Disa variante dhe një stad i ri në rrënimin e kredibilitetit 123 string(12) "Ardian Gjini" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/11/Ardian-Gjini.jpg" nga Ardian Gjini 26.10.2015 14:58 26.10.2015 14:58 Credibility Gap përkthyer thjeshtë do të thotë hendeku (zbrazëtira) në kredibilitet ose në verzionin me një fjalë Turke që përdoret shpesh, boshllëku në kredibilitet. Ndërsa e shpjeguar drejtë, ky togfjalësh i gjuhës Angleze nënkupton dallimin në mes asaj që duket (apo thuhet) se është duke ndodhur dhe asaj që është duke ndodhur në të vërtetë. Shpeshherë përdoret edhe si eufemizëm, në vend të fjalës gënjeshtër; ose rrenë. Është me të vërtetë një arritje e madhe, ta marrësh një komb të ndarë, të zhytur në luftë, me vetëbesim të humbur, të çorientuar nga intelektualët pa asnjë parim, dhe t’i japësh shtytje dhe qëllim… Fjalë të Henry Kissinger drejtuar Richard Nixon cituar nga John Lewis Gaddis në “The Cold War” Përkthyer nga unë Këto fjalë në mënyrë të jashtëzakonshme e shpjegojnë arritjen politike të Presidentit Nixon të SHBA. Por ky President u largua nga Shtëpia e Bardhë për shkak të aferës Watergate. Një aferë e cila në shumicën e shteteve do të kishte qenë tepër e vogël për ta ndjekur penalisht një President të suksesshëm. Por në SHBA, sundimi i ligjit qëndron mbi arritjet politike (ibid) Në teori po se po, por edhe në praktikë, shkelmimi publik i sundimit të ligjit nga zyrtarët dhe institucionet më të larta të shtetit dhe nga institucionet e drejtësisë, krijon kushte për sjellje anarkiste dhe për vetëgjyqësi; i jep frymë ‘revolucionarizmit’ politik të cilitdo lloj. Aq më tepër, në sytë e publikut krijon hendek në kredibilitet jo vetëm vis-à-vis një zyrtari ose institucioni por ndaj gjithë akterëve të rëndësishëm dhe gjithë kompleksit institucional të shtetit. Ky hendek pastaj vazhdon të vetushqehet dhe të rritet eksponencialisht. Një numër i caktuar i zyrtarëve dhe institucioneve jo kredibile shpejt e rrënojnë kredibilitetin edhe të akterëve që e kanë pasur një kredibilitet, mu për shkak të shkelmimit të sundimit të ligjit. Në sytë e publikut kjo ndodh në disa varianta. Varianta e parë është ajo kur akterëve të cilët perceptohet se e kanë kredibilitetin dhe fuqinë për të bërë ndryshim pozitiv (e ata akterë mund të jenë parti politike ose liderë, gjykata, shoqëri civile dhe media, e në rastin tonë edhe ambasada) në fakt iu mungon fuqia. Në këtë variant, kredibiliteti i tyre bie viktimë e rrethanave dhe e fatit dhe humbet, logjikisht pa të drejtë. Varianta e dytë është kur akterët të cilët perceptohen se e kanë kredibilitetin dhe fuqinë për të bërë ndryshim pozitiv, dhe faktikisht e kanë atë, për një arsye ose një tjetër vendosin të mos e bëjnë ndryshimin. Në këtë variant, këta akterë e rrënojnë vet kredibilitetin e tyre dhe me siguri se edhe i bëjnë kalkulimet. Një parti politike mund të vendosë që ta këmbejë kredibilitetin me pjesëmarrje në pushtet. Një gjyqtar mund ta këmbejë me vendin e punës apo me ndonjë favor tjetër, një medium mund ta këmbejë kredibilitetin me shpëtim nga falimentimi, dikush tjetër për shkak të ndonjë ryshfeti, etj. Varianta e tretë në një formë e lidhur me të dytën, është shumë më e vrazhdë e përbën stadin e fundit të rrënimit total të kredibilitetit të gjithë kompleksit institucional. Në këtë variantë, institucionet me kredibilitet edhe ashtu të rrënuar (të korruptuara dhe të lidhura drejtpërdrejtë me krimin e organizuar) i shndërrojnë në instrument të vetin shumë nga akterët të cilët kanë rezistuar për një kohë që të instrumentalizohen, aq më tepër, ndërtojnë akterë të rinj krejtësisht në cilësinë e instrumentit. Në këtë stad, disa mediume (instrumente) përdoren për ta rrënuar kredibilitetin e atyre që ende iu ka mbetur; aparati shtetëror përdoret për t’i shpërblyer të dëgjueshmit dhe për t’i dënuar të padëgjueshmit; gjyqet për të njëjtat arsye. Në këtë stad, krimi i organizuar i cili ka akumuluar shumë pushtet dhe mjete financiare arrin të korruptojë edhe diplomatë e ish diplomatë. Me fonde publike paguan lobistë e zyrtarë aktiv të cilët shndërrohen në mbështetës të akterëve jokredibil dhe, poashtu, punojnë në rrënimin e kredibilitetit të atyre që iu ka mbetur ende. Në Kosovë ka shembuj të mjaftueshëm për ta mbështetur këtë argument dhe të gjithë akterët, si ata kredibil si ata jokredibil, e dinë. Në këtë stad, akterët me kredibilitet të brendshëm të rrënuar fillojnë të perceptohen si kredibil vetëm për një arsye, ruajtjen e “stabilitetit”, edhe ashtu plotësisht të krimbur nga brenda. Këta akterë kanë akumuluar aq shumë pushtet të brendshëm sa të kërcënojnë edhe me destabilizim, nëse i humbasin privilegjet. Patjetër se për arritjen e këtij stadi faj kanë të gjithë. Disa se kanë vepruar gabueshëm e disa sepse nuk kanë vepruar fare. Por më së paku faj kanë ata që provojnë ta luftojnë këtë gjendje; duke u përballur me instrumentet për rrënim të kredibilitetit dhe fuqisë goditëse të pushtetit të korruptuar, duke u përballur me ruajtësit e “stabilitetit” edhe ashtu të krimbur nga brenda. Në sytë e publikut, kredibiliteti i të gjithë kompleksit institucional dhe akterëve është vënë në pikëpyetje. I disave për shkak se e udhëheqin rrënimin dhe as që iu bën, i disa tjerëve për shkak se e kanë këmbyer atë, e disa tjerë janë përbaltur duke u ballafaquar me instrumentet e krimit të organizuar. Shumë pak njerëz kanë mbetur kredibil në sytë e publikut. Këta të fundit në fakt nuk kanë bërë asgjë, as nuk kanë këmbyer diçka e as nuk ia kanë zënë rrugën krimit e korrupsionit, që do t’i bënte eventualisht cak të instrumenteve.