Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë kemi arritur në 112 vjet

123
string(10) "Ben Blushi" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/08/Ben-Blushi-1.jpg"
nga Ben Blushi 28.11.2024 14:14
Ben Blushi
Ben Blushi
ÇFARË KEMI ARRITUR NË 112 VJET (një ilaç kundër pesimizmit)

E di që shumëkujt mund t’i duket e habitshme por nuk ka asnjë vend në Europë që ka arritur më shumë se ne në 112 vjet. Ja një llogari e thjeshtë e gjërave që një shekull më parë na mungonin, ndërkohë që gjithë të tjerët i kishin.

Ne kishim armë po nuk kishim ushtri.

Kishim roje po nuk kishim polici.

Shisnim dhe blinim po nuk kishim monedhë.

Kishim kursime po nuk kishim bankë.

Kishim bagëti po nuk kishim bujqësi.

Lëviznim po nuk kishim rrugë.

Këndonim po nuk kishim opera.

Mësonim po nuk kishim shkolla.

Lexonim po nuk kishim libra.

Shkruanim po nuk kishim alfabet.

Plakeshim po nuk kishim pensione.

Sëmureshim po nuk kishim spital.

Ziheshim po nuk kishim gjykata.

Shaheshim po nuk kishim gazetë.

Vrisnim po nuk kishim prokurorë.

Vidhnim po nuk kishim burg.

Udhëtonim po nuk kishim tren.

Vraponim po nuk kishim sport.

Ankoheshim po nuk kishim parti.

Kishim armiq po nuk kishim fuqi.

Faleshim po nuk kishim libra të shenjtë në shqip.

Shkonim në det po nuk kishim turizëm.

Peshkonim por nuk kishim flotë.

Martoheshim po nuk bënim divorc.

Punonim po nuk kishim sigurime.

Pinim ujë po nuk kishim ujësjellës.

Prodhonim po nuk kishim fabrika.

Kishim miq po nuk kishim hotele.

Kishim pyje po nuk ngroheshim.

Kishim minerale po nuk i nxirrnim.

Bënim fëmijë po nuk kishim çerdhe.

Tregonim përralla po nuk kishim letërsi.

Kishim lumenj po nuk kishim energji elektrike.

Transportonim po nuk kishim makina.

Qeveriseshim po nuk votonim.

Çonim letra po nuk kishim postë.

Vizatonim po nuk kishim pikturë.

Ëndërronim po nuk kishim kinema.

Vallëzonim po nuk kishim koncerte.

Imitonim po nuk kishim teatër.

Recitonim po nuk kishim salla.

Infektoheshim po nuk kishim vaksina.

Kishim prona po nuk kishim kadastër.

Studionim po nuk kishim universitet.

Çmendeshim po nuk kishim çmendinë.

Mbeteshim jetimë po nuk kishim jetimore.

Vuanim nga zemra po nuk kishim mjekë.

Kishim dritare po nuk kishim xhama.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme