Izraelitët nuk po protestojnë për demokraci 123 string(11) "Yara Hawari" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/Yara-Hawari.jpeg" nga Yara Hawari 18.01.2023 09:00 18.01.2023 09:00 Demokracia në Izrael do të nënkuptonte fundin e aparteidit. Kjo nuk është ajo se çfarë duan protestuesit izraelit. Gjatë fundjavës, me dhjetëra mijëra izraelit dolën nëpër rrugët e Tel Avivit dhe qyteteve tjera për të protestuar për atë se çka e shohin si erozion i demokracisë së vendit të tyre. Këto protesta u nxitën nga legjislacioni i lajmëruar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili nëse kalon në Knesset– do ta riformatizojë sistemin gjyqësor të Izraelit. Kjo lëvizje është parë si një përpjekje nga kryeministri, i cili po ndiqet për akuza të korrupcionit, për të shtrënguar gjyqësorin dhe shmangur kohën e burgut. Disa nga slloganet e protestueve shpallën “fundin e demokracisë” nën “qeverinë kriminale”. Me siguri, koalicioni i Netanyahut me partitë e së djathtës ekstreme dhe religjioze nuk janë ithtarë të pluralizmit, të drejtave civile dhe lirive. Kjo qeveri përfshin Kahanist Itamar Ben-Gvir, i cili është ministri i ri i sigurisë së brendshme dhe Bezalel Smotrich, i vetquajtur si “homofob krenar” është në pozitën e portfolios financiare. Edhe vet Netanyahu nuk është avokat i sundimit të ligjit, duke bërë çdo gjë dhe gjithçka për t’u ngritur në pushtet dhe t’i shmanget llogaridhënies për praktika korruptive. Por ta veçosh atë si një “ministër krimi” dhe qeverinë e tij si “shkatërrim të demokracisë izraelite” është shumë e vështirë. Nuk ka pasur asnjë kryeministër izraelit që të mos ketë qenë një kriminel me duar të lyera me gjakun e palestinezëve dhe nuk ka pasur asnjë qeveri izraelite që ta ketë mbështetur demokracinë. “Shteti demokratik” izraelit është dhe ka qenë gjithmonë një mit, një iluzion i ndërtuar për të mbështetur shtypjen e popullit palestinez dhe për të vazhduar shpronësimin e tij. Mjafton të shohësht se kush u paraqit në protestat “pro-demokratike”. Ishte ish-kryeministri dhe ministri i mbrojtjes, Benny Gantz, i cili është akuzuar për krime lufte gjatë luftës së vitit 2014 në Gaza. Ai i tha turmës se ata duhet të luftojnë në “të gjitha mënyrat ligjore për të parandaluar një grushtshtet”. Më pas ishte ish-ministrja e jashtme Tzipi Livni, e akuzuar gjithashtu për krime lufte në Gaza, por për luftën e vitit 2009 në Rrip. Ajo deklaroi: “Së bashku do të mbrojmë shtetin,sepse është për të gjithë ne”. Por, vetëm “për të gjithë ne” nuk është. Kjo u bë e qartë kur turma u kthye armiqësore ndaj numrit të vogël të anti-Zionistëve që u shfaqën në protestë me flamuj palestinezë. Ato u rrëzuan shpejt nga protestuesit e tjerë “prodemokratë”. Vlen gjithashtu t’i hedhim një sy institucionit që Netanyahu akuzohet se ka sulmuar: Gjykatën Supreme të Izraelit, e cila mbikqyr angazhimin e regjimit izraelit ndaj kuadrit të tij kushtetues, i njohur gjithashtu si Ligjet Themelore. Protestuesit thonë se është një ent i rëndësishëm që, nëse shkatërrohet, do të pakësojë kontrollet dhe ekuilibrat brenda shtetit izraelit. Mirëpo, rekordi i gjatë i vendimeve të Gjykatës së Lartë kundër të drejtave palestineze vë në pikëpyetje nëse ajo ka mbajtur ndonjëherë kontrolle dhe balance mbi fuqinë absolute ushtarake izraelite ose më mirë nëse ka dhënë një furnir ligjor për krimet e regjimit izraelit kundër popullit palestinez. Për shembull, në një vendim të vitit 2018 mbi rregulloret e zjarrit të hapur të përdorura nga ushtria izraelite gjatë Marshit të Kthimit në Gaza, gjykata arriti në përfundimin se ushtria iu përmbajt parimeve të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, gjë që në mënyrë të hapur nuk është ky rasti. Gjatë dy vjetëve që u mbajt marshimi, 214 palestinezë të paarmatosur u vranë dhe dhjetëra mijëra u plagosën (si rezultat, shumë nga ta mbetën invalidë), për shkak të të shtënave të padiskriminuara nga ushtria izraelite. Në muajin korrik, e njëjta gjykatë vendosi se një vendbanim ilegal hebre i ndërtuar në tokën palestineze në pronësi private në Bregun Perëndimor ishte i ligjshëm, duke i hapur rrugën konfiskimeve masive të tokës së pushtuar palestineze, që përbën një krim lufte. Në të njëjtin muaj, gjykata miratoi gjithashtu heqjen e shtetësisë së qytetarëve palestinezë të Izraelit nëse ata konsiderohen “të pabesë”. Këto janë vetëm disa shembuj nga shumë prej tyre që tregojnë se si Gjykata e Lartë izraelite ka sanksionuar vazhdimisht shkeljet e të drejtave palestineze që nga themelimi i saj. Natyrisht, ky fakt është injoruar plotësisht nga protestuesit, të cilët e shohin atë si një institucion që garanton të drejtat e tyre. Në të vërtetë, legjislacioni i reformës gjyqësore së bashku me agjendën ultrakonservatore të ndjekur nga aleatët e ekstremit të djathtë të Netanyahut i ka vënë zionistët liberalë në gjendje paniku. Liritë e tyre, të cilat kanë ardhur gjithmonë në llogari të të drejtave të palestinezëve, janë gati të rrënuara. Ata nuk do të jenë më në gjendje të shpallin me gëzim se shteti i tyre është një fener drite në një regjion të egër ndryshe. Fasada e Izraelit ka filluar të bie dhe regjimi i saj po ia zbulon të vërtetën e vështirë botës: që themeli i saj në thelb është antietik për demokracinë. Si ndryshe mund të përshkruhet një entitet që u ndërtua mbi spastrimin etnik të njerëzve tjerë dhe zbaton një regjim aparteidi? Si ndryshe mund të përshkruhet një regjim, që mban një grup të tërë të njerëzve të mbyllur? Si ndryshe mund të përshkruhet një regjim, ligjet themelore të të cilit mbrojnë epërsinë për një grup të qytetarëve ndaj një tjetri? Po që se qeveria e të djathtës ekstreme e Netanyahut bie nesër, asgjë nga kjo nuk do të ndryshonte. Në fakt, protestuesit ‘pro-demokracisë” nuk duan ta ndryshojnë. Kjo është për shkak se ata duan ta ruajnë epërsinë hebreje dhe aparteidin izraelit nga Lumi Jordan deri te Deti Mediterran më shumë se çkado tjetër. Opinion i botuar në Al-Jazeera, nga Yara Hawari, studiuese e Politikës Palestineze në rrjetin palestinez politik Al-Shabaka, përkthyer nga Klankosova.tv