Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Epoka e ‘rivendosjeve’ SHBA-Rusi ka mbaruar

123
string(14) "Dimitar Bechev" string(62) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/06/dimiiiiii.jpg"
nga Dimitar Bechev 22.06.2021 09:57

“Ka të bëjë me interesin tonë të përbashkët,” tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në një konferencë shtypi pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin të mbajtur më 16 qershor.

Samiti i shumëpritur i mbajtur në Gjenevë nuk solli ndonjë ndryshim në marrëdhëniet SHBA-Rusi, madje nga asnjëra palë nuk kishte pritje të mëdha për riparimin e tyre.

Moska dhe Washingtoni e shikojnë njëra-tjetrën si rivalë dhe kjo do të vazhdojë të mbetët kështu. Kjo ndodh për arsye strategjike dhe ideologjike.

“Rivendosjet” i përkasin së kaluarës.

Fillimi i bisedimeve të Donald Trumpit me rusët, veçanërisht Samiti i Helsinkut në korrik të vitit 2018, vetëm sa i përkeqësoi gjërat. Në të kundërt, takimi tre orësh i gjatë midis Putin dhe Biden duket se ka shkuar relativisht mirë. Dy udhëheqësit u pajtuan për disa hapa që duheshin ndjekur për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës.

Formula dukej e thjeshtë, duhet të vendoseshin në njërën anë çështjet e diskutueshme dhe në anën tjetër ato që janë të mundshme për t’u arrit marrëveshje për to.

Samiti nënvizoi arritjet e bashkëpunimit Ruso-Amerikan për kontrollin strategjik të armëve nga fillimi i këtij viti. Në një telefonatë të realizuar mes Putinit dhe Bidenit me 26 janar, ata ranë dakord të zgjasnin për pesë vjet të tjera traktatin e ‘Fillimit të Ri’, i cili pritej të skadonte në shkurt.

Kjo u dha kohë të dy palëve që të hartojnë një marrëveshje zëvendësimi.

Për më tepër, të dy presidentët ranë dakord të dërgojnë ambasadorët e tyre në kryeqytetet përkatëse, duke rivendosur marrëdhëniet normale diplomatike. Të dy diplomatët u thirrën nga qeveritë e tyre në muajt mars-prill, gjoja për konsultime.

Në këtë takim u diskutuan disa çështje. Në Siri, qeveria e SHBA-së dëshiron një strategji të koordinuar për shpërndarjen e ndihmave humanitare, e ndoshta kjo të ndodh përmes kalimit në kufirin siriano-turk.

Marrëveshja bërthamore iraniane është një çështje tjetër që u ngrit dhe për të cilën Uashingtoni dhe Moska mund të bashkëpunojnë. Administrata e Biden ka rifilluar bisedimet me Teheranin rreth modaliteteve të kthimit të SHBA-së në Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit. Rusia si një nga nënshkruesit e marrëveshjes dhe partner i Iranit, në këtë pikë ka një interes të qartë.

Afganistani pas tërheqjes mund të rezultojë të jetë një fushë tjetër me interes reciprok. As SHBA-ja e as Rusia nuk do të dëshironin të shihnin talebanët që të kthehen në pushtet në Kabul.

Nëse rusët dhe amerikanët gjejnë gjuhë të përbashkët për këto çështje kritike, atëherë historia do të gjykojë në mënyrë të favorshme Samitin e Gjenevës.

Megjithatë, nuk ka hapësirë ​​për marrëveshje mbi çështjet themelore. SHBA-ja duhet të arrijë një akt ekuilibër të mirë: nga njëra anë, duke iu përmbajtur parimeve demokratike dhe nga ana tjetër, duke u angazhuar me Rusinë dhe duke e trajtuar atë si një fuqi tjetër të madhe.

Sidoqoftë, Uashingtoni nuk do të kalojë në ‘real politik’ dhe gjatë rrugës do t’i hedhë vlerat e parimet. Thënë më qartë, samiti nuk dha asnjë gjë për Ukrainën, e cila javë më parë dominoi titujt kryesorë. Thjesht nuk ka hapësirë ​​për një shkëmbim gjeopolitik midis SHBA-së dhe Rusisë të llojit që Putini do të dëshironte të shihte.

Si rezultat, struktura e Moskës do të vazhdojë ta shikojë Amerikën me dyshim dhe ta fajësojë atë për promovimin e “ndryshimit të regjimit” dhe “revolucioneve të ngjyrave”, siç është ka bërë që nga mesi i viteve 2000. Ndërkohë, SHBA-të do ta shohin Rusinë si një flamur-bartëse të autoritarizmit global përkrah Kinës.

Pjesë e misionit të Bidenit në Gjenevë ishte edhe përcjellja e mesazhit që qeveria amerikane do të luftonte kundër çdo përpjekjeje të rusëve për të nxitur probleme tek amerikanët, qoftë përmes sulmeve kibernetike apo formave të tjera të ndërhyrjeve politike, sikurse në periudhën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Por, a mund të funksionojë kjo formulë minimaliste e marrëdhënieve dypalëshe e mbështetur nga Bideni, por edhe Kremlini? Këtë vetëm koha do ta tregojë.

Armiqësia dhe mungesa e besimit nga të dy palët lënë shumë hapësirë për skepticizëm. Nuk duhet shumë për të ngjallur tensione të reja midis Moskës dhe Uashingtonit. Edhe pse SHBA-ja do të preferonte të përqendrohej në Kinë dhe Kremlini do të përqendronte energjitë e saj për të rritur mbështetjen politike në vend.

Jo më kot Biden dhe Putini dolën nga samiti me një humor optimist. Rusia dhe SHBA-ja morën nga ky takim diçka nga ato që donin.

Duke e parë këtë gjë në përgjithsë, epoka e ‘rivendosjeve’ të dështuara midis Rusisë dhe SHBA, që përfshin presidencat e Bushit, Obamës dhe Trumpit, tashmë ka mbaruar.

Ajo që tani mund të shohim, siç thotë vëzhguesi rus i politikës së jashtme Vladimir Frolov, është “armiqësi e respektuar”. Madje, ka shumë mundësi që kjo gjendje të jetë e qëndrueshme.

(Botuar në Al Jazeera, përkthyer nga Klankosova.tv)

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme