Konflikti global në një epokë të re të ekstremeve 123 string(14) "Shlomo Ben-Ami" NULL nga Shlomo Ben-Ami 23.11.2018 14:15 23.11.2018 14:15 Historiani, tani i ndjerë, Eric Hobsbawm, e përshkroi shekullin e njëzetë si “epoka e ekstremeve”, në të cilën socializmi shtetëror çoi në gulag; kapitalizmi liberal çoi në depresione ciklike; dhe nacionalizmi çoi në dy luftëra botërore. Ai më pas parashikoi se e ardhmja do të përbënte një zgjatje të së kaluarës dhe të tashmes, e karakterizuar nga “politika e dhunshme dhe ndryshime të dhunshme politike” dhe nga “shpërndarja sociale dhe jo rritja”. Historia mund të mos përsëritet, por shpesh bën rimë. Pretendimi i famshëm i kryeministres britanike Margaret Thatcher se “nuk ekziston një gjë e tillë si shoqëria”, por vetëm “burra dhe gra individuale” me siguri bën rimë me botëkuptimin ndarës dhe sjelljen vetëshërbyese të demagogëve populistë të së sotmes. Tani, sikur në shekullin XX, nacionalizmi është duke ndarë shoqëritë dhe duke ndarë aleatët e dikurshëm, duke nxitur antagonizmin ndaj “tjetrit” dhe duke justifikuar barrierat proteksioniste fizike dhe ligjore. Fuqitë e mëdha të botës kanë rifilluar në një masë të madhe qëndrimet e Luftës së Ftohtë, duke u përgatitur psikologjikisht, nëse jo ushtarakisht, për një konflikt të hapur. Siç parashikoi Hobsbawm, rritja e pabarazisë së të ardhurave është shfaqur si një shkak kryesor i rritjes së nacionalizmit, ndjenjës anti-globalizuese dhe madje edhe i zhvendosjes drejt autoritarizmit. Duke rikonfirmuar lidhjen mes ekonomisë së keqe dhe ekstremizmit politik – të theksuar nga John Maynard Keynes pas Luftës së Parë Botërore – një dekadë masash shtrënguese në Evropë ka dobësuar themelet e shtetit social dhe ka shtyrë miliona votues në krahët e populistëve. Italia, një anëtare kryesore e BE-së dhe NATO-s u bë një vend potencialisht destabilizues Për ironi, një arsye e madhe përse politika e sotme gjithnjë e më shumë po bën rimë me zhvillimet e shekullit XX është frika e përsëritjes së Depresionit të Madh – një frikë që u shfaq pasi që kriza financiare e vitit 2008 dukej se po bënte rimë me krizën e tregut të aksioneve të vitit 1929. Gjermania, për shembull, u bë e fiksuar me masa shtrënguese, në mënyrë që të sigurohej që inflacioni i rritur nuk do të çonte në diktaturë, siç kishte bërë në vitet 1920. Por, masat shtrënguese shkuan shumë larg, duke ua mundësuar politikanëve anti-establishment që të përfitonin nga vështirësitë ekonomike (së bashku me ksenofobinë dhe mizogininë) për të fituar mbështetje. Duke luftuar për të konkurruar në zgjedhje, shumë parti të zakonshme u larguan nga qendra, duke shkaktuar që e gjithë fusha politike të bëhej gjithnjë e më shumë e polarizuar. Ky trend mund të shihet në Shtetet e Bashkuara, ku, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, Partia Republikane është bërë praktikisht e lirë nga zërat e moderuar. Ajo gjithashtu mund të shihet në Mbretërinë e Bashkuar, ku një Parti (më radikale) Laburiste nën udhëheqjen e Jeremy Corbyn-it përballet me një Parti Konservatore të mbajtur peng nga ekstremistët pro-Brexit. Në Itali, Lëvizja Popullore Pesë Yjet dhe partia nacionaliste Lega janë bashkuar në një koalicion qeverisës të brishtë pas rënies elektorale të forcave politike kryesore të vendit. Kur kryeministri italian Giuseppe Conte i tha Vladimir Putinit se Rusia është “partneri strategjik” i Italisë, u bë e qartë se Italia, një anëtar kryesor i BE-së dhe NATO-s, ishte bërë një vend potencialisht destabilizues. Kapaciteti i Gjermanisë për të mbetur bllokadë e një Evrope të bashkuar është në rrezik Në Spanjë, Partia Popullore (PP) është bërë haptas nacionaliste nën udhëheqjen e linjës së ashpër nga Pablo Casado. Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle e Kryeministrit Pedro Sanchez është imazhi pasqyrues i PP-së, duke braktisur trashëgimin qendrore të Felipe Gonzalezit në mënyrë që të konkurrojë me populistët e majtë të Podemos-it. Në Gjermani, votuesit në Bavari dhe Hessen braktisën Unionin Kristian Demokratik të qendrës së djathtë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe partinë e saj simotër, Unionin Kristian Social. Të Gjelbrit morën vota nga Partia Social Demokrate më e moderuar dhe ‘Alternative für Deutschland’ e ekstremit të djathtë fitoi terren të rëndësishëm. Me qendrën politike të shkatërruar, kapaciteti i Gjermanisë për të mbetur bllokadë e një Evrope të bashkuar është në rrezik. Edhe nocioni që një udhëheqës radikal – madje neo-fashist – një ditë mund të sundojë Gjermaninë përsëri, nuk duket më i largët. Derisa demokracitë e braktisin moderimin, shpërdorimet e pushtetit po përhapen dhe tensionet shoqërore dhe politike po rriten. Në SHBA, Trump në mënyrë rutinore i demonizon kundërshtarët dhe dehumanizon grupet e margjinalizuara; gjatë vitit të tij të parë në detyrë, vrasjet me motive politike, të kryera kryesisht nga supremacistët fanatikë të bardhë, u dyfishuan. Disa demokratëve të shquar ose mbështetësve partiakë, iu dërguan së fundmi bomba të improvizuara. Rreziqet që dalin nga këto zhvillime vështirë se kufizohen në vendet në fjalë. Ruajtja e paqes relative globale – ose të paktën duke iu shmangur luftërave të mëdha ndërshtetërore – varet nga aleanca të forta dhe ndërgjegjësimi i udhëheqësve për shkatërrimin e armëve të tyre. Por, në një kohë kur persona shkurtpamës, radikalë dhe të papërvojë po fitojnë pushtet, të dy këto betejat kundër luftës janë dobësuar. Në fakt, kuadri i paqes globale tashmë gjendet nën presion në rritje. Për shkak të revanshizmit të pamëshirshëm të presidentit rus Vladimir Putin, kufijtë e Rusisë me NATO-n tani janë vendet e përqendrimit më të gjerë ushtarak që nga Lufta e Ftohtë. Duke i bërë gjërat edhe më keq, Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore të rrezes së mesme, duke zhbërë dekada përparimi në kontrollin e armëve bërthamore. Ai duket se shpreson të detyrojë Rusinë (dhe Kinën) në një marrëveshje të re duke kërcënuar “zhvillimin e armëve”. Por, ai nuk ka gjasa të ketë sukses. Ndërsa Ronald Reagan ishte duke negociuar me Mikhail Gorbachevin me mendje, Trump do të përballet me Putinin e uritur për pushtet. Rreziqet me të cilat ballafaqohet bota janë të komplikuara nga teknologjitë e reja – dhe jo të rregulluara mirë. Lufta kibernetike tashmë është një realitet i përditshëm; në të vërtetë, në çdo moment, një sulm kibernetik mund të nis kundër një vendi të NATO-s, potencialisht duke shkaktuar garancinë e mbrojtjes së ndërsjellë të aleancës. Po kështu, Kombet e Bashkuara deri më tani nuk arritën të kapërcejnë kundërshtimin ndaj rregullimit të përdorimit të armëve autonome vdekjeprurëse bazuar në inteligjencën artificiale. Rreziku i konfliktit të dhunshëm do të vazhdojë të rritet pasi efektet e ndryshimeve klimatike të intensifikohen. Ndër të tjera, zgjerimi i shkretëtirave masive në Lindjen e Mesme dhe Afrikë do të sillte zi buke më të madhe sesa ato të shekullit XX. Migrimi njerëzor do të rritet, dhe përpjekjet për burimet natyrore do të intensifikohen. Megjithë përpjekjet për të siguruar bashkëpunim shumëpalësh, në botën e sotme Hobbesiane, rrëshqitja drejt kaosit të klimës duket e pandalshme. mSfidat me të cilat ballafaqohet bota sot do të ishin të paimagjinueshme në shekullin XX. Por, dinamika politike themelore është shumë e njohur. Është koha që të vlerësojmë se cilat janë ato sjellje dinamike dhe të marrim seriozisht leksionet historike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.