Kolonelja e PK-së, pjesë e kursit për lidership në Departamentin e Sigurisë në ShBA NULL NULL 06.05.2023 15:50 06.05.2023 15:50 Kolonelja e Policisë së Kosovës, Afërdita Mikullovci, ka marrë pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kursi i lidershipit është mbajtur nga 24 prilli deri 4 maj teksa pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara. Kolonelja Mikullovci ishte pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në këtë kurs, njofton Klankosova.tv. “Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonelja Mikullovci ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e policisë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.