Disa paqartësi mbi grevën e BSPK-së 123 string(10) "Ndue Kalaj" string(58) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/09/1-167.jpg" nga Ndue Kalaj 19.09.2022 14:00 19.09.2022 14:00 Nëse analizohet Greva e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që nga momenti i vendimit për mbajtjen e grevës e deri më tash, dalin disa paqartësi që kërkojnë sqarim! I. Meqë vendimin mbi mbajtjen e grevës në nivel të BSPK-së, e merr sipas Statutit të BSPK-së, Këshilli Drejtues i BSPK-ës me 2/3, e anëtarëve të tij,/neni 24. paragfi 24 , i statutit, andaj shtrohet pyetja: A e ka marrë këtë vendim këshilli drejtuar apo ndonjë organ tjetër i BSPK-së. Nëse vendimin për grevën e BSPK-së e ka marrë KD i BSPK-së, shtrohet pyetja kush e ka votuar atë vendim, meqë Sindikata e Shëndetësisë nuk mban grevë, meqë Sindikata e Policisë nuk mban grevë, meqë, Sindikata e Judikaturës nuk mban grevë, meqë Sindikata e Postës nuk mban grevë, meqë Sindikata e KEK-ut dhe KEDS-it, nuk mban grevë, atëherë shtrohet pyetja me të drejtë se cili organ i BSPK-së ka vendosur për grevë? KD apo Kryesia apo vetëm këto dy sindikata?! [SPAK dhe SBAShK]. Nëse vendimin mbi grevën e ka marrë KD apo KE e BSPK-së, sigurisht se ai organ në atë vendim është dashur të zgjedh edhe Këshillin Grevist, si organ të përkohshëm, të cilit është dashur t’i raportoj atij organi për të vendosur lidhur me vazhdimin apo për ta përmbyllur grevën! Pra shtrohet pyetja me të drejtë se kujt i raporton këshilli grevist për dialogimin e kërkesave apo nuk i raporton askujt sepse me rastin e takimit me kryeministrin, kryetari i këshillit grevist posa del nga takimi u deklaron medieve citojmë: me Kryeministrin patëm biseda konstruktive, por greva vazhdon. Si mundet që kryetari i KD të jetë edhe në Këshillin Grevist dhe të marrë pjesë edhe në takime me qeveritarët! A mos bie ndesh edhe me funksionin që e ka KD si organ më i lartë në mes të dy kongreseve të BSPK-së apo nuk e ka të qartë kryetari drejtues apo …..! II. A është vepruar drejtë duke aplikuar grevë tërë ditën? Edhe kjo çështje kërkon studim, pasi sindikata duhet masat sindikale t’i vë në zbatim [hap pas hapit] nga ato më të butat duke i ashpërsuar gradualisht, që do të thotë është dashur prej grevës paralajmëruese njëorëshe, në dyorëshe, treorëshe e kështu me radhë, e jo menjëherë grevë e përgjithshme, pasi pas kësaj nuk ka sindikata masë më të rënd, pos grevën e urisë! III. Sa u përket kërkesave, sindikata është dashur të fokusohet në urgjencën e miratimit të kërkesave thelbësore: Ligji mbi pagat, ligji mbi sigurimin shëndetësor, ligji mbi ndryshim/plotësim të ligjit mbi skemat pensionale dhe kontrata kolektive nacionale dhe sektoriale – pasi të gjitha këto i sjellin anëtarësisë para, e jo të barrikadohet në 100 EURO, pasi gjysma e tyre i është plotësuar me Pakon emergjente!! IV. Sa i përket çështjes së sanksionimit të grevistëve duke ua ndalur mëditjet për orët që nuk kanë punuar, fatkeqësisht dispozitat ligjore te ne në Kosovë janë shumë konfuze në shumë raste dhe nuk dihet a formulohen ashtu me qëllim apo pa të, siç rezultojnë edhe dy dispozitat e nenit 18 të Ligjit bazik mbi grevat dhe nenit 7 të Ligjit mbi ndryshim plotësim të Ligjit bazik! Nëse shikohet fakti se orët e humbura gjatë grevës, a konsiderohen orë pune të mbajtura pasi punëtorët qëndrojnë në vendin e punës, por nuk ofrojnë shërbime dhe a duhet paguar nga punëdhënësi shtetëror dhe privat! Nëse analizohen dispozitat e ligjit bazik mbi grevat dhe ligjit mbi ndryshim-plotësim të Ligjit bazik rezulton se: gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës e parasheh neni 18 i Ligjit për Grevat /Ligji nr.03/L-200, kurse neni 7 të Ligjit Nr. 04/L-119, Ligji mbi ndryshim-plotësim të nenit 18 thuhet se pas fjalës “Kontrata e punës” shtohet fjala: duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar; kurse Ligjit bazik për Grevat , nenit 13 par .2, i shtohet parg. 3 me këtë përmbajtje: “të punësuarit që punojnë gjatë grevës në shërbimet jetike me qëllim të sigurimit të minimumit të procesit të punës kanë të drejtë në pagë, për kohën e kaluar në punë, që këto dispozita të Ligjit mbi ndryshim-plotësim të Ligjit bazik mbi grevat lënë hapësirë për sanksionim të grevistëve në grevë! Prandaj Këshilli grevist do duhej sqaruar anëtarësisë së saj sepse pjesëmarrja në grevë rezulton edhe me sakrificë individuale të çdo të punësuari që mban grevë – sidomos me faktin se mund të rrezikojnë edhe t’u ndalen mëditjet apo një pjesë e pagës. Ndoshta ky ndryshim-plotësim i ligjit mbi grevat në Kosovë do të duhej të vlerësohej nga Gjykata Kushtetuese apo do të duhej të bëhej amandamentimi i nenit 6 dhe 7 të këtij Ligji. Ndue Kalaj është njëri prej sindikalistëve me përvojë të gjatë sindikale – i trajnuar prej shumë mekanizmave të sindikatave ndërkombëtare. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.