KOK-u thotë se kampionet olimpike s’kanë asnjë llogari në rrjete sociale NULL NULL 30.07.2021 10:30 30.07.2021 10:30 Në Facebook janë hapur llogari të rreme në emër të kampioneve olimipike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Për këtë ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës të cilët kanë thënë se asnjëra nga kampionet olimpike – Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova – nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram. KOK ka thënë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale, derisa kanë paralajmëruar padi. “KOK njëkohësisht ua bën me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.