Asnjë nga konditat për një shtet të suksesshëm nuk është përmbushur - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asnjë nga konditat për një shtet të suksesshëm nuk është përmbushur

123
string(12) "Ardian Gjini" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/11/Ardian-Gjini.jpg"
28.03.2016 09:18

Në vitet 2006 dhe 2007 përmendeshin tri kondita të nevojshme për suksesin e ardhshëm të shtetit të pavarur të Kosovës. Njohja ndërkombëtare, sidomos nga Bashkimi Europian; Sjellja e përgjegjshme e Serbisë; dhe qeverisja e mirë në Kosovë.Bisedohej gjatë edhe për ndërlidhjen që e kanë në mes vete këto kondita, për rëndësinë e njohjeve dhe mbi të gjitha, të qeverisjes së mirë, tolerante dhe të përgjegjshme në Kosovë.

Kushti i parë pra ishte që sa më shumë shtete dhe sa më parë ta njihnin pavarësinë e Kosovës dhe që Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtaretë tij të prinin në këtë proces.

Ishte më se e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm i botës dhe mbështetësi më i madh i pavarësimit të Kosovës do ta bënin një gjë të tillë menjëherë. Ishte më se e qartë se edhe vendet aleate të Amerikës si Kanadaja, Australia, Zelanda e re dhe Japonia do të pasonin. Poashtu ishte e qartë se edhe vendet tjera Europiane, joanëtare të BE, si Zvicrra, Norvegjia e Turqia do ta njihnin shumë shpejtë pavarësinë e Kosovës. Por në atë kohë nuk mendohej që pesë vende anëtare të Bashkimit Europian nuk do ta njihnin pavarësinë e Kosovës as shtatë vite pas shpalljes së saj. Ishte e kuptueshme që njohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja nuk do të ishte aq e lehtë, për shkak të rritjes së ndjenjave separatiste në Kataloni dhe ndoshta në mesin e Baskëve. Por besohej fuqishëm që njohja e pavarësisë nga Britania e Madhe do ta ndihmonte Spanjën që ta bënte një gjë të tillë. Fundi i fundit, edhe Britania e madhe ballafaqohej me rritjen e sentimentit separatist në Skoci dhe jovetëm.

Ishte poashtu e qartë se vendet si Greqia dhe Qipro do të kishin vështirësi, për shkak të Qipros së ndarë dhe për shkak të lidhjeve që i kanë dy vendet mes vete. Asokohe nuk besohej se Rumania dhe Sllovakia kishin ndonjë arsye të fortë strategjike që të mos e njihnin pavarësinë e Kosovës. Të paktën, sentimentet separatiste në këto dy vende ishin dhe janë krejt fiktive. Sidoqoftë, Bashkimi Europian dhe shtetet më të fuqishme anëtare deri mësot kanë dështuar që t’i bindin pesë vendet anëtare që ta njohin Kosovën e pavarur. Kjo mungesë e njohjeve ka shkaktuar probleme në përafrimin e Kosovës me BE në të gjitha fushat. Çfarëdo relacioni institucional i Kosovës me BE ka qenë imangët dhe i ‘dezinfektuar’ ashtuqë të mos shkaktojë probleme të brendshme. Jo vetëm që Kosova ka përfituar shumë pak nga të qenit paralagje e Bashkimit Europian, por kjo gjendje padyshim që ka ndikuar edhe në qeverisjen e brendshme tëKosovës. Ka ndikuar edhe në sjelljen e Serbisë kundrejt shtetit më të ri dhe më të brishtë në Europë. Për shkak të mosnjohjes nga pesë vende të saj anëtare, BE e ka bërë minimumin e mundshëm për ta korrigjuar sjelljen e Serbisë kundrejt Kosovës. Kosova sot është shteti i vetëm në ballkan që mbetet me regjim të vizave. Po, është e vërtetë që qeverisja e keqe, mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni e qfarëdo dukurie tjetër negative e brendshme  ka ndikuar që ta kemi këtë situatë. Por edhe mosnjohja e Kosovës nga ana e BE ka ndikuar në të gjitha këto dukuri që i përmenda.

Kondita e dytë ishte që Serbia të sillej në mënyrë tëpërgjegjshme dhe ‘Europiane’ kundrejt Kosovës.   Fatkeqësisht, sot askush nuk e ka asnjë dilemë se Serbia e ka shfrytëzuar çdo mundësi për minimin e çfarëdo progresi të mundshëm tëKosovës. Serbia e ka nxitur kontrabandën në Kosovë; e ka nxitur refuzimin e komunitetit Serb të Kosovës për t’u integruar në shoqërinë Kosovare; ka ndikuar në sistemin e drejtësisë nëKosovë; ka lobuar egërsisht kundër anëtarësimit të Kosovës nëorganizata ndërkombëtare, duke filluar nga sporti e deri tek UNESCO. Sjellja skajshëm e ‘papërgjegjshme’ e Serbisë ka ndikuar në zhvillimin e Kosovës dhe në mosnjohjen e saj nga pesë vendet anëtare. Por, edhe më 2006 dhe 2007 shpresat se Serbia do të sillet në mënyrë të përgjegjshme I kanë bartur vetëm një numër shumë I vogël I njerëzve, nga optimistët e ‘pakorrigjueshëm’.

Kondita e tretë, e cila atëherë konsiderohej ndoshta më e rëndësishmja, e për të cilën unë ende mendoj se ishte dhe ështëmë e rëndësishmja, nuk është plotësuar as përafërsisht si mendohej dhe me të drejtë shpresohej më 2006 dhe 2007.

Qëndron fakti se izolimi i gjatë i Kosovës për shkak tëmosnjohjes së pavarësisë posaqërisht nga të gjitha vendet e BE ka ndikuar në degradimin e qeverisjes në vend. Qëndron poashtu fakti se sjellja e Serbisë kundrejt Kosovës e ka komplikuar politikbërjen, koalicionet, zhvillimin ekonomik dhe vendosjen e sundimit të ligjit. Por duhet pranuar se shumica e dështimeve nëndërtimin e demokracisë dhe sistemit të qeverisjes së mirë nëKosovë nuk kanë pasur fare të bëjnë me botën që na rrethon por kryekëput me qeveritë vendore të pas-shpalljes së pavarësisë.

Degradimin e sistemit të arsimit, që nga diplomat fallse dhe gradat shkencore për dekor e pa asnjë meritë apo vlerë e deri tek bastardhimi i mësimdhënjes e kurrikulave, nuk mund t’ia faturojmë askujt përpos qeverisjes vendore.

Degradimin total të sistemit shëndetësorë, prej barnave tëskaduara, aparateve që prishen për një muaj, shtretërve e qarqafave të ndytë, tualeteve që rrjedhin e deri tek makinacionet me stenta e medikusi, nuk mund t’ia faturojmë askujt përpos qeverisjes vendore.

Rrënimin e mundësive për zhvillim ekonomik, duke filluar nga dështimet e përsëritura për investime në energji, në Brezovicë, në miniera, e deri tek ngatërrimi fatal i procedurave për shkak tëkorrupsionit siq ishte rasti Axos dhe shumë tjerë të tillë, nuk mund t’ia faturojmë askujt jashtë Kosovës. Askush nuk na ka faj për privatizimet skandaloze, duke filluar nga Grandi e deri tek Distribucioni i KEK.

As degradimin e ambientit, që nga gurthyesit që po e kafshojnëpeizazhin e Kosovës dhe po e mbysin faunën ujore e deri tek shkatërrimi i shtretërve të lumenjve, rrafshimi i egër i pyjeve thuajse nuk janë pyjet tona, lejimi në vazhdimësi i importit tëveturave të vjetra, mbajtjen në punë të Kosovës A për shkak tëdështimit të investimeve, mbytjen e lumenjve nga derdhja e ujërave fekale e industriale pa asnjë trajtim e shumë e shumëabuzime tjera, nuk mund t’ia faturojmë askujt jashtë Kosovës.

As vjedhjen në dhomën e dëshmive të stacionit kryesorë tëkryeqytetit e as ikjen e të dënuarve me burg përmes aeroportit tëvetëm ndërkombëtarë të vendit nuk mund t’ia faturojmë askujt përpos qeverisë vendore.

Në fund, nëse mosnjohjet kanë ndikuar në një masë edhe nëizolimin dhe mos avansimin e qeverisjes në Kosovë dhe nësesjellja e Serbisë e ka nxitur informalitetin, mungesën e sundimit të ligjit e edhe mungesën e njohjeve, mund të themi pa pikëdyshimi se edhe qeverisja skandaloze që prej shpalljes sëpavarësisë e deri sot ka ndikuar si në mosnjohje ashtu edhe nëzbehjen e insistimit të BE por edhe të vendeve tjera mike për tëushtruar presion qoftë mbi pesë vendet anëtare qoftë mbi Serbinë. Aq shumë ka ndikuar për të keq qeverisja e papërgjegjshme vendore në pozitën ndërkombëtare të vendit saqë sot duket paksa edhe naïve edhe cinike t’i fajësojmë tëtjerët për gjendjen në të cilën gjendemi, edhe pse kanë faj.

 

 

lajme të ngjashme