Gjendja me Covid-19 po përkeqësohet, çfarë duhet të bëjmë? 123 string(11) "Izet Sadiku" NULL nga Izet Sadiku 11.07.2020 18:14 11.07.2020 18:14 Situata epidemiologjike me COVID19 në Kosovë tash veç ka dal nga kontrolli me paraqitjen e numrit të madh të rasteve të infektuara , në 4-5 ditët e fundit kemi çdo ditë mbi 200 raste të reja me COVID-19 nga rreth 400 teste të bëra, që i bien mbi 50% të të testuarëve. Është pritur që pas largimit të masave të mbylljes, do të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID19, por do të duhej vazhdimisht lirimi i masave të përcillej me numrin e rasteve të reja dhe rasteve që kërkojnë trajtim spitalor me qëllim që ky numër mos ta rrezikoj funksionimin e institucioneve shëndetësore, duke i ngarkuar ato mbi kapacitetin e tyre. Faktikisht tani jemi në situatë të tillë ku numri i rasteve të cilët kërkojnë hospitalizim është shumë i lartë dhe po rrezikohet puna e Klinikës Infektive dhe klinikave tjera jo vetëm për mungesë të hapësirave por edhe për shkak të numrit të vogël të stafit pasi një pjesë e tyre tash janë infektuar(rreth 420 punëtorë shëndetësore janë të infektuar që është diku mbi 9% e të infektuarve në Kosovë). Situata e krijuar tani imponon marrjen e masave tjera me qëllim të përballimit të situatës. IKSHP do të duhej të dal me vlerësim të situatës dhe propozimin e masave që duhet ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të situatës në të cilën jemi. Vlerësimi duhet të ketë parasysh : numrin infeksioneve të reja në ditë, numrin e pacientëve të pranuar në spital brenda ditës numrin e vdekjeve brenda ditës dhe numrin e pacientëve në kujdesin intensiv. Të gjitha këto parametra na tregojnë se situata në Kosovë është shumë e rënduar por mos me thanë alarmante! Për këtë mund të ju referoheni edhe rangimeve ndërkombëtare për e vlerësimin e numrit të rasteve të reja të analizuar nga 12-26 qershori në vendet Europiane ku Kosova rangohet si vendi i tretë në Evrope me numrin më të madh të rasteve pas Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e cila po flitet se është opsion do të ketë efektet e veta të mira siç janë: Do të zvogëlonte numrin e rasteve të reja, Do të zvogëlonte numrin e të hospitalizuarëve dhe Do të zvogëlonte numrin e të vdekurve Por në të njëjtën kohë, do kishte efektet negative siç janë: Do të rriste problemet e shëndetit mendor Do të rriste dhunën në familje dhe Do të ndikonte në përkeqësimin e gjendjes ekonomike. Për këtë arsye nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme do të duhej që të ketë një plan konkret i cili do të merrte parasysh këto çështje. Rritjen e numrit të testimeve përmes rritjes së numrit të qendrave për testim qoftë në sektorin publik po ashtu edhe privat duke bërë legalizimin e qendrave private për testim , të monitoruara nga institucionet shtetërore, Fillimi i testimeve seologjike, kështu do të dihej sa mund të jetë numri i atyre që e kane kaluar sëmundjen, Rritja e shtretërve në Klinikën Infektive dhe klinikat tjera dhe Mjekimin Intenziv, Rritja urgjente të mjekëve duke pranuar specializantë të rinj në fushat si më poshtë: Sëmundje infektive, Mikrobiologji, Shëndet publik dhe Anesteziologji, Pranimi i infermierëve dhe teknikëve të mikrobilogjisë. Menaxhimi i problemeve të shëndetit mendor Një plan të detajuar për përkrahje financiare të institucioneve publike dhe private që pësojnë nga gjendja e jashtëzakonshme Krijimi i listave të personave me sëmundje kronike dhe të të moshuarve të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundja dhe më pas Plani i detajuar për hapje i cili do të duhet të fokusohet kryesisht në respektimin e masave të parandalimit: përdorimi i obligueshëm i maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, Monitorimi rigoroz i respektimit të masave i përcjellur me dënim për mosrespektim të masave Krijimi i një strategjie të edukimit masiv mediatik për sensibilizim të opinionit rreth pandemisë sepse mungesa e saj ka krijuar huti tek njerëzit dhe një numër i madh i tyre nuk besojnë në ekzistimin e COVID19 Këto do të ishin disa nga masat për futjen në kontroll të pandemisë COVID19 dhe do të duhej të fillonte funksionimi i“bashkëjetesës” me COVID19 deri në zbulimin e vaksinës ose barnave për trajtimin e sëmundjes.