Kampionat i “lexuar” ende mirë pa filluar! 123 string(17) "Kushtrim Reshitaj" string(70) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/11/kushtrim-reshitaj.jpg" nga Kushtrim Reshitaj 15.08.2023 14:22 15.08.2023 14:22 Me të përfunduar edicioni i kaluar, kur titulli kampion u diskutua që nga fillimi e deri në fund nga vetëm dy skuadra, Ballkani e Drita, tifozët e tetë ekipeve tjera e menduan ndryshe sezonin e ri. Por shumë e zbehtë duket shpresa se në luftën për më të mirin, do të hyjnë Prishtina, Llapi, Gjilani e mbase edhe Dukagjini që u paraqit “kënaqshëm” në Evropë. Përderisa të kuqtë e Anamoravës, aktualisht e kanë në diskutim edhe vetë ekzistencën, meqë i ikën sponsorët, klinasit që në xhiron e parë treguan se assesi nuk janë gati për ta hedhur vulën e kandidimit për vendet e para. Loja shterpë e tyre ndaj Malishevës, filozofia defansive e lojës që vazhdojnë ta kenë si identitet, nuk jep asnjë shkëndijë që diçka më ndryshe do të jetë këtë herë. Ndërkohë, ndonëse e nisi mirë, me një fitore 3-0 ndaj Feronikelit ’74, Prishtina zor se mund të kthehet në epokën e dikurshme të lavdisë. Problemet në klubin më të trofeshëm në Kosovë, duket se nuk po i pushojnë as tani. Mos licencimi në pranverë që ia pamundësoi pjesëmarrjen në kualifikimet evropiane, kontingjenti i brishtë kualitativ i futbollistëve, deri te “rebelimi” i tifozëve, Plisat në raport me udhëheqësinë e klubit, vë shumë pikëpyetje se çfarë sezoni do të shfaqë skuadra kryeqytetase. Nga ana tjetër, ekipi llapjan që edicionin e ri të garave e nisi direkt ndaj një pretendenti serioz për titullin kampion, dukej larg kualitetit të Dritës, në një ndeshje ku gjilanasit e dominuan Llapin thuajse tërësisht. Duket e qartë që në start se këta të fundit, bashkë me kampionin aktual, Ballkanin nga Suhareka, do ta thonë fjalën e fundit se ku do të shkojë kupa e titullit të Superligës. Krahasuar me Dukagjinin e Gjilanin që në Evropë u përpëlitën “zvarrë”, Drita shfaqi dy paraqitje të mëdha në përballjet me skuadrën e madhe çeke, Plzen, duke mos u treguar aspak inferiore, përkundrazi me një luftë serioze deri në çastet e fundit për kualifikim. Kurse, ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, rruga evropiane e Xhebrailave mbetet më e gjata sa i përket klubeve kosovare. Ballkani që udhëton këtë javë në Gjibraltar, për aktin e dytë ndaj Lincoln Red Imps, (ndeshjen e parë e fitoi 2-0), synon që ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, ku shkroi historinë shtetërore, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova, e cila u bë pjesë e grupeve të një kompeticioni evropian. Që kjo të ndodh sërish në UEFA Conference League, suharekasve u duhen edhe tri paraqitje dinjitoze gjatë eliminatoreve. Si kampion në fuqi, por edhe me kualitetin e futbollistëve që posedon e nivelin financiar, Ballkani mbetet konkurrent kryesor edhe për edicionin e ri të Superligës. Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, kjo skuadër bashkë me Dritën, pritet të jenë kryefjalë e elitës futbollistike në Kosovë, për titullin e më të mirit. E duke mos u ditur ende fati i Gjilanit, fare lehtë sivjet mund të kemi një garë të përbashkët të skuadrave që mëtojnë Evropën dhe mbijetesën. Nga pozita e tretë e deri në fund, të gjitha ekipet pjesëmarrëse, potencialisht mund ta gjejnë vetën duke kërkuar një nga këto objektiva. Nga ekipet që u promovuan këtë edicion, Liria e nisi “dinjitetshëm” sezonin, pasi përkundër humbjes nga Ballkani 0-1 në Prizren, i shkaktuan probleme shumë të mëdha kampionit aktual, ku me pak fat, prizrenasit mund ta mbyllnin takimin me rezultat pozitiv. Në një stadium të stër-mbushur, ky ekip s’është çudi nëse në fund përgatit befasinë kampionale. Feronikeli ’74 që startoi plogësht ndaj Prishtinës, udhëtim tejet të vështirë do të ketë edhe në xhiron e dytë, ku shkon në Suharekë për t’u përballur me Ballkanin. Mbijetesa do të ishte trofeu më i madh i mundshëm për ta. Fushë Kosova ende nuk ka luajtur, meqë ndeshja e tyre me Gjilanin u shty, por sipas të gjitha gjasave, do të jetë në vargun e gjatë të atyre që kërkojnë qëndrimin në elitë. Ndjekësit e rregullt të Superligës, që tani e kanë gati pasqyrën për një garë Ballkani-Drita dhe një tjetër se kush qëndron në ligë e kush prej tyre kapet te zona evropiane. Bile duke marr parasysh organizimet shumë serioze të disa klubeve nga Ligës së Parë, siç janë Ferizaj, Trepça’89 e së fundmi edhe Fc Suhareka, s’do të ishte çudi që vend në Evropë mund të zë njëra prej tyre, duke shfrytëzuar rrugën nga Kupa e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.