Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KMDLNj: Racizmi i ashtëzuar i Gjykatës Speciale, dhunim i të drejtave të njeriut

123
string(6) "KMDLNj" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/kmdlnj.jpg"
nga KMDLNj 30.05.2024 16:47
Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Pas bisedimeve kushtëzuese, në një terr informativ, në vitin 2016 u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara që do të trajtonin rastet e shkeljes së supozuara të zakoneve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë në periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000.

Personi i parë i arrestuar ishte Salih Mustafa gjyqi i të cilit nisi më 15 shtator 2021 për t’u dënuar me një dënim drakonik prej 26 viteve.

Më 5 nëntor 2020 u arrestuan Hashim Thaçi, president i Kosovës, Kadri Veseli për dy mandate kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjithashtu për dy mandate kryetar i Kuvendit dhe një kohë u.d.i Presidentit sikur edhe Rexhep Selimi, shef i GP të LVV-së.

Përkundër kërkesave që procesi gjyqësor të jetë transparent dhe brenda afateve të arsyeshme, që të dyja këto brutalisht u shkelën, po shkelen dhe dhunohen nga ZPS e që po përkrahet nga trupi gjykues i DHS-ra. ZPS, mbështetur në një raport politik të Dick Martyt dhe improvizimet e prokurorit Williamson kërkoi arrestimin e udhëheqjes së luftës çlirimtare dhe politike, jo se kishte siguruar prova por për ta penguar një Marrëveshje politike, prandaj u ngut me këtë arrestim. Të arrestuarit pastaj kuptuan se, midis të tjerash dyshohen për vrasje të 98 personave, mbështetur kryesisht në burimet serbe.

ZPS ka kundërshtuar dhe po kundërshton që të arrestuarve t’u zëvendësohet masa e arrestit, pa e saktësuar kohën kur do të përfundojë prezantimin e dëshmive. Gjykata Speciale ka kërkuar që disa dëshmitarë të mos ftohen sikur që të lexohen deklaratat e dëshmitarëve tjerë por se kjo fare pak ndikon në shkurtimin apo përshpejtimin e gjykimit. Përkundrazi, mund të ndikojë në dobësimin e mbrojtjes duke kërkuar që edhe mbrojta të heqë dorë nga një numër i dëshmitarëve.

Kryetari i trupit gjykues ka “kërkuar” nga ZPS që të sqarojë se si do të arrijnë që deri më 25 prill 2025 të përfundojnë me procedimin e dëshmive ndërkaq që nuk kanë marrë asnjë siguri se deri në atë afet ZPS do ta përfundojë procedimin e provave. Realisht, sipas dinamikës së ZPS është pikëpyetje e madhe nëse deri në vitin 2027, ZPS do ta përfundojë punën e që nënkupton se tejkalohet çdo afat i arsyeshëm për një gjykim të drejtë dhe në përputhje me të drejtat e njeriut.

Pasi Kuvendi i Kosovës, për shkak të oportunizmit, qyqarllëkut dhe interesit politik nuk e diskuton këtë dhunim flagrant të të drejtave të njeriut të qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, po të ishte pranuar Kosova në KiE, kjo çështje do të adresohej atje sepse është në kundërshtim të plotë me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këto rrethana vetëm mbrojtësit dhe të akuzuarit po kundërshtojnë sepse monitoruesit ndërkombëtarë as që e kanë ngritur zërin për këtë dhunim.

Nëse krahasojmë proceset gjyqësore që janë mbajtur më herët, atëherë mund të konstatohet që gjykimi para DHS kundër shtetasve të Kosovës po stërzgjatet me qëllim të përfitimeve politike dhe materiale dhe se qëllimi i këtij gjykimi është puro politik. Gjykata e Nurembergut para së cilës janë gjykuar 24 drejtuesit më të lartë të Rajhut të Tretë, përgjegjës për dhjetëra e dhjetëra milionë viktima gjatë Luftës së Dytë Botërore ka filluar gjykimin më 20 nëntor 1945 dhe ka përfunduar më 1 tetor 1946, afërsisht 11 muaj punë.

Sllobodan Millosheviqi, kryetar i Serbisë ishte arrestuar dhe transferuar në Burgun e Sheveningenit më 29 qershor 2001 ndërsa gjykimi ka filluar më 12 shkurt 2002. Prokurori ka përfunduar paraqitjen e dëshmive në afatin prej 90 ditësh ndonëse Millosheviqi akuzohej për dhjetëra e qindra mijëra të vrarë. Gjithsej, Prokuroria dhe mbrojtja në procesin kundër Millosheviqit kanë shpenzuar vetëm 14 muaj për përfundimin e punës së tyre.

Gjykata Ndërkombëtare për Ruandën në Arusha të Tanzanisë për më pak se 10 vite ka përfunduar gjykimin ndaj 93 të akuzuarve për gjenocidin në Ruandë ku, brenda një kohe të shkurtër janë ekzekutuar dhe masakruar mbi 1 milionë Tutsi nga Hutët.

Sipas dinamikës së punës së DHS, del se procesi kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit mund të tejkalojë të gjitha afatet e proceseve tjera, një numër që u ilustrua më lartë përmes shembujve konkretë.

Për këtë, KMDLNj ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë një seancë në të cilën do të diskutohej për dhunim flagrant të të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës. Burokratëve të Hagës iu konvenon kjo stërzgjatje e gjykimit për shkak të përfitimeve materiale ndërsa pozitës aktuale në Kosovë dhe të një pjese të opozitës iu konvenon kjo gjendje për shkak të përfitimeve politike. Prandaj edhe ua kanë zvogëluar mundësinë për një mbrojtje efektive përmes shkurtimit të fondeve për mbrojtje.

Gjykata është politike dhe procesi është politik. Pas gjenocidit në Gaza dhe Ukrainë, kjo Gjykatë e humb çdo kuptim, ose duhet të mbyllet ose duhet të kthehet në Kosovë. Përfundimisht duhet të përfundojë e të qenit instrument i dhunës në shërbim të qarqeve të caktuara politike dhe parapolitike, ndërkombëtare dhe vendore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme