Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kolonat ma nxijtën jetën”, Adriana Matoshi shkon në punë me biçikletë (FOTO)

NULL NULL
23.06.2021 09:17

Deputetja dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi duket se nuk e preferon veturën për të shkuar në punë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se po e përdorë  biçikletën elektrike për të udhëtuar, njofton Klankosova.tv

Matoshi tha se kjo mënyrë e të udhëtuarit është më e shëndetshme dhe po i kursen më shumë kohë.

“Në këtë kohë u bo vështirë me mbrri në punë me kohë. Kolonat ma nxijtën jetën edhe mushknitë e zeza po na bohën çdo ditë e ma shumë prej veturave. Ma paqt, ma lehtë edhe ma fllad me biçikletë elektrike”, shkroi deputetja.

Ajo ndër të tjera shtoi se në këtë mënyrë bëhet edhe mbrojtja e natyrën dhe shëndetit, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.