Agjenda e ndyshimeve në politikën kosovare - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agjenda e ndyshimeve në politikën kosovare

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
23.06.2021 13:52

Zgjedhjet e sivjetme të parakohshme parlamentare (të 14 shkurtit), me rezultatin e njohur për të gjithë, gjegjësisht, me një fitore të pashoq të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë  (me 50.3% të votës së qytetarëve që morën pjesë në to), imponuan rrethana të panjohura më parë në politikën kosovare.

Kjo situatë e re, na është shfaqur me një qartësi të madhe sa i përket përgjegjësisë politike, një kategorie sipërore në politikë, në demokraci, e cila nisë dhe merret nga qytetarët, me votimin e tyre, dhe mbaron dhe kthehet tek qytetarët, me zgjedhjet e reja.

Pra, si asnjëherë më parë, një subjekt i vetëm politik, apo, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e Albin Kurtit, në partneritet me Nismën qytetare ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit, e mori gjithë përgjegjësinë politike  (që doli të jetë mishërim real i slloganit të fushatës parazgjedhore me atë ‘Krejt dhe Drejt’), për krijimin e pushtetit qendror në vend. Për më shumë, kjo Lëvizje, në bashkëpunim me nismën qytetare ‘Guxo’, arriti të shënojë një tjetër sukses për herë të parë: Pos Qeverisë dhe Kuvendit  (me shumicën e madhe parlamentare dhe me postin e Kryetarit të Kuvendit), ky partneritet, mori edhe pozitën e Presidentit të Kosovës.

Diçka e tillë nuk ka ndodhë kurrë më parë në demokracinë kosovare.

Adresa e pushtetit dhe e përgjegjësisë politike pra, është më e qartë se kurrë.

Dukuria e dytë, e cila ishte kryekëput pasojë e këtij rezultati të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe Nismës ‘Guxo’, ka të bëjë me pasojat të cilat i janë shkaktuar objektivisht dy subjekteve më të mëdha tradicionale politike në vend: PDK-së dhe LDK-së.

Te dyjat veç e veç, shënuan rezultatet më të dobëta që prej se ato marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme: PDK mori 19 mandate, LDK 15 mandate.

Rëndom, në të kaluarën jo shumë të largët, si njëra si tjetra parti, vet pretendonin dhe merrnin mandate  (34 a më shumë), sa kanë tani te dyjat së bashku.

Ishte kjo një tronditje e jashtëzakonshme politike, e cila nuk mund dot të amortizohej me asgjë tjetër, pos me Kuvende apo Konventa të jashtëzakonshme të këtyre dy partive, megjithëse te dyja këto parti, për shkaqe të njohura, nuk i kishin liderët e tyre në krye të fushatës parazgjedhore, prandaj, adresa e përgjegjësisë individuale objektive, nuk ka qenë në fuqi.

Në rastin e PDK-së, Kadri Veseli, Kryetari i saj, në vijim të konfirmimit të Aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë, në fillim të muajit nëntor dhe dorëheqje, teksa Enver Hoxhaj u caktua si Ushtrues i Detyrës së Kryetarit, si Bartës i Listës së PDK-së dhe njëkohësisht si Kandidat i kësaj partie për Kryeministër.

Në rastin e LDK-së, Isa Mustafa ishte ende Kryetar i saj. Por këto ishin zgjedhjet e treta parlamentare  (ato dy të tjerat ishin në vitet 2017 dhe 2019), kur ai, si Lider i partisë, nuk ishte as në Krye të Listës së kandidatëve për deputetë dhe as i nominuari i partisë për postin e Kryeministrit të Kosovës. Këto te dyjat i mori sërish  (si në vitin 2017), Avdullah Hoti i cili në ndërkohë, për gati tetë muaj të plota, ishte Kryeministër i Kosovës.

Sidoqoftë, te dy këto parti hynë në zgjedhje, me mangësi evidente, në masë të madhe të imponuara, të cilat ndikuan në zbehjen e identitetit parësor të PDK-së dhe të LDK-së, dhe gjithsesi u reflektuan edhe në rezultatin final të zgjedhjeve.

Në rastin e LDK-së, Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë ishte në radhë të parë konsekuencë e vendimit imediat paszgjedhor të Kryetarit Isa Mustafa, për të dhënë dorëheqje.

Ideja e një ndryshimi të domosdoshëm në krye të partisë, qoftë edhe kur bëhet fjalë për moshën dhe brezin e ri, e bëri herët, edhe para se të mbahej fare Kuvendi, favorit Lumir Abdixhikun.

Në mes të një ndryshimi me shumë të panjohura por të kërkuar gjithandej anëtarësisë së LDK-së, dhe kontinuitetit të ditur por pa ndonjë ofertë shpresëdhënëse, mbase nuk ka qenë aspak befasuese se çfarë ndodhi në Kuvendin e LDK-së të mbajtur në muajin mars.

Në shembullin e PDK-së, situata është pak a shumë e njejtë, sepse si LDK-ja, edhe PDK-ja është ballafaquar me mungesën e liderit të mirëfilltë formal, e cila gjë ka bërë që Enver Hoxhaj, edhe në paraqitjet e tij publike të javëve të fundit, të këmbëngulë në qëndrimin e tij që PDK duhet të mbajë një Konventë të re zgjedhore, në të cilën do të zgjedhet Kryetari i ri i partisë aktualisht më të madhe opozitare.

Por, për dallim prej LDK-së, duket që PDK, e ka ‘pre’ buletën për Konventë për trenin e fundit, që ‘niset’, të shtunën e parë të muajit të ardhshëm, pra, me 3 korrik.

Midis kësaj Konvente dhe zgjedhjeve lokale të rregullta, të caktuara tashmë për 17 tetor, janë vetëm 105 ditë. Për Kryetarin e të PDK-së, detyrimi i tij për përgatitjen e partisë për këto zgjedhje, do t’i përngjajë një sprinti politik me shumë pengesa, teksa realisht, për shkak të afërsisë së kësisojt në mes të ditës së Konventës dhe datës së zgjdhjeve lokale, vështirë është të kërkohet llogari prej liderit të ri për një rezultat eventual të pakënaqshëm zgjedhor.

Në të vërtetë, në po të njejtën situatë gjindet edhe Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së.

Te dyjave partive, PDK-së dhe LDK-së, pra, i duhet kohë për ta ndryshuar situatën brenda tyre, dhe për ta bërë veten garuese në kuptimin e mirëfilltë të fjalës për një rezultat në zgjedhje i cili i bënë ato pretendente për ta krijuar Qeverinë e Kosovës.

Sidoqoftë, në rastin e PDK-së duket që kësaj radhe, pikërisht për shkak të ndërlidhjes së shumë faktorëve, si dhe në vijim të imponimit të Agjendës së ndyshimit  (e cila në një mënyrë apo tjetrën do t’ia godet të gjitha partitë në Kosovë), do të ketë një garë midis disa kandidatëve për ta marrë pozitën e Kryetarit të kësaj partie.

 

©klankosova.tv

lajme të ngjashme