Dy ngjarje të mira dhe dy marrëveshje të këqia - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy ngjarje të mira dhe dy marrëveshje të këqia

123
string(12) "Ardian Gjini" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/11/Ardian-Gjini.jpg"
09.11.2015 12:48
MSA dhe UNESCO, e para tanimë e kryer, dhe e dyta shumë e mundshme dhe e shumëpritur, e kanë historinë e vet. Mund të thuren lavde e kritika. Mund t’i atribuohen meritat shumëkujt. Mund të spekulohet se edhe këmbëngulja e opozitës për dy tema tjera (të këqija) ka ndikuar që Kosova t’i marrë edhe nja dy a tri ‘karrota’, pas gjithë goditjeve të cilat po i merr qe një kohë, gjithsesi edhe me fajin e vetë

Në gjithë lëmshin e ngjarjeve, të mira e të këqija, janë disa “margaritarë” që e shpjegojnë më së miri mendësinë e qeverisë Mustafah dhe arsyen pse ky i fundit duhet të japë dorëheqje.

 Ngjarje të mira mund të veqohen dy. Së pari, ratifikimi i MSA nuk mund të quhet ndryshe përpos se moment shumë i rëndësishëm në historinë e shkurtër të ekzistencës së shtetit të Kosovës; dhe së dyti, anëtarësimi i Kosovës, në ditën e sotme, në UNESCO, shpresojmë të jetë lajm që e shpërthen një pengesë edhe më të madhe në rrugën e vendit tonë drejt të qenit i barabartë në bashkësinë e kombeve. Të dyja këto ngjarje, e para tanimë e kryer, dhe e dyta shumë e mundshme dhe e shumëpritur, e kanë historinë e vet. Mund të thuren lavde e kritika. Mund t’i atribuohen meritat shumëkujt. Mund të spekulohet se edhe këmbëngulja e opozitës për dy tema tjera (të këqija) ka ndikuar që Kosova t’i marrë edhe nja dy a tri ‘karrota’, pas gjithë goditjeve të cilat po i merr qe një kohë, gjithsesi edhe me fajin e vetë.

Të këqija vazhdojnë të mbesin ‘demarkacioni dhe asociacioni’.

Një plak, një ditë, e komentoi situatën në një mënyrë shumë autentike dhe të kuptueshme për shqiptarët e Kosovës. “Po na thonë se na jemi miqt tuaj, por një pjesë e katunit iu ka leçit. E nëse ia jepni njanit kojshi një copë toke, e atij tjetrit ia lejoni me e lavru token tuaj, ku të dojë e si të dojë, nja 100 vjet, NASHTI ju pranojmë me hy në odë”! tha plaku!

Por as ky spjegim autentik nuk është tema e sotme.

Ajo për të cilën do të shkruaj janë FAKTET!

Kryeministri dhe disa nga vartësit e tij po e përdorin shumë shpesh shprehjen ‘sjellni faktet’, si kundërpërgjegje banale kundrejt akuzave për gabimet e komisionit qeveritar për demarkacion. Kjo kërkesë e qeverisë për opozitën është më idioteskja nga të gjitha. Kjo kërkesë e shpjegon më së miri mendësinë e qeverisë Mustafa.

Së pari, kërkesa e tillë në mënyrë absolute e shpjegon indiferencën e skajshme dhe, pa asnjë dyshim, me elemente tradhtare, të qeverisë. Nëse një qeveri ballafaqohet me dyshimin e bazuar se vendi po humbet territor për shkak të një marrëveshjeje të keqe, ajo qeveri do t’i gjejë faktet vetë, në një afat rekord dhe do të dalë me një qëndrim. Qeveria jonë, me fjalë tjera, po thotë: opozitë, meqenëse po insistoni, gjeni faktet që e dëshmojnë se po humbasim territor. Nëse nuk i gjeni, sa për ne, edhe i humbasim 8 mijë hektarë të Rugovës, sepse ne tanimë e kemi nënshkruar. Aq më tepër, as që po i shikojnë faktet tanimë të bollshme.

Së dyti, mënyra e tillë e kërkimit të ‘fakteve’ tregon se qeveria jonë është vënë në pozitë asnjënëse kundrejt territorit të vetë. Ky fakt, në aspektin demokratik, e bën qeverinë aktuale të Kosovës plotësisht të delegjitimuar për të vazhduar me qeverisjen e vendit.

Faktet, në mënyrën si po i kërkon qeveria e zotit Mustafa mund t’i kërkojë një komision i jashtëm arbitrazhi, e jo qeveria e cila është betuar që ta mbrojë territorin dhe Kushtetutën.

Së treti, kjo qeveri, e cila tanimë po lë të kuptohet se edhe vetë e ka kuptuar se ka gabuar rëndë me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacionin, po lë dyshim të thellë nëse me të vërtetë është e interesuar që ta përmirësojë gabimin. Kjo qeveri po e dëshmon se është më e vullnetshme të humbasë territor të shtetit se sa të humbas pushtet, qoftë edhe me dorëheqjen e vetëm një ministri apo të shkarkimit të një komisioni qeveritar.

Vetëm ky FAKT duhet të jetë i mjaftueshëm që kryeministri Mustafa të japë dorëheqje. Më keq nuk mund të bëhet.

lajme të ngjashme