Demokracia nuk është qark i mbyllur 123 string(14) "Bilall Sherifi" NULL nga Bilall Sherifi 26.07.2015 19:17 26.07.2015 19:17 Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, dje mbajti konferencën e parë për shtyp që kur ka marrë funksionin e të parit të qeverisë së vendit. Ai në fjalën e tij të gjatë numëroi një mori të veprimeve që deri më tani qeveria të cilën ai drejton i ka ndërmarrë si dhe shpalosi prioritetet që ka për të ardhmen. Mund të pajtohemi apo të mos pajtohemi me punët e kryera dhe objektivat që kryeminstri i shpalosi për të ardhmen por deri këtu gjithçka ishte në rregull, kryeministri ishte brenda mandatit të tij kushtetues. Por, kryeministri nuk u ndal me kaq, ai pos tjerash foli edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se ajo sërish do të riprocedohet në kuvend, madje ai tha se “ deputetët nuk mund të shkojnë në pushim para se të përfundoj kjo çështje”. Në këtë rast ai doli nga mandati i tij si kryeministër dhe i dha vetes atribute të sovranit duke treguar se kur munden dhe kur nuk munden deputetët të shkojnë në pushim, çka duhet ata me çdo kusht të bëjnë dhe çka nuk duhet të bëjnë para se të shkojnë në pushim. Ai dje anashkaloi nenin 69 paragrafin 1 dhe 2 të kushtetutës të cilat rregullojnë mënyrën dhe kohën e funksionimit të Kuvendit. Nga një lexim i thjeshtë i këtij neni shihet qartë se këtë çështje, pra mënyrën e funksionimit të punës së kuvendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ia përshkruan si pushtet autoritetit të kryeminstrit. Në demokraci, parlamenti është institucioni më i lartë i vendit, është arena ku përplasen pikëpamjet, idetë dhe vizionet e palëve që janë pjesë e saj. Zakonisht për shumë çështje paraprakisht është e ditur që nismat e shumicës parlamentare marrin mbështetjen e shumicës së deputetëve. Prandaj pakicës parlamentare, i pëlqyen apo jo, nuk i mbetet gjë tjetër pos të pranoj vendimet. Në të gjitha vendet demokratike në botë ndonjëherë ndodh që shumica parlamentare të mos arrij shumicën e duhur të votave dhe kështu të humb një çështje për të cilën ajo është angazhuar. Kur shumica parlamentare e humb në parlament betejën e saj për çështjen e caktuar ajo në atë atë rast, për atë çështje, shëndrrohet në pakicë. Kështu që në mënyrë imediate edhe në këtë rast vlen parimi i njëjtë që vlenë për pakicën parlamentare, pra nuk ka rrugë tjetër pos ta respektoj dhe ta zbatoj vendimin e parlamentit. Çdo veprim ndryshe, rrezikon vlerat mbi të cilat funksionon demokracia. Demokracia nuk është një qark i mbyllur ku vendimet mund të rikthehen për t’u ridiskutuar dhe rivotuar sa herë që rezultati nuk është ai që e dëshiron pala që ka humbur çështjen. Po të ndiqnim një rrugë të tillë do të krijonim një precedent të rezikshëm sepse kushdo që e humb një çështje do të kërkonte riprocedim dhe kështu do të hynim në një qark të mbyllur, pa fund dhe pa dalje. Kështu do të pamundësohej vendimmarrja dhe ecja më tej. Por, meqë atij dhe qeverisë që ai drejton, nuk po i pëlqen vendimi i Kuvendit të Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, ai tani është duke u angazhuar që të mos respektoj rregullat e lojës, pra të mos pranoj dhe të mos zbatoj vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ai dhe qeveria e tij me çdo kusht kërkon të riprocedoj këtë çështje në Kuvend sepse rezultati nuk është sipas pritjeve të tij dhe qeverisë së tij. Nëse amendamenti 24 si i tillë do të rikthehet në kuvend vetëm se rezultati nuk është ai që e deshiron sponzorizuesi pra qeveria dhe kësaj radhe miratohet, atëherë pala që do të mbetet e pakënaqur me rezultatin ka po aq të drejtë të kërkojë sërish të riprocedohet. Mohimi i kësaj të drejte palës së pakënaqur me rezultatin, do t’i jepte gjithë të drejtën e botës që këtë vendim të mos e njeh dhe të mos e pranoj. Prandaj, që vendi të mbetet brenda funksionimit demokratik dhe kushtetues, qeveria në vend të insistimit për të riproceduar sërish këtë çështje ajo duhet përfundimisht të pranoj vendimin e Kuvendit. Vetëm atëherë do të krijohen kushtet e nevojshme që të gjenden mënyra adekuate për të adresuar çështjen e të gjitha krimeve, pa dallime etnike , të cilat gjatë luftës janë kryer në territorin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.