Kolegët e punës shprehen të pikëlluar për vdekjen e Liridona Ademajt NULL NULL 03.12.2023 13:13 03.12.2023 13:13 Vdekja e Liridona Ademajt, i ka pikëlluar shumë kolegët e punës në Suedi. Ata shprehen dhimbjen e tyre përmes një shkrimi në faqen zyrtare të lokalit. “Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë”, shkruan në postimin e Lejas Cafe në Facebook. “Ajo ishte një shoqe dhe punonjëse shumë e dashur për të gjithë”, vazhdon tutje shkrimi. Kolegët e saj thanë se kishin marrë shumë pyetje lidhur me rastin tragjik, por për hir të familjarëve saj, nuk kishin reaguar. Stafi njofton se në kujtim të Liridonës apo “Lillyt” siç e quanin ata, lokali do të jetë i hapur sot nga ora 15:00 për të bërë homazhe. Liridona Ademaj, u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Lidhur me ngjarjen, ndaj të dyshuarit kryesor, ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, dhe dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, është caktuar nga një muaj paraburgim nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ish-bashkëshorti i Liridonës, Naimi, e ka pranuar fajësinë se ka paguar vrasjen e saj. Ai dyshohet se ka paguar 30 mijë euro për kryerjen e aktit makabër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 43 minuta më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 2 orë më parë