Faleminderit kolegë! 123 string(22) "Sqarim nga Klan Kosova" string(75) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/05/Konkurs-ne-Klan-Kosova.jpg" nga Sqarim nga Klan Kosova 16.06.2023 10:24 16.06.2023 10:24 Dy ditët e kaluara ishin të rënda për Klanin. Televizioni më i madh në vend është njoftuar nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë se do t’i hiqet certifikata e biznesit. Ky njoftim është marrë me shqetësim nga Klan Kosova. Po jo vetëm nga televizioni. Vendimi i ARBK-së është parë si joligjor, i padrejtë, i paprecedentë dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes e demokracinë edhe nga shumë gazetarë, organizata mediatike vendore dhe ndërkombëtare, shoqata të mbrojtjes së lirisë së shprehjes, politikanë kosovarë e të huaj, misione të ndryshme që suportojnë demokracinë dhe medien e lirë, por edhe ambasada e ambasadorë. Të gjithë këta e këto i kanë ofruar mbështetje të pakushtëzuar Klanit dhe njëkohësisht të drejtës për liri të medies dhe liri të shprehjes. Masive ishte edhe përkrahja e shikuesve, lexuesve, dëgjuesve dhe qytetarëve jo vetëm në Kosovë, por gjithandej ku flitet shqip. E paprecedentë për të mirë ishte mbështetja që Klan Kosovës i dhanë shumica dërmuese e mediave vendore, duke përfshirë këtu portale e televizione. Këto të fundit, bënë diçka që ndodh rrallë dukë vendosur logon e Klan Kosovës në ekranet dhe ballinat e tyre. Kjo i ka bërë ata që punojnë në Klan të ndihen shumë mirë dhe ta kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë sfidë të rëndë. Prandaj, gjithsecili në Klan, e falënderon me zemër, gjithsecilin medium që na u gjend afër në këtë situatë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.