Çeçenët, çerkezët dhe rrëfimet tjera të Beogradit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çeçenët, çerkezët dhe rrëfimet tjera të Beogradit

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
22.08.2022 15:50

Tema e luftës së Rusisë në Ukrainë, mbërriti këto ditë edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Kësaj here, nuk bëhet fjalë më për analiza, vlerësime dhe spekulime të cilat shfaqin atë interesin e vazhdueshëm të Rusisë së Vladimir Putinit për ta kthyer mbrapsht, nëse mundet, këtë stabilitetin e brishtë të Ballkanit Perëndimor.

Tani, bëhet fjalë për lajme dhe deklarata konkrete. Të cilat u sollën jo vetëm në rajon, por edhe në gjithë Evropë dhe në Perëndim.

Së pari, të shtunën patëm një lajm qind për qind të vërtetë, për dy shtetas rus, dhe një shtetas ukrainas, të cilët u përpoqën të depërtojnë në një uzinë ushtarake në Gramsh të Shqipërisë. Reagimet e autoriteteve më të larta të Shqipërisë, por edhe të diplomatëve perëndimor të stacionuar në Tiranë, nuk lënë vend për dyshim se për çfarë bëhet fjalë në këtë rast, teksa do të kuptohet në ditët e ardhme se cilat ishin qëllimet e kësaj mësymjeje të këtyre tre të huajve në Shqipëri.

Sidoqoftë, ky shembull konfirmon gatishmërinë e Moskës zyrtare për të provokuar zhvillimet në një shtet të Paktit NATO, çfarë është Shqipëria, në vazhdën e një lufte të egër në Ukrainë e cila tutje vazhdon pa epilog të qartë përfundimtar.

Së dyti, as 24 orë më vonë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje mediatike në Beograd, pos që mbajti një ligjëratë të gjatë historike dhe politike e cila dëshmon që ai ka bërë një rrethrrotullim të madh të vetin, për t’u kthyer aty ku ka qenë në vitin 1999, në kohën e luftës në Kosovë dhe të Fushatës së Aleancës Veri-Atlantike për shpëtimin e popullit shqiptar në Kosovë nga shfarosja e projektuar në Beograd, dha një ‘lajm’ të vetin që ishte realisht duhej të zinte vëmendjen e të gjithë opinionit ndërkombëtarë.

Sipas tij, në Veriun e Kosovës (nga Novi Pazari, në Sanxhak, në Serbi pra), kishin hyrë çeçenë dhe çerkezë, ku të parën ishin kundërshtarë të Kadirov-it, kuadrit kujdestar të Putinit në Ukrainë, me qëllim të incizimit të gjendjes së sigurisë në Veri, të rekrutimit të shqiptarëve të Kosovës për luftë në Ukrainë, dhe për pjesëmarrje, madje, në qërimin e hesapeve me serbët lokal.

Kështu, as brenda një dite të plotë (24 orësh), u përballëm me dy njoftime tej mase problematike. Njeri ishte sigurisht i vërtetë, e tjetri, me siguri është një spekulim i pastër.

Është vështirë të mendohet që e tëra është koincidencë, apo që lideri serb, nuk e dinte mirë ka kishte ndodhur në Gramsh të Shqipërisë.

Dashtë e pa dashtë, me lansimin e këtij njoftimi të tij, ai u vu në shërbim të Rusisë së Vladimir Putinit. Dilte pra, që teksa Rusia po bënte diçka në Shqipëri, përkrahësit e Ukrainës ishin angazhuar po të njëjtën kohë në Veriun e Kosovës, në kundërshtim të interesave të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.

Logjika e thjeshtë thotë që Ukraina, përmes çeçenëve dhe çerkezëve, kishte plan të bëjë diçka në Veriun e Kosovës, i cili, bazuar në deklaratat e Presidentit të Serbisë dhe të vartësve të tij, është interes jetik dhe strategjik i Serbisë, gjë që tërthorazi, del që është në kundërshtim me interesat e Rusisë në Serbi dhe në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.

Destabilizimi i Veriut të Kosovës dhe rrjedhimisht, i gjithë Kosovës, po del të jetë synim i Kijevit zyrtar, e jo i Moskës zyrtare. Apo që autoritetet e Kosovës janë të gatshme ta shfrytëzojnë edhe praninë e këtyre çeçenëve dhe çerkezëve në Veriun e Kosovës.

Aleksandar Vuçiq i cili ditë dhe natë, pra, edhe në këtë pres konferencë pra, po shprehet në dobi të ruajtjes së paqes në këto anë të Evropës, me deklaratat e këtilla për çeçenë dhe çerkezë, po i kontribuon, qëllimisht, tensionimit të mëtejmë të gjendjes në Veriun e Kosovës, dhe po përpiqet t’i shmanget detyrimeve të tij që dalin nga Marrëveshjet e mëparshme të Brukselit për lirinë e qarkullimit.

Ky, në këtë mënyrë, po i thyen edhe zotimet që i ka bërë në takimin e të mërkurës së kaluar (me 17 gusht), në Bruksel me Jens Stoltenbergun, Sekretarin e përgjithshëm të Paktit NATO.

klankosova.tv

lajme të ngjashme