Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jo kështu me Kosovën, jo kështu me Klan Kosovën!

123
string(22) "Sqarim nga Klan Kosova" string(75) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/05/Konkurs-ne-Klan-Kosova.jpg"
nga Sqarim nga Klan Kosova 20.06.2023 19:57
klankosova klan kosova

Klan Kosova, një kompani e regjistruar në vitin 2008, nisi transmetimet e saj jo rastësisht me një datë simbolike për shqiptarët – në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2009. Javën e kaluar u sulmua me pretendimin se dokumentacioni i saj ka shkelje kushtetuese, dhe më vonë u pretendua djallëzisht se ka pronarë serbë, pasi që, sipas akuzuesve, në regjistrin e bizneseve në Maqedoninë e Veriut figuron emri i qytetit në emërtimin serb.

Kështu e gjithë historia e një mediumi lider, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në tregun medial dhe avancimin e gjithmbarshëm të Kosovës, u tentua të zhbëhet duke u kapur në një çështje teknike.

Në të vërtetë, është vetë Klan Kosova ajo që e kishte trajtuar gjerësisht temën e problematikave që kosovarët kanë me emërtimet në dokumentacione, jo vetëm në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe në shtetet e perëndimit, një muaj më parë, ku kërkohej sqarim nga institucionet vendore për këto çështje që ndodhin edhe tani, pas 15 vitesh pavarësi.

Se pronari i Klan Kosova është shqiptar i Kosovës, këtu nuk ka asnjë diskutim. Megjithatë, mënyra se si institucionet e Kosovës e trajtuan çështjen, duke filluar nga takimi i ministres, zonjës Rozeta Hajdari, dhe deri te urgjenca e trajtimit të kësaj teme nga Komisioni i Pavarur i Mediave, lë të kuptohet se e gjithë çështja ka pasur tendencë jo korrekte dhe dëmtuese për mediumin tonë, rrjedhimisht median e pavarur në vend.

Sot në Republikën e Kosovës ka sigurisht qindra e qindra biznese të regjistruara në Serbi dhe me degë në Kosovë. Pyetja është pse nuk u hap asnjë rast i ngjashëm për to deri më tani?

Ka qindra biznese të regjistruara edhe me dokumente të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të Perëndimit, ku në dokumentacion shkruhet emërtimi serb i qyteteve të Kosovës – a nënkupton kjo që të gjitha janë investime të Serbisë? Kjo do të ishte një non-sens i paprecedent!

Sidoqoftë, Klan Kosova vazhdon ta ketë të palëkundur besimin në profesionalizimin e institucioneve të republikës, si Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave, derisa pret që e gjithë kjo situatë të përfundojë shumë shpejtë. Megjithëse do pranuar se një dëm jo i vogël i është shkaktuar nga kjo aferë krejtësisht e paqëndrueshme.

Po ashtu, Klan Kosova i bën thirrje subjekteve politike të cilat përmes aktivistëve të tyre po bëjnë një fushatë linçuese dhe shantazhuese ndaj gazetarëve dhe të gjithë atyre që mbrojnë të drejtën e fjalës së lirë, që të ndalojnë këtë fenomen sa më parë. Nuk ka kuptim që të thuren lavde kur mediat sulmohen në veri, kurse të njëjtat sulmohen në pjesën tjetër të vendit.

Epilogu i aferës së stisur Klan Kosova do të shërbejë si një barometër demokratik i vendit tonë, institucioneve të republikës sonë.

Ky sulm ndaj Klan Kosovës, dhe nesër ndoshta ndaj ndonjë mediumi tjetër, nuk i bën nder askujt, ndërsa më shumë dëm i shkakton Republikës së Kosovës, duke e renditur vendit në nivel me vendet diktatoriale, të cilat ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj fjalës së lirë.

Jo kështu me Kosovën, jo kështu me Klan Kosovën!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme