Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja duhet ta shpejtojë zgjerimin e saj të ardhshëm

123
string(13) "Jeremy Cliffe" string(73) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/03/Cliffe-Jeremy_PGS20.jpeg"
nga Jeremy Cliffe 10.03.2023 20:04
jeremy cliffe

Pranimi i tetë shteteve në tetë vjet do të ishte sfidë e guximshme për Bashkimin Evropian – por do të sillte benefite të jashtëzakonshme.

Rrotat e makinës së madhe të pranimit të Bashkimit Evropian po ndizen edhe njëherë. Më 28 shkurt të vitit 2022, vetëm katër ditë pas agresionit të plotë të Rusisë, Ukraina dërgoi kërkesën e saj zyrtare për anëtarësim në BE. Asaj iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë në qershor bashkë me Moldavinë. Bosnja dhe Hercegovina u bashkua në dhjetor. Para përvjetorit të parë të agresionit në muajin e kaluar, i tërë kolegji i komisionerëve evropianë udhëtuan në Kiev për të lajmëruar një pako të re të përkrahjes dhe hapjes së zyrës “Horizon Europe”, programit financiar të kërkimit shkencor të unionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, flet për bashkimin në BE brenda dy vjetësh.

Megjithatë, në kryeqytetet e mëdha të BE-së, zyrtarët mendojnë në heshtje se do të zgjasë shumë më tepër – me shumë mundësi edhe dekada. Përshpejtimi i aplikimeve të Ukrainës dhe Moldavisë, theksojnë zyrtarët, do të ishte i padrejtë për pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor me status kandidat. Në tetor të vitit 2022, disa vende të BE-së kërkuan të shfrytëzojnë një samit me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të caktuar një datë të synuar për anëtarësimin e tyre në vitin 2030. U refuzuan. Vendi i gjashtë i Ballkanit Perëndimor, Kosova, ende nuk e ka statusin e dëshiruar të kandidatit për shkak të mungesës së njohjes formale nga anëtarët e BE-së si Spanja dhe Rumania, të cilët janë të kujdesshëm për nxitjen e lëvizjeve separatiste në vendet e veta.

Se rrotat e procesit të pranimit vetëm po fishkëllejnë përpara reflektojnë se sa kërkues ky zgjerim i ardhshëm do të jetë. Pranimi i Ukrainës, Moldavisë dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do ta rrisnin në 35 numrin e shteteve anëtare (36 me Gjeorgjinë, ndonëse animi i saj kah autokracia ia pamundëson momentalisht). Tetë anëtarët e rinj do t’ia shtojnë 64 milionë banorë popullsisë së unionit – pak a shumë shifra që humbi nga Brexit-i, por shumë më pak se çereku i produktit të brendshëm bruto (GDP) të Britanisë për kokë banori. Ukraina do të bëhet anëtarja e pestë më e madhe e unionit për nga popullsia dhe më i madhi për nga territori. Pranimi i këtij grupi BE8 të ri do ta lëvizë qendrën e gravitetit të Evropës kah lindja, me një bosht të ri Varshavë-Kiev që ndoshta rivalizon atë të Paris-Berlinit.

Kjo do të krijonte të gjitha llojet e sfidave thumbuese për BE-në – me gjasë më të mëdha se zgjerimet e viteve 2004 dhe 2007 dhe migrimit drejt perëndimit, transferet e fondeve regjionale drejt lindjes dhe sforcimet në kohezionin e unionit që ato lëshuan. Nëse do t’i bashkohet BE-së së shpejti, Ukraina duhet ta bëjë këtë teksa ende gjendet në luftë (të ngrirë ose ndryshe), dhe me Rusinë që ka pushtuar pjesë të territorit të saj. Me Moldavinë do të vije edhe Transnistria, republika e ndarë e përkrahur nga Kremlini. Paqja në Ballkan shihet si shumë fragjile dhe Serbia prapë po drejtohet kah nacionalizmi autoritar dhe duart e Rusisë dhe Kinës.

Franca do të duhet të pranojë reformën e madhe të Politikës së Përbashkët Bujqësore. Polonia dhe të tjerët do të humbnin fondet e zhvillimit ndaj anëtarëve të rinj më të varfër. Të tillë si Spanja do të duhej ta njohin Kosovën. Gjermania dhe nordikët do të duhet të pranojnë transfere më të mëdha fiskale dhe integrim. Institucionet e unionit do të duhet të ndryshojnë. Siç argumentoi kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në një fjalim largpamës në Pragë në gusht të vitit 2022, Komisioni dhe Parlamenti Evropian do të kishin nevojë për tejkalim dhe kërkesa të unanimitetit për tema të tilla si politika e jashtme dhe taksat do të duhej të hiqeshin.

Aq sa tensionuese e gjithë kjo mund të jetë – posaçërisht nëse do të ndiqej në një orar të përshpejtuar – ia vlen të krahasohet me kostot potenciale të harresës së vazhdueshme. Imagjinoni këtë skenarin e fundit, të themi, në fillimvitet e 2030-ta. Imagjinoni Ukrainën e zhveshur strukturalisht dhe industrialisht nga vjetët e luftës; ekonominë e saj sklerotike dhe mangësinë e investimeve; një shtet i dështuar ngadalë; votuesit dhe liderët e saj të inatosur me një BE që dështoi t’iu qëndrojë prapa premtimeve të tij. Imagjinoni Moldavinë ose shtetet e Ballkanit Perëndimor në luftë ose të shndërruar në satelitë të Moskës, Pekinit ose edhe Ankarasë. Imagjinoni një arkipelag të jostabilitetit dhe varfërisë përgjatë Evropës lindore dhe juglindore, çarjet dhe krizat e saj që zvarriten përgjatë kufijve të vet BE-së.

Krahasuar me këtë skenar, sfidat e zgjerimit të shpejtë të BE-së nuk duken aq të pakapërcyeshme. Ky grup BE8 mund të jetë më shumë i varfër sesa anëtarët aktualë, por shtetet që u bashkuan në vitet 2004 dhe 2007 tregojnë se sa i shpejtë mund të jetë progresi brenda klubit (GDP e Polonisë për kokë banori është afër ta kalojë atë të Britanisë deri në fund të dekadës). Ndërkohë që popullsitë evropiane po plaken shpejt dhe po shkurtohen vendet e punës, politika e emigracionit po ndryshon – siç ka treguar lehtësimi relativ me të cilin miliona ukrainas tash veç janë vendosur brenda unionit. Dhe përderisa shqetësimet për konflikte dhe jostabilitet që BE8 mund të sjellë janë valide, Evropa ka akomoduar edhe përpara armiqësi të rëndësishme kushtetuese, historike dhe territoriale. Gjermania Perëndimore ishte shtet themelues shumë para se të finalizoheshin statusi dhe kufijtë e saj. Qiproja iu bashkua BE-së si shtet brendësisht i ndarë dhe mbetet i tillë. Sllovenia dhe Kroacia të dyja u bashkuan me mospajtime të vazhdueshme për sovranitetin e ujërave në Adriatik. Dhe anëtarësimi mund të zbutë shpesh mospajtime të tilla përmes aktit duke i bërë që kufijtë mos të kenë shumë rëndësi. Si kusht për anëtarësimin e saj në vitin 2012, Kroacia u pajtua për një marrëveshje arbitrazhi me Slloveninë, e cila u arrit në vitin 2017. Dimensioni i Brexit-it të Irlandës Veriore e ka ilustruar të njëjtën pikë në të kundërtën.

Një frymë e re pozitive në emër të Evropës së qëndrueshme dhe të begatë do të nënkuptonte anëtarësim të shpejtë për Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor deri në një datë të synuar të 24 shkurtit 2030 – mjaft afër për të përqendruar mendjet dhe për të frymëzuar ndjenjën e nevojshme të urgjencës, por as krejtësisht fantazuese. Mendimi kreativ për pika pushimi gjatë rrugës mund të përshpejtojë përparimin përgjatë asaj rruge.

Në një dokument për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme në vitin 2022, Susi Dennison dhe Jose Ignacio Torreblanca propozuan “anëtarësimin e asociuar”, duke u dhënë vendeve kandidate të drejtën të ulen në samitet e ministrave dhe liderëve të BE-së dhe të dërgojnë vëzhgues pa të drejtë vote në takimet e Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Një status i tillë mund të shoqërohet me një rrugë të shpejtë drejt tregut të unifikuar: Martin Sandbu nga “Financial Times” ka propozuar anëtarësimin e Ukrainës në Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë – dhe me mbështetjen e nevojshme të rimëkëmbjes për Kievin, vlerësimet e të cilit po i afrohen 1 trilion eurove. Është e njohur tashmë në kryeqytetet evropiane se ndihmat pikë-pikë ekonomike do t’i lënë vendin një marrëveshjeje financiare më afatgjate. Në Paris, për shembull, flitet për një fond të ri të mbështetur në borxh, i ngjashëm me atë të përdorur për të financuar rimëkëmbjen e unionit nga Covid-19. Paratë e tilla mund të lubrifikojnë rrotat e pranimit të përshpejtuar – ndoshta një fond i tillë mund të ofrojë gjithashtu mbështetje më të madhe për shtatë shtetet e tjera anëtarësuese në këtë BE8 të re.

Sjellja e tetë shteteve të varfra, dhe në disa raste të paqëndrueshme, në nivelin e gatishmërisë institucionale dhe zhvillimit ekonomik të nevojshëm për t’iu bashkuar klubit me shpejtësi rekorde do të ishte diçka si një projekt hënor për BE-në. Tetë vende në tetë vjet (me agresionin e plotë të Ukrainës nga Rusia si armë fillestare): një detyrë që do të sfidonte një bashkim që ka kaluar në pjesën e tij të krizës vitet e fundit, do të testonte rezervat e tij të zgjuarsisë dhe vullnetit kolektiv, por gjithashtu do ta bëjë unionin që ta shohë dhe tregojë veten, anëtarët e saj të ardhshëm dhe botën më të gjerë që nuk mund të shlyhet. /Klankosova.tv

Shkrimi origjinal është botuar në “The New Statesman” dhe përkthyer nga Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme