Dhjetë mite rreth Ballkanit të Hapur - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetë mite rreth Ballkanit të Hapur

123
string(14) "Mentor Nazarko" string(58) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/12/nazar.jpg"
20/12/2021

Në Tiranë mblidhet takimi i radhës i iniciativës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur (BO) që hëpërhë ka mbetur në përmasën e një tripalësheje nga gjashtë që do duhej të ishte.

Si e tregonte një sondazh opinioni, shqiptarët dinë fare pak rreth tij. Ndërkohë dinë plot gjëra të gabuara. Të cilat është vështirë t’i shkulësh. Bën punë mbase njëlloj procesi që quhet dekonstruktimi i miteve që qarkullojnë rreth tij. Kur ata që mblidhen nesër, nuk janë mjaftueshem cilësorë në informim, kur ata që s’duan të mblidhen janë cilësorë në argumentimin e refuzimit, detyra për më shumë qartësi është më e vështirë.

1) E ka shpikur Serbia. Jo, e ka shpallur Sorosi, menjeherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, në një editorial në Wall Street Journal për të rilaksuar marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan, duke nisur nga ekonomia. Soros konsiderohet armik nga Putini, Orbani- mik i Vuçiçit, ndonëse Vuçiç ka marrëdhënie të mira me të. (Soros birin që po e çon para idenë e të atit) Për më shumë që Alex Soros po lobon dhe tek Kurti ( i markuar fuqishëm prej tij dhe në Paris), dhe në SHBA apo BE.

2) Dëmton Procesin e Berlinit, ose e konkuron atë. Jo, sepse objektivat i kanë të njëjtë, dhe Procesi i Berlinit ngjan në zgrip pas ikjes së Merkelit, nunja e projektit dhe është bllokuar për shkak të rënies së interesit europian dhe mosfirmosjes nga Kosova të 4 marrëveshjeve.

3) Dublon procesin europian apo inisiativa të ngjashme. Deridiku. CEFTA ngjan e pezulluar sepse nëse s’ do ishte e vërtetë kjo, sdo vendosej taksa, apo zoti Kurti nuk do propozonte një proces të ngjashëm midis vendeve të BE dhe disa vendeve te tjera të zhvilluara- SEFTA+EEA.

4) Balkani i hapur si Jugosllavia e re përballë SEFTA+EEA, inisiativës së zotit Kurti, për të cilën flitet pak. Ballkani i hapur nuk ka traktat themelues; nuk ka seli; nuk ka institucione; ndërkohë sipas idesë së zotit Kurti duhet të themelohen institucione, samite, afate, etj. Ideja e zotit Kurti ngjan se forcon perspektivën europiane me zotim solemn të BE, mirpo si ta detyrojmë BE për të përmbushur zotimin?? Çadra itinerante e Ballkanit të hapur, që mbyllet kur ecet para me integrimin europian, i ngjan më pak Jugosllavisë sesa arkitektura e rëndë e propozuar nga Kurti.

5) Fuqizon Serbinë në kontrollin ekonomik të Ballkanit. Me siguri po, por fuqizon dhe rolin shqiptar. Ekonomia serbe është që tani kontrolluese në rajon, por nëse ka mundësi të frenohet apo riekuilibrohet, kjo mund të ndodhë nga negociatat në një tavolinë dhe jo jashtë saj. Që të ndodhë ky forcim i rolit ndershqiptar duhet koordinim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe në plan dypalësh.

6) Dobësohet Kosova. Po, por kjo vjen a) nga refuzimi prej institucioneve aktuale të Kosovës të gjithë marrëveshjeve të dikurshme, edhe me ndërmjetësim amerikan,b) nga izolimi ndërkombëtar i Kosovës për arsye të tjera (vizat; konflikti ruso amerikan; etj),c) nga mospjesëmarrja në Balkan Open, d) nga ngadalësimi i dialogut, etj. Pra kur zgjedh qasjen refuzuese dhe kundërshton dhe një dritare shtesë që hapet para teje, sigurisht që dëmtohesh.

7) Kosova nuk trajtohet me barazi dhe ajo mund të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur kur ta njohë Serbia ( ose të kerkohet falje). Barazia në BO (Ballkan Open) është reale, sepse afërmendsh që emërtesa e Kosovës do jetë e njëjtë me shtetet e tjera (emra kryeqytetesh, etj). Në protokoll, pala serbe është ë detyruar ta trajtojë njëjtë kryeministrin e Kosovës dhe parimi i vetos e vendos absolutisht barazinë. Sigurisht inisiativa do ishte e plotë dhe e barabartë për 6 shtetet, por kush refuzon, s’ ka kuptim ta thotë këtë. Dhe qëndrimi amerikan në këtë linjë është më shumë ftesë sesa qortim. Sa për njohjen e Kosovës, në plan absolut, ajo mund të kërkohet në dialog, por pse jo dhe në këtë takim informal hëpërhë krerësh shtetesh dhe qeverish. Po nëse dialogu shtyhet- jo Trump; jo Borell; jo Ballkan i hapur, ku do kërkohet njohja? Në mënyrë të njëanshme nga foltoret e Prishtinës?

8) BE është kundër. Jo, por është dyshuese sepse nuk ka njerëzit e vet brenda. Njëjtë dhe për USA, por ka një dallim.

9) Gjermanet janë kundër. Dyshues, mund të jenë sepse janë kroatët dyshues, që janë aleatët kryesorë të tyre në rajon.

10) Administrata Biden nuk e mbështet. Po, deri diku, por qëndrimi ka ndryshuar. Kjo administratë po luan ngadalë në këtë drejtim, në linjën e asaj Trump, e cila e shihte tryezën e Minishengenit asokohe, si tryezën e projekteve amerikane në infrastrukturë, në funksion antikinez dhe antirus. Kjo administratë po riorientohet në ktë linjë, por me ngadalë ( edhe për shkak të prioriteteve të tjera) si e tregoi zoti Escobar në vizitat e fundit.. Ndaj zoti Berisha që proteston sot ( me zonjën Kokalari ngjitur, person shumë i afërt me Grenell,negociatorin e Marrëveshjes së Uashingtonit) duhet ta mbajë parasysh dhe këtë element, megjithë nevojën e tij për të galvanizuar bazën e PD me ndjenjën e rigjetur të patriotizmit të shesheve.
Pas këtij dekalogu thjeshtëzues, të 10 miteve rreth BO, sipari i Tiranës do na sqarojë më shumë.