Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brexit, Benter dhe Shqipëria

123
NULL NULL
23.06.2017 10:17

BE e ka seriozisht. E diela e ardhshme shqiptare është dominoja e fundit e një aksioni të BE-së për të rrëzuar forcat destruktive në favor të demokracive stabile në Ballkan. Do të bëhet Shqipëria ai gurri që do të ndal gjithë procesin apo do marrë püërgjegjësinë mbu kulturosferën më proevropiane të Gadishullit ballkanik.

U shkundullua vërtetë pak para ngordhjes «Përbindëshi i pranguar» [2013] i Martin Schulz-it? Ndezën e prekën përgjithnjë thirrjevajet e Daniel Cohn-Bendit-it – njërit nga mitet e gjalla të projektit «për Europën» [2012] – përgjithnjë edhe burokracinë e bunkerizuar të Brukselit? Apo peisazhi i Europës post mortem i holandezit Geert Mak, vizatuar në manifestin e tij «çka nëse dështon Europa» [2012] turbulloi aq rëndë psikën e rrethit të ngushtë të ministrave të BE-sa saqë këta, vërtet mbushën pantollonat duke i marrë që nga nesër si realë skenarët e imagjinuar «të revoltës qytetare paneuropiane» [2012] të eseistit vjenez Robert Menasse?

Një gjë është e sigurtë: BE nuk mendon dhe rron më si deri dje.

Norbert Elias ishjte i sugrt se asnjë sistem nuk jeton dot në modusin «asnjëherë e përfunduar e përherë e rrezikuar» [1939].

Deklarata e Federica Mogherini-t se «pas sigurisë së kontinentit prioriteti i saj është Ballkani perëndimor» nuk janë dy pika hierarkike e të ndryshme të një agjende, por e vetmja e çarë për të shkaktuar kuptimin ndërvarrës të rajoneve të ndryshme brenda të njëjtit proces: Perëndimit me Ballkanin. Agjenda e prioriteteve nuk është as paralajmërim, por kallëzim i një aksioni, i cili me siglimin e kutive me vota shqiptare do të hyjë në fazët e tij edhe më ofensive, frontale dhe më kategorike.

Brexit-in (Britannia-exit) BE donë ta kompensojë me Benter-in (Ballkan-enter). Për më tepër: Shumica e ekspertëve zyrave të ç’akustikëzuara të Brukselit këtu madje lokalizojnë energjinë kryesore, të nevojshme, aq të pritur, të domsdoshme për të ringjallur «përbindëshin» që mos ferrëzohet nga lufta në rreth dhe e pakuptimtë e pikërisht kundër atyre «kombeve të duhet ta përbëjnë atë», suksesin e idealit (Assmann: 2014). Si ashtu qoftë në aspektin politik ajo nuk ishte asnjëherë e koncensusit konstruktiv për BE-në, ashtu edhe në atë ekonomik ajo ende operon me mendësinë e British East India Company.

Janë kombet e Ballkanit ato që mundësojnë apo pengojnë cilindo ekpansion eventual «perandorak» nga largolindja, tejoqeani apo nga ufot që i presin startrekasit muzeve, pasi historikisht shpejtë e shpesh shndrrohen në fortesa refuzuese apo pranuese e çdo lloj pushtimi. Ndër më të sigurtit garantues që BE-së t’i ndez ky projekt janë shqiptarët, respektivisht kulturosfera e saj që kushtëzon jetën jo vetëm të dy shteteve por shumë tjerëve: hyrja e Malit të Zi në NATO pa shqiptarët ishte e pamundshme. Stabilizimi i demokracisë në Maqedoni pa ta është i pamundshëm. Stabiliteti në Serbi me destruksionin ventual të tyre në Luginë e Sanxhak është i pamundshëm. Ata mund ta përdhosin Greqinë në çdo kohë si perëndimi Turqinë me Armeninë apo helenët dhe bullgarët Maqedoninë me emrin dhe historinë – edhe më keq ngase përveç materialitetit historik ata janë edhe prezencë e fortë faktike fizike gjithandej.

Do t’ua thotë këtë dikush shqiptarëve pasi të mbarojë stabilizimi sipas domino-efektit të demokracive ballkanike (Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri duke kështëzuar me këto në fund Serbinë) që të marrin veten më seriozisht? E kujt t’ia thonë? Kujt t’ia shpalojnë me seriozitet këtë rëndësi që kanë shqiptarët në procesin e Benter-it, kryediplomatët e Brukselit, Uashingtonit apo edhe Londrës – e fundit sapo ta shoh se ndezi megjithatë projekti rikthehet hundekëmbë në Union? Ndoshta do të flitet me atë që do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës?

E kush do t’i fitojë zgjedhjet? Cilat janë opsionet?

II.

Rama, Meta dhe Basha janë ata që i ofron Shqipëria. Jo si koncepte, botëkuptime të ndryshme, por vetëm si emra që nuk përfaqësojnë ato që deklarojnë.

Ilir Meta: Ku ke parë socialist, të tipit, të cilit grykësia e lakmia për pasuri nuk i mjafton as pas pallateve 15-toaleteshe për dy e katërkëmbësh? Kështu na pyet një demokrat tiranas. Dkur analizojmë formën e operimit të tij pas parasë dhe kapjes së shtresave shoqrërore me to vërtetë na vetëshfaqet si egërsirë turbokapitaliste e jo socialist e lere më socialdemokrat. «E kemi shumë problem ta kuptojnë se si një shoqëribën president një njeri që kancelarive tona është pagëzuar si Eskobari politik i Gadishullit», kështu jo njeherë dëgjojmë korridoreve të Brukselit e gjithandej. Pse ky opinionin kaq negativ për shefin e LSI-së? Nuk di. Nuk jemi marrë me historinë e ngritjes së «Sheikut nga Skrapari», siç e quajnë vendorët, porse kështu e thirrin Europës e Shqipërisë dihet botërisht. Nam i keq pa bërë gjë? Ndoshta. Dihet argumentueshëm jashtë si me lojërat në parapaskenë ishte sabotues i reformave të drejtësisë (Vettingut) dhe destruktiv gjatë krizës në Maqedoni.

Lulzim Basha: Sa serioz mund të merret një politikan që ngujon gjithë ata njerëz në një çadër kundër një reforme të drejtësisë të sajuar e propozuar nga projektuesit kontinental të gjendjeve politike. Dhe atë në emër të sovranitetit. Gjë që i binte sikur populli, sovrani të jetë kundër shtetit ligjor. Natyrisht se e bënte për të mbrojtur nga shpata e Justicias paraardhësit, mentorët dhe bërësit e tij. Po çka donë të thotë kjo për Shqipërinë nesër, me atë përgjegjësi që e skicuam lartë, me një lider të tipit si Basha? Saherë që t’i kërkohet nga “eprorët” të gjejë mushkëri prej plastike shtëpive të verdha apo edhe në pikë të natës t’i vërsulet Sali Berisha me ndonjë insinuatë posttraumatike ai si ushtar terrakotas hynë në veprim – ky është habituesi i tij. Varrësi që me eprorë edhe më të këqinj do t’i kushtonte Shqipërisë edhe më keq se kaq.

Edi Rama: Nga kundërshtarët përkshkruhet kryesisht si narcist, narkotikapërdorues, ekscentrik, jokonvencional. Kur psikologjis etershpërndarësit e këtyre etiketave bindesh: pacientët projeksionojnë veten tek figura e parë e njohur për të gjithë. Që kur politikanët dhe njerëzit me shkollat e 7W-ve të gazetarisë që e mesuan nga ata profesorët që me qenin lidhur për dore vërdalleshin fakulteteve duke trembur studentët, u bënë pinjollët aq të mprehtë të atit të shejntë të kompleksit të Edipit? Rama dështoi se nuk pati personel të kualitetit, por donte ta bëj shtetin me ministra e minstre që saherë i kritikojë u rridhnin lotët rrëke duke ikur jashtë. Ai dështoi se fronti kundër shtetit ligjor ishte më i madh se sa mund ta përballonte një piktor me vizione dhe energji e pa njerëz. Ai dështoi jo se është narcist, eskcentrik, jokonevcional dhe i korruptuar, porse ishte kryeministër në një vend ku edhe hija jote është e korruptuar dhe s’ke se si e pi një kafe brenda 100 metrave katror pa u ulur me një të llojit. Edhe Rama është i korruptuar, thonë tashti: të notosh në ujë dhe mos lagesh do të ishte vërtet mrrekulli. Edhe pse së paku jashtë nuk flitet për tjerët kur bëhet fjalë për korruptimin.

Po a është Rama njeriu që mund ta marrë përgjegjësinë për ta materializuar idenë europiane për dhe me shqiptarët në Ballkan, për Shqipërinë që kjo e fundit të bëhet qendra, menaxhuesja, garantuesja e kulturosferës shqiptare si tërrësi brenda Projektit për një Europë të Sigurtë dhe të Bashkuar përballë invadimeve të ndryshme destruktive e krizanxitëse?

Jo, vetë Rama nuk ia del. As që di. Përndryshe nuk do e imitonte Vuçiçin në Moskë duke shkuar në Stamboll.

III.

Donë të thotë kjo se Shqipëria dhe shqiptarët nuk marrin dot përgjegjësinë që ua kërkon BE-ja për vitet që vijnë? Po mund ta marrin përgjegjësinë me një kusht: dy partitë më të forta që dalin pas të dielën ta bëjnë një marrëveshje të stilit: 1. Shteti ligjor mbi gjithçka dhe të dorrëzojnë imunitetin e çdokujt që nga presidenti e deri tek polici i thjeshtë me lidhje e fije të forta që të hetohet e dënohet në rast korruptimi e thyerje tjera të ligjit. 2. Programi qeveritar të bëhet në favor të përgjegjësive kulturosferike dhe të mirqënies qytetare me shtet të garantuar social, orientime të qarte dhe pa kushte drejt BE-së (apo diku tjetër nëse duan) dhe 3. Profesionalizimi, departizimin dhe risekularizimin e administratës shtetërore deri në alinenë më të fundit të ligjeve të shtetit.

Këto zgjedhje në Shqipëri, pra nuk janë të një rëndësie të veçantë vetëm brenda kufijve të vendit. Pasiguria e Evropës është Ballkani e jo patjetër Siria dhe ai cirkusi i Koresë Veriore me raketat prej letre. Prandaj flet për krijimin e sigurisë nëpërmjet integrimit intensiv të Ballkanit perëndimor në BE. Ky është plani. Tash vota e shqiptarit të dielën kallzon se janë pjekur shqiptarët si qytetarë që të marrin përgjegjësi kaq të mëdha apo do të jenë ajo dominoja e farkuar me gozhda në beton që do të ndalojnë projektin e rinisur europian për ta jetësuar idealin e Europës së bashkuar deri sa më thellë. Veçanërisht kur shihet aq kristaltë: se një Shqipëri me kulturosferë të fortë e determinante në Ballkan mundet vetëm me BE-në e assesi ndryshe. Shansi që Shqipëria në BE të bëhet kurrora e sukseseve shqiptare të kësaj epoke është i dhënë. Se a do ta kap ajo varret nga vota e shqiptarëve të dielën dhe edhe për ata vlen e njëjta maskimë – s’ka vota për të korruptuarit që bllokuan Shqipërinë për 26 vjet! Kushdoqofshin ata, se partitë si baza nuk janë.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme