Historia e Kosovës e ndërtuar mbi tri pyetje 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 15.09.2021 13:38 15.09.2021 13:38 E gjithë historia e Kosovës, që prej okupimit në vjeshtën e vitit 1912-të, deri në pavarësimin e saj, në dimrin e vitit 2008-të, ka mundur të përshkruhet me tri pyetje, ku në njërën gjithmonë është ditur përgjigjja, e në dy të tjerat, përgjigjet kanë qenë reflektim i rrethanave në Kosovë, në rajon dhe në Evropë, i raportit të forcave në mes shqiptarëve dhe serbëve, i potencialit politik dhe ushtarak të shqiptarëve të Kosovës. Pyetja e parë, në të cilin është ditur qëmoti përgjigjja është: Çka duhet të ndodhë me Kosovën? Kosova një herë pa të drejtë është shkëputur nga shteti i parë shqiptar (në vitet 1912, 1913), pastaj, gjithmonë në kundërshtim me çdo të drejtë të mundshme politike dhe etnike, ka mbetë në një shtet të huaj (në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe pastaj, në RSFJ), teksa përbërja etnike e saj, dhe ajo mëvetësia territoriale (me kufijtë e njohur), nuk kanë pasur alternativë tjetër pos që statusi i Kosovës të jetë konsekuencë apo reflektim i vullnetit të kombit shqiptar në Kosovë. Zatën, rasti i Kosovës, në këtë aspekt, ka qenë, së bashku me atë të Sllovenisë, në atë përbërjen e njësive federale të ish-RSFJ-së, më i qarti kur bëhej fjalë për identetitin etnik dhe për rezultatin politik që duhet të prodhojë ky identitet. Por, dy pyetjet të cilat i janë qepur kësaj të pares, duke mëdyshur, apo thënë më mirë, duke e ndërlidhur një të drejtë themelore me situatën konkrete në Kosovë, në shtetin e përbashkët (me të tjerët), dhe me Rendin ndërkombëtar, kanë qenë gjithmonë këto: Nëse dihet çka duhet me ndodhë me Kosovën, nuk dihet si dhe kur Kosova do ta përqafojë fatin politik të cilin e meriton. Shembulli i parë që të shfaqet në këtë kontekstin e këtyre tri pyetjeve që janë të lidhura detyrimisht njëra me tjetrën, ka të bëjë me Lëvizjen politike paqësore për pavarësinë e Kosovës. Kjo e drejtë që ishte të thuash e natyrshme në rastin e Kosovës, fitoi peshë të veçantë në një ambient krejtësisht të ri politik dhe historik pas zhbërjes së ish-RSFJ-së (në vitin 1991), dhe prishjes së Rendit Ndërkombëtarë të bazuar në ‘Luftën e Ftohtë’ (në vitet 1989-1991). Kjo mësymje e shqiptarëve të Kosovës, megjithatë, sado e drejtë që është trajtuar edhe ndërkombëtarisht, ka ngecur në mungesën të atyre përgjigjeve në pyetjet: kur dhe si Kosova mund të bëhet shtet. U dasht të bëhej lufta, e prirë nga UÇK, në vitet 1998, 1999, që të gjinden udhët që lidhnin një të drejtë themelore të popullit të Kosovës, për të vendosur për fatin e vet, me çlirimin e Kosovës nga Serbia, në qershorin e vitit 1999. Pra, dhjetë vjet kanë kaluar prej pyetjes finale të vitit 1989, (kur u themelua Alternativa kosovare), deri tek çlirimi i Kosovës në vitin 1999. Shembulli i dytë që të shtjellohet këtu ka të bëjë me procesin e pavarësimit të Kosovës. Në atë periudhën e ndërtimit të Administratës ndërkombëtare në Kosovë (UNMIK-ut), pra, prej verës së vitit 1999, të thuash nuk ka pasur diplomat perëndimor (dhe jo vetëm perëndimor), qoftë në Prishtinë apo në të gjitha kryeqytetet e Perëndimit, i cili nuk e ka ditur fare qartë se çka duhet të bëhet me Kosovën, në përfundimin e kësaj qeverisjeje ndërkombëtare. Të gjithë e kanë ditur që si thuhet, të gjitha urat në mes të Kosovës dhe Serbisë janë djegur, që asnjë aranzhman politik dhe shtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë, dhe që Kosova, herët a vonë, varësisht prej rrethanave në Kosovë, në Serbi, në rajon dhe në Evropë, duhet të bëhet shtet i pavarur. Si dhe kur Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur, nisi të shpjegohet në vitin 2002, me miratimin e Planit ‘Standardet para Statusit’, të përgatitur nga Michael Steiner, PSSP-ja i tretë në Kosovë. Supozohej që kur Kosova do t’i përmbushë këtë Standarde, do të mund të adresohej dhe zgjidhej statusi i Kosovës. Dihet çka ndodhi në ato vitet 2002-2005, me rëniet dhe ngritjet në Kosovë, derisa mbërritëm në vjeshtën e vitit 2005, kur me emërimin e Martti Ahtisaarit Emisar Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (Kofi Annanit) për zgjidhjen e statusit të Kosovës, nisi të artikulohej përgjigja në ato dy pyetjet: Kur dhe si Kosova do të bëhet shtet i pavarur. Mbikëqyrja fillestare ndërkombëtare, prania civile dhe ushtarake ndërkombëtare, adresimin e veçantë i të drejtave të komunitetit serb, trajtimi i trashëgimisë religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, janë, në pikat e shkurtëra përgjigjet në pyetjet si u bë Kosova shtet i pavarur. Ndërsa koha e shpalljes së pavarësisë, me 17 shkurt të vitit 2008-të, ishte bashkërenditur në mes autoriteteve më të larta të Kosovës, SHBA-së dhe BE-së. Sidoqoftë, u dashtën të kalojë të thuash nëntë vjet, prej vitit 1999-të deri në vitin 2008-të, që të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës. Shembulli i tretë që do të trajtohet në këtë shkrim ka të bëjë me raportet e Kosovës dhe Serbisë, apo me statusin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që duhet të marrë trajtën finale të një Marrëveshjeje Gjithpërfshirëse për normalizimin e këtyre marrëdhënieve. Çka duhet të bëhet këtu, me këto raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, si në rastin edhe të definimit të statusit të Kosovës, nuk ka diplomat në Perëndim që nuk e di. Administrata Amerikane (si ajo e Presidentit Biden, ashtu edhe ajo e Presidentit Trump), e ka bërë të ditur edhe publikisht që thelbi i kësaj Marrëveshjeje është njohja reciproke në mes të dy shteteve. Këtë e thonë, por me zë të ulët, dhe jo për publikun, edhe të gjithë politikanët relevantë evropianë. Këtë zatën e tha, në mënyrë të veten, edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në konferencën për shtyp të mbajtur në Beograd, pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, këtë të hënë, me 13 shtator. Por, Merkel paralajmëroi që ky proces mund të zgjasë, apo, që nuk dihet kur dhe si do të bëhet Marrëveshja Ligjësisht Obligative për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të ndërtohet mbi njohjen reciproke. Kjo, për shkak që vet BE-ja nuk e di si kur dhe si duhet të integrohen në Bashkimin Evropian gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, teksa e di mirë që kjo përmbyllje e zgjerimit të BE-së me këto shtete është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.
Big Brother VIP Xhuli drejtuar Mbresës: Mos mi derdhë lotët ndër sytë e këtyre, armikut si tregohen pikat e dobëta (VIDEO) 6 orë më parë