Koktejli sa një orë Rolex Submariner - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koktejli sa një orë Rolex Submariner

NULL NULL
21/05/2015
Koktejli më i shtrenjtë në botë filloi të shitet në Londër me një çmim prej 9.000 paundësh.

I quajtur Gigi, kokteji shitet në një lokal në zonën Mayfair, ku shtëpitë kanë një vlerë 40 milion paund. Pija u krijua për këngëtaren Grace Jones, pasi pronarët e lokalit dëshironin ta falënderonin për përformancën e saj speciale.

Koktejli është një përzierje e shampanjës ‘Cristal’ vintage dhe arit të lëngshëm ‘ Armagnac’.

Me qenë se pija është shumë e shtrenjtë (kushton sa një Mitsubishi i ri apo një orë Rolex Submariner ), preferohet pagesa para se të pihet, që të kursehet sikleti, në rast se karta e kreditit të porositësit nuk ka lekë.

Banakieri thotë: ‘’Nëse ju duhet të pyesni për çmimin, atëherë me siguri nuk e përballoni dot’’