Edhe më kushte Ulrike Lunaçek? 123 string(8) "Jon Leka" NULL nga Jon Leka 17.05.2016 23:33 17.05.2016 23:33 Le ta modifikojmë e miniaturizojmë titullin dhe temën e filozofit gjerman Rüdiger Safranski: “Sa globalizëm duron njeriu?“ – si pyetje të re: edhe sa kushtëzime duron demokracia kosovare si sistem para se të çoroditet fare? E kemi fjalën për vizat. Kosovarët duan vizat. Të enden lartë poshtë me pasaporta të dyshimta, por pa u paguar haraç konsulentëve të korruptuar ambasadave të huaja, si gjithë tjerët e rajonit, pra. Për këtë ata duhet: – Të jetësojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe. – Të ratifikojnë Demarkacionin – Të luftojnë korrupsionin – Të shkyçin demokracinë pluraliste sa herë ta thonë miqtë e saj Vetëm këto a? Hiçgjë tjetër? Kjo nuk është korrekte. Serbët duhet të përgjaken duke hequr dorë nga Telekomi! Ç’ tragjedie, ç’ padrejtësie? Kështu nuk bën! Në Kosovë s’ka çka thotë demosi? As Gjykata Kushtetuese, as institucionet tjera. Kryesorja ka thënë Brukseli. Demokracia – kush ka parë diell me demokraci? Askush! E di këtë punë mirë ngase jetoj në një vend si Zvicra ku demosi ta çanë kokën dhe nuk le qeverinë as frymë të marr pa e zhvat referendumeve. Le të pyesim edhe njëherë prej fillimit dhe më seriozisht: Si ta quajmë këtë sistem politik kaq të kushtëzuar? Brukselokraci? Edhe një pyetje që së paku moralisht duhet të ju prek: Pse gjithë këto privilegje ndaj shtetit serb, i cili, për dallim nga ky i Kosovës, lufton ekzistencën e të fundit; çmendet gjatë çdo aderimi të tij në institucione ndërkombëtare; fyen e përdhos çdo gjë verbalisht e politikisht si dikur kur ishte duke ushtruar gjenocidin më johuman të mundshëm aty dhe jo vetëm aty? Edhe çka duhet të dëshmojnë kosovarët që janë proevropianë fanatikë në sjellje, politikë, kulturë? Edhe çka që t’i privilegjoni edhe ata së paku 10% nga masa e asaj siç bëni me serbët? Edhe çka duhet të bëjnë ata pas shkyçjes të demokracisë pluraliste, për të cilën liri vuajtën aq shumë, që ju dhe gjithë tjerët miq të dashur të filloni të bëheni objektiv dhe të kërkoni reciprocitet madje edhe nga xhelatët e tyre të djeshëm. Vetëm drejtësi, barazi, trajtim të barabartë të palëve dhe asgjë tjetër! Kjo nuk është korrekte. Kjo kolumne është shkruar enkas për KlanKosova.tv