Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani mund të ketë lëshuar forca të cilat s’mundet t’i kontrollojë më

123
string(12) "Robert Clark" string(81) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/06/Robert-Clark1-e1707384898136.jpg"
nga Robert Clark 08.02.2024 10:34
Robert Clark
Robert Clark

Ngjarjet në Lindjen e Mesme mund të jenë gati të dalin nga kontrolli. Me Hamasin në Gaza, Hezbollahun në jug të Libanit dhe Houthit në Jemen, ku që të gjithë shenjestërojnë Izraelin dhe Perëndimin, e dora e Iranit shtrihet gjatë. Por a është Teherani në rrezik që të humbë kontrollin e përshkallëzimit që nisi?

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, anijet britanike dhe amerikane u vunë sërish në shënjestër nga Houthis, pas raundit të tretë të sulmeve hakmarrëse kundër infrastrukturës ushtarake të grupit terrorist, në thellësi të shkretëtirave veriore të Jemenit. Gjithashtu, ShBA ka kryer sulme kundër grupeve të milicisë në Irak dhe Siri si hakmarrje për sulmin tronditës me dronë të javës së shkuar në Jordani, që vrau tre pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe plagosi më shumë se 40 të tjerë.

Ekziston pak dyshim që Irani ka një interes të përdorë forcat e veta përfaqësuese për të kryer operacione ushtarake kundër Perëndimit. Për të vetmen gjë, nuk është mjaftueshëm i fortë për të fituar një përballje të drejtpërdrejtë.

Kështu që ushtria iraniane dhe këshilltarët e saj janë të përfshirë me Houthis, për të siguruar koordinatat e shënjestrës për raketat balistike të furnizuara nga Teherani të cilat kanë cak anijet në Detin e Kuq. Milicitë irakiane dhe siriane – të cilat kanë kryer rreth 200 sulme kundër forcave amerikane që nga tetori i kaluar – janë mikpritëse për personelin ushtarak dhe infrastrukturën iraniane nëpër kampet e tyre terroriste. Ky rrjet i siguron Teheranit një shkallë të mohueshmërisë strategjike.

Ky i ashtuquajtur “bosht i rezistencës” ishte koordinuar më parë nga Qasem Soleimani, kreu i Gardës Revolucionare Islamike – Forcave Quds, deri në vrasjen e tij nga Shtetet e Bashkuara kur Donald Trump ishte president. Një nga qëllimet e vrasjes së tij mendohet të ketë qenë prishja e lidhjeve midis regjimit në Teheran dhe zëvendësve të tij në të gjithë Lindjen e Mesme, në mënyrë që të dobësohej aftësia e tyre për të shkaktuar kaos gjithandej rajonit.

Tani ka spekulime në qarqe mbrojtëse se kjo strategji, sidoqoftë, mund të ketë qenë mjaft e suksesshme. Me të vërtetë, rreziku mund të jetë që kreu i ri i Forcave Quds, Esmail Qaani – një figurë krejt ndryshe nga Soleimani – të ketë lëshuar forca që ai nuk është më në gjendje t’i udhëheqë.

Kjo do të mund ta bënte edhe më të rëndësishme për Perëndimin që t’u jepte fund sulmeve nga grupe të tilla si Houthis dhe të rivendoste një pengesë të kuptimtë. Është e qartë që sulmet e ShBA-së dhe Britanisë në Jemen nuk kanë arritur të degradojnë përherë aftësinë e këtij grupi për të ndërprerë, për shembull, transportin perëndimor. Ndërsa Hezbollahu nuk ka nisur ende një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, mund të bëhet shumë më shumë që t’u tregohet terroristëve se përgjigja nga Perëndimi do të ishte shkatërruese nëse ata zgjedhin që ta bëjnë atë.

Ndërkaq vetë Iranit nuk i është dhënë një insentivë e mjaftueshme për të frenuar grupet që ka mbështetur prej kohësh. Perëndimi duhet të tërhiqet, fort. Amerika duhet të qëndrojë e palëkundur dhe të godasë kundër objektivave – atyre që kanë kuptim, jo kampeve të zbrazura – në mënyrë që ta detyrojë Iranin të tërhiqet dhe t’i braktisë në tërësi këto grupe, përpara se terroristët të shkaktojnë një përshkallëzim më të gjerë.

Nëse Irani dështon që t’i shtensionojë përfaqësuesit e vet, atëherë objektivat e raketave lundruese amerikane duhet të rriten. Ne duhet të jemi të guximshëm kur përballemi me Iranin. Siç ka thënë Winston Churchill, “Nuk mund të arsyetoni me një tigër, kur koka juaj është në gojën e tij”.

Robert Clark është Drejtor i Njësisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë në Civitas. Para kësaj, ai shërbeu në Ushtrinë Britanike.

Shkrimi origjinal është botuar në “The Telegraph”, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme