Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është administrata Biden për ndërprerjen e lidhjeve me miqtë e saj shqiptarë narkotrafikantë?

123
string(17) "John R. Schindler" string(67) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/05/John-Schindler.jpg"
nga John R. Schindler 03.05.2023 11:51
John Schindler

Charles McGonigal, zyrtari i lartë i pensionuar i FBI-së tash i akuzuar për shkeljen e ligjeve të sanksioneve dhe pastrimit të parave, ka humbur nga titujt kryesorë që nga akuzimi nga Departamenti i Drejtësisë, gati tre muaj më parë. Siç raportoi ky kontribuues, skandali McGonigal, që përfaqëson një njollë serioze në reputacionin e Byrosë, përfshin shumë më tepër sesa lidhje të dyshimta me oligarkë rusë.

Në rast ka një dimension madhor ballkanik që paraqitet edhe më shpërthyes se këndi i Kremlinit. Derisa punonte për FBI-në, McGonigal e injektoi veten në politikën shqiptare, siç duket duke shërbyer fort  për qeverinë socialiste në pushtet atje, duke përfshirë kryeministrin e saj Edi Rama. Përpjekjet e tij mund të kenë përfshirë një operacion për të zhvatur dhjetëra miliona dollarë nga biznesmenët shqiptarë në këmbim të ndihmës nga McGonigal për të qëndruar në nurin e Washingtonit.

Ky aspekt ballkanik i skandalit të McGonigal është mbuluar pak nga mediat amerikane, pavarësisht implikimeve shqetësuese për Shtëpinë e Bardhë, dhe marrëdhënieve të ngushta mes administratës Biden dhe qeverisë Rama. Përkundrazi media shqiptare ka raportuar gjerësisht për këtë çështje, nisur nga ndryshimet shpërthyese që përmban, veçanërisht lidhu me lidhjet mes socialistëve të Ramës dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kohët ndërrohen dhe fakti i jashtëzakonshëm që dekada e qeverisjes së Ramës përkon me shndërrimin e Shqipërisë në vendin kryesor të kontrabandës së drogës në të gjithë Evropën, dhe kjo thuhet shumë përtej Ballkanit. Tani që Mbretëria e Bashkuar ka një problem serioz me narkotrafikun shqiptar, mediat e tyre më në fund kanë vërejtur se gangsterë nga ai vend i vogël ballkanik janë bërë burimi i preferuar i Evropës për narkotikët e paligjshëm. Në Ekuadorin e largët, media po vëzhgon se krimi i organizuar shqiptar dhe drogat e tyre kanë bërë që problemi i dhunës në atë vend të Amerikës së Jugut të shkojë keq e më keq.

Siç ka raportuar Washington Examiner, administrata Biden shfaq një “tolerancë të çuditshme” për Qeverinë Rama, pavarësisht përfshirjes së saj të fshehtë në tregtinë e drogës. Tani, sidoqoftë, kjo mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Skandali i McGonigal ka hapur derën e hetimeve reale të lidhjes drogë-krim-korrupsion të Shqipërisë dhe ato mund të zbulojnë më shumë sesa mund të tolerojë Shtëpia e Bardhë.

Mbi të gjitha, Shqipëria ka zgjedhjet që vijnë më 14 maj. Skandali i McGonigal ka zënë vendin kryesor në diskutimet politike atje. Rama dhe qeveria e tij tani kanë një krizë në duart e tyre, e cila mund t’i rrëzojë ata pas një dekade të qëndrimit në pushtet. Vizita e Gabriel Escobar në mes të prillit për takime me politikanë të lartë të Shqipërisë mori vëmendjen sepse ai është Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, përgjegjës për çështjet në Ballkanin Perëndimor. Nuk ndodh çdo ditë që Foggy Bottom dërgon kryediplomatin e saj në rajon për të kontrolluar në Shqipërinë e vogël. Zyrtarisht kjo kishte të bënte vetëm me një punë rutinë si “forcimi i demokracisë” para zgjedhjeve.

Sidoqoftë, Escobar dukej jashtëzakonisht i paanshëm në komentet e tij për mediat lokale. Siç u shpreh ai në një intervistë televizive, “vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë”. Ai vazhdoi i pyetur për zgjedhjet e ardhshme: “Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person”.

Është e vështirë të keqlexohet komenti i Escobarit, i cili e bën të qartë se, ndërkohë që administrata Biden mund të preferojë ta shohë Ramën dhe Partinë e tij Socialiste në pushtet, asgjë nuk do të ndryshojë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.

Sipas thashethemeve shqiptare vizita e Escobar përfshinte vendosjen e ligjit nga Departamenti i Shtetit te Rama dhe qeveria e tij. Pas padisë së McGonigal, Departamenti i Drejtësisë po shqyrton të gjitha lidhjet e huaja të personit të FBI-së, përfshirë Shqipërinë. Çdo hetim i tillë do të përplasej shpejt me lidhjet e Qeverisë Rama me krimin e organizuar dhe tregtinë e drogës.

Ky krijoi panik në qarqe të caktuara, dhe megjithëse është e lehtë të hedhësh poshtë thashethemet politike lokale, duket se përfshihen disa të vërteta. Unë kuptoj nga burime të qeverisë amerikane se komuniteti i inteligjencës, i cili ka vite që ka njohur lidhjet e pakëndshme të narkotrafikut të qeverisë Rama, posedon dosje të trasha sekrete që tregojnë përrallën e pakëndshme. Pëshpëritjet e Potomac thonë se Departamenti i Drejtësisë me të vërtetë po heton lidhjet e McGonigal me Shqipërinë deri në nivelet më të larta.

As ky hetim nuk e ka në cak vetëm Ramën. Departamenti i Drejtësisë thuhet se po shqyrton edhe socialistët kryesorë, përfshirë Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, kryeqytetit të vendit, dhe një aleat i ngushtë i Ramës. Lidhjet e supozuara të Veliajt me krimin e organizuar ndërkombëtar, në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, janë raportuar, kështu që nuk është për t’u habitur që ai po vihet nën vëzhgimin e Washingtonit. Në modën reale ballkanike, disa politikanë shqiptarë pretendojnë se Veliaj, duke nuhatur gjakun në ujë dhe duke e parë veten si pasardhës të kryeministrit, po ndihmon fushatën e shtypit kundër Ramës.

Pavarësisht kësaj, skandali i McGonigal ka ndryshuar lojën në Shqipëri. Për një dekadë, Edi Rama ka shpëtuar duke e kthyer vendin e tij në një narkoshtet – anëtar të NATO-s dhe aleat i SHBA-së – në Evropë. Duket se administrata e Bidenit më në fund mund të jetë mjaftuar nga kjo marrëveshje e neveritshme. Do të dimë më shumë pas zgjedhjeve në Shqipëri që mbahen brenda dy javësh.

John R. Schindler ka shërbyer në Agjencisë Kombëtare të Sigurisë si analist i lartë i inteligjencës dhe zyrtar i kundërinteligjencës.

Tekst i publikuar në Washington Examinier, përkthyer nga KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme