vende të largëta. Politika e brendshme serbe është gjithashtu pjesë e ekuacionit. Përderisa përdorimi i politikës së jashtme për përfitime të brendshme nuk është një shpikje e Serbisë, ajo është bërë një normë për qeverinë aktuale serbe. Duke dhuruar vaksina për vendet që janë ende në zhvillim, udhëheqja serbe projekton imazhin për votuesit e saj të një qeverie që respektohet ndërkombëtarisht. Në fakt, duke komentuar donacionet e vaksinave për botën që është në zhvillim, Selakoviq deklaroi: “Shtatë vjet më parë, Serbia ishte në buzë të humnerës. Sot, falë politikëbërjes së përgjegjshme dhe vizionare të presidentit Aleksandar Vuçiq, e njëjta Serbi është në pozitën për të dhuruar më shumë se 200,000 vaksina për miqtë e saj”. Diplomacia globale e vaksinave që Serbia ka zhvilluar kohët e fundit mund të ketë qenë një ndërmarrje tepër ambicioze për një vend të vogël si Serbia. Sa do të paguajë për këtë Beogradi? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është e sigurt. Qeverisë serbe nuk i mungon guximi apo inovacioni në ndjekjen e interesave të saj. *Lëvizje e Painkuadruar (The Non-Aligned Movement) u quajt grupi i 120 shteteve në zhvillim që formalisht nuk kanë qenë as me NATO-n, as me SHBA-në, as më Rusinë dhe as me Kinën. Lëvizja u themelua në Beograd në vitin 1961 gjatë kohës së Jugosllavisë nga ish-kryeministri i Indisë Jawaharlal Nehru, ish-presidenti i Indonezisë Sukarno, ish-presidenti i Egjiptit Kwame Nkrumah, ish-presidenti i Ganës Kwame Nkrumah dhe ish-presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz Tito. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.