Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Buzëqeshja nën litarin e varjes” – bombardimet e NATO-s dhe përballja JONË me të kaluarën

123
string(14) "Natasha Kandiq" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/06/Natasa_Kandic.jpg"
nga Natasha Kandiq 23.06.2022 20:43

“Buzëqeshja nën litarin e varjes” është një libër për bombardimet e NATO-s, i shkruar nga perspektiva e reporterit të luftës të radios “Evropa e Lirë”, me një qëndrim të fuqishëm personal se NATO-ja ka bërë krim, dhe për përballjen me të kaluarën, duke paraqitur faktet sipas shprehjes: “Krejt ato që nuk keni dashur t’i dini për luftën në Kosovë”.

Përveç dy policëve, të cilët i ndan si burime të besueshme dhe të rëndësisë së veçantë, autori përmend edhe Këshillin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Fondin për të Drejtën Humanitare, por jo edhe gjykatat, gjykimet, transkriptat dhe deklaratat e dëshmitarëve para Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, para Gjykatës së Lartë në Beograd dhe para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat i transmeton mjerueshëm dhe në masë të madhe me ndërhyrje dramaturgjike. Kjo qasje ia mundëson autorit që t’i përshtatë dhe stërpërshtatë ngjarjet dhe t’i pasurojë me lojën mentale pa fjalë: “Mendimet e dhunshme çmenden në kokë”. Përveç që është plotësisht e qartë se çka thotë autori për bombardimet, kur në mesnatë u lidh drejtpërdrejt në programin e “Evropës së Lirë”, krejt pjesa tjetër është fshehur me ndërhyrje dramaturgjike. Duke e lexuar librin, disa kanë kuptuar se Rade Radovanoviq tha në mikrofon gjithçka që ka dëgjuar për krimet në Kosovë gjatë atyre 78 ditëve të bombardimeve. Të tjerët kanë kuptuar se gjithçka që ka shkruar në libër më 2021, e ka thënë si raportues lufte i “Evropës së Lirë”, edhe pse në atë kohë vetëm se ishte ngritur aktakuza kundër Sllobodan Millosheviqit. Ka lexues që e kanë parasysh se Rade Radovanoviq nga shumë anë ishte paralajmëruar se ishte në listë për t’u likuiduar menjëherë pas Zoran Gjingjiqit dhe se për këtë arsye ishte detyruar të heshtte. Jemi edhe ne, respektuesit fanatikë të fakteve, datave të ngjarjeve dhe ndriçimit të tyre, që na e kanë vrarë syrin “ndërhyrjet dramaturgjike”, me të cilat është krijuar konfuzion – se a e ka thënë atë në mikrofon, apo në libër është kujdesur të duket sikur e ka thënë.

Sot, askush nuk dëshiron të flasë për takimet me ministrin e luftës për informim, Aleksandar Vuçiqin. Është harruar se nuk ka pasur gazetarë që ka pasur vërejtje për rolin “censurues” të Vuçiqit dhe se e tërë Serbia ishte në anën e Sllobodan Millosheviqit – vendi ishte sulmuar dhe ishte arritur një koncenzus se interes kombëtar është bashkimi.

Rade Radovanoviq shkruan se është takuar shpesh me ministrin, i cili ia ka transmetuar falënderimet e anëtarëve të qeverisë për raportimin e tij në “Evropën e Lirë”.

Rade Radovanoviq e ka informuar publikun në mënyrë profesionale për bombardimet e NATO-s. Për çdo natë ka raportuar për shkatërrimin e pronave dhe viktimat – Ura e Zheshelit, fabrikat “Petrohemija” e “Azotara”, ndërtesa e MPB-së, Komiteti Qendror, hotel “Jugosllavia” , vrasja e 16 punëtorëve të RTS-së …Në libër shkruan se në një lidhje direkte e ka përmendur se “avionët e NATO-s e kanë sulmuar në mënyrë rutinore Prishtinën dhe zonën përreth aeroportit në Sllatinë”.  Në libër, del hapur me qëndrimin se ndaj krimeve të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë, NATO-ja është përgjigjur me krimet “ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve”. Dhe, pikërisht ky qëndrim i tij më shqetësoi me faktin se nuk ka raportuar për bombardimin e refugjatëve shqiptarë në fshatin Korishë, kur avionët e NATO-s hodhën bomba dhe vranë 87 njerëz. Për atë e kishte informuar polici Bojan Zlatkoviq, pjesëtari i çetës VI, të brigadës 37, të Njësisë së Posaçme të Policisë. “Ta dini, ky tmerri këtu është inskenim, është i montuar.” Dhe në vend se për këtë të fliste në “Evropën e Lirë” atëbotë kur e ishte informuar polici, Rade tek pas 22 vjetësh na njofton me interpretimin e Zllatkoviqit për atë që kishte ndodhur në Korishë – se policia kishte vendosur disa ngrohëse, të cilat kur aktivizohen zhvillojnë temperatura të larta, dhe se avionët e NATO-s kanë reaguar ndaj tyre, duke hedhur bomba termike, me të cilat i vranë 87 njerëz. Veçse për këtë rast u mor vesh diku 15 vjet para “Buzëqeshjes nën litarin e varjes” dhe atë në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit, ku u tha se “avioni pa pilot i NATO-s kishte fluturuar në zonën afër Korishës, ku ishte stacionuar një numër i madh i policëve dhe makinave të tyre të blinduara. Me të parë avionin, policët sollën një numër të madh të civilëve shqiptarë dhe kur i vendosën në pozitat, ku kishin qenë vetë më parë (në parkingun e automjeteve ushtarake), policët u tërhoqën dhe NATO-ja e sulmoi atë lokacion”.

Rade Radovanoviq shkruan se ka ditur edhe për disa krime të policisë serbe gjatë kohës së bombardimeve. Fqinji i tij, Zhelko Staniq, studenti i cili kishte ardhur nga Kosova dhe kishte vendosur të mos kthehej më, i kishte sjellë një letër të policit Bojan Zllatkoviq, në të cilën ai e kishte informuar se eprorët e tij, komandanti i brigadës 37 të NjPP-së dhe ai i çetës VI të të njëjtës brigadë, kishin urdhëruar që të vriteshin dy robër që ishin të plagosur (FDH pas hulumtimit i kishte identifikuar ata si pjesëtarë të UÇK-së). Sllobodan Stojanoviq, gjithashtu pjesëtar i Brigadës 37 të NjPP-së i ishte lajmëruar Radeta Radovanoviqit – “të cilin e dëgjon fshehtas, kur ia rrok Evropën e Lirë” – se në Suharekë kishte ndodhur masakër: policia kishte vrarë 50 anëtarë të familjes Berisha.

Edhe pse për këto krime kemi kuptuar (kemi mundur të kuptojmë) tek në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit dhe të gjeneralëve të Ushtrisë Jugosllave dhe të MPB-së së Serbisë, libri “Buzëqeshja  nën litarin e varjes” na bind se të gjitha këto reporteri i “Evropës së Lirë” na i kishte thënë qysh gjatë kohës së luftës.

A më ka pëlqyer libri? Sikur i ka barazuar bombardimet e NATO-s me krimet e UJ-së dhe MPB-së së Serbisë në Kosovë.

 

Autorja është drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare. Artikulli është shkruar për revistën beogradase “Peščanik” dhe është përkthyer nga Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme