Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputetët duhet ta dinë se çka përfiton Kosova nga ndërtimi i Termocentralit të Ri

123
string(15) "Gazmend Abrashi" NULL
nga Gazmend Abrashi 06.06.2018 10:57

Kosova ka nevoja të mëdha për investime të huaja, të cilat sjellin hapje të vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik. Njëri prej projekteve më të mëdha në vend, është projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, një projekt që siguron energji për vendin, e po ashtu edhe hapë vende të reja pune për të cilat Kosova ka nevoja të mëdha.

Nga paslufta e deri më tani investimi më i madh në Kosovë vazhdon të mbetet IPKO, e cila ishte futur në vitin 2007 në tregun e Kosovës.

Vlera e investimevenë Termocentralin “Kosova e Re” prej 1 miliardë e 300 milionë eurove më bën të mendoj dhe të jem i bindur që realizimi i tij të vazhdoj fuqishëm.

Si pjesë e Qeverisë, por edhe si individ vlerësoj se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, me kapacitet prej 500 megavat orë energji elektrike nuk duhet të ndalët për vetë faktin se si shtet, por edhe si popull kemi humbur miliona euro duke paguar për import të energjisë elektrike.

Projekti, por edhe kontrata për Kosovën e Re, janë transparente, madje Qeveria Haradinaj është qeveria e parë në vend që ka publikuar një kontratë kaq të madhe, qënuk ka ndodhur edhe me projektet e autostradave një gjë e tillë.

Interpelanca e Partisë Socialdemokrate (PSD),në Kuvendin e Kosovës rreth marrëveshjes me “Contour Global” ka nxjerrë pasaktësi në Kuvend, pasi që përmes kësaj interpelance kanë thënë se rryma do të shtrenjtohet për 60 për qind me “Kosovën e Re”, derisa kostoja e termocentralit do të shkojë në 4.5 miliardë euro, diçka jo e kapshme dhe e pamundshme të ndodhë kjo.

Edhe sipas parimeve ekonomike dihet se investimi nëpajisje, makineri dhe kudo tjetër vetvetiu sjellë rritje tëçmimeve, por ato çmime nuk mund të jenëshumë të mëdha, edhe te rryma do të ketështrenjtim, por jo aq sa kanë thënë në PDS, por ato mund të shkojnë në rreth 30 për qind.

Po ashtu PSD-ja dhe të gjithë duhet ta dinë se brenda një viti bizneset në vendin tonë humbin nga mos furnizimi i rregullt me energji elektrike 300 milionë euro, madje furnizimi me rrymë edhe sipas raporteve të Odës Ekonomike të Kosovës, renditet si problemi më kryesor që ballafaqohen bizneset.

Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës, do taprishte kontratën dhe do tëtërhiqet nga projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me “Contour Global” atëherë shteti i Kosovës do të duhet t’i paguaj në formë të ndëshkimit kësaj kompanie 19.2 milionë euro.

E mirë e Termocentralit “Kosova e Re” është sepse jetëgjatësia e tij do të jetë 40 vite dhe pas një periudhe 20 vjeçare, termocentrali do të jetë pronë e Qeverisë së Kosovës, pra do të thotë se 20 vite do të operojë me të kompania “Contour Global ” dhe 20 vitet e tjera do të jetë Qeveria e Kosovës.

Ndërtimi dhe punësimi

Se Kosova e Re është projekt serioz dhe premtues tregon edhe fakti së në ndërtimin e tij, pritet të përfshihen kompani me shtrirje globale siç janë: GeneralElectric, MitsubishiHitachi, Siemens, Doosan, etj., nëpërmjet një procesi ndërkombëtar të prokurimit për të përzgjedhur kompanitë, të cilat do ta ndërtojnë impiantin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” përveç se do të kemi furnizim stabil dhe cilësorë me energji elektrike do të kemi si vend edhe përfitime të mëdha, si në punësim, por edhe të vet banorëve në vendin ku do të ndërtohet termocentrali.

Gjatë katër ose pesë viteve sa do të zgjasë ndërtimi i termocentralit të ri do të punësohen deri në 10 mijë persona, ndërkaq pas fillimit të prodhimit të energjisë elektrike në gjeneratorët e “Kosovës së Re” do të punësohen 500 persona, të cilët do të gëzojnë punësime tëpërhershme. Punësimet e tilla dhe stabile qoftë për një periudhë apo në mënyrë të përhershme do të jenë me efekte të mëdha dhe me ndikime të shumanshme në ekonomi.

Po ashtu, duhet të vlerësohet lartë se si Qeveri e Kosovës kemi arritur pajtueshmëri me kompaninë “Contour Global”, që të krijohet Fondi për Zhvillimin e Komunitetit, buxheti i të cilit do të arrijë shumën prej 10 milionë eurove, e që do të investohen për një periudhë shtatë-vjeçare në të mirë të banoreve të zonës në projekte të ndryshme, qoftë infrastrukturore por edhe të projekteve të tjera, të cilat kanë rëndësi të madhe për aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

 Termocentralet e vjetra

Se kontrata me kompaninë “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit  “Kosova e Re” duhet të bëhet dhe mos të ndalet tregon edhe vjetërsia e termocentraleve ekzistuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që janë ndërtuar pas viteve të 60-tadhe 70-ta. Si pasojë e vjetërsisë së tyre dhe prishjeve të shpeshta buxheti i shtetit ka humbur miliona euro nga mungesa e prodhimit në to.

Sipas statistikave vetëm nga buxheti vetanak i KEK-ut, pas vitit 2013, kur është bërë privatizimi i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit, tash KEDS, janë investuar 76 milionë euro vetëm për riparime në dy Termocentralet “Kosova A” me pesë blloqe, është ndërtuar më 1962 dhe “Kosova B” me dy blloqe, që është ndërtuar më 1975, po ashtu nuk duhet harruar edhe investimet në përudhën 2003-2016, që kapin shumën më shumë se 400 milionë euro në blloqet e këtyre dy termocentraleve.

Një statistikë e frikshmeështë edhe ajo për import të energjisë elektrike, ku nga viti 2000 deri më 2015 janë shpenzuar  rreth 540 milionë euro.

Në total sipas statistikave nga pas lufta investimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë arrijnë në mbi 1.2 miliard euro. Duke llogaritur këtë shumë dhe humbjet e bizneseve nga mungesa e rrymës, me një vizion të qartë do të mund ta ndërtonim deri më tani edhe vet Termocentralin “Kosova e Re”, dhe tash ne do t’i kishim kilovatët e parë të rrymës nga blloqet e reja gjeneruese.

Si vend, Republika e Kosovës, ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit dhe si të tillë jemi vendi i pestë në botë për nga sasia e qymyrit, dhe mos shfrytëzimi i kësaj pasurie natyrore do të ishte gabim fatal me dëme të mëdha.

Kosova nuk ka burime të mjaftueshme hidrike për të prodhuar rrymë nga uji, e as nuk kemi mundësi për të prodhuar energji elektrike nga era për shkak të konfiguracioneve gjeografike të terrenit.

Duhet ta kuptojmë të gjithë se me blloqet e stërvjetruara në termocentraletekzistuese nuk mund të kemi stabilitet tëfurnizimit me energji elektrike, për këtë dhe fakte të tjera që i përmendamë lartë duhet të kemi kapacitete të reja gjeneruese, pavarësisht kostove ndërtuese,sepse kostoja më e lartëështë ajo e rrymës nga importi sesa të kemi termocentral të ri.

Gazmend Abrashi – Koordinator Nacional për BallkaninPerëndimor dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (KBR)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme