KOK-u publikon listën e bursave për trajner (FOTO) NULL NULL nga Naim Selmani 03.02.2023 13:55 nga Naim Selmani 03.02.2023 13:55 Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimipk të Kosovës ka miratuar të premten listën e bursave olimpike për trajnerë, të cilët do të përfitojnë mbështetje mujore gjatë vitit 2023. Kjo është në fakt hera e parë që KOK-u ka vendosur të mbështesë direkt edhe trajnerët, të cilët janë personat kryesorë në arritjen e rezultateve kulmore të sportistëve njofton klankosova.tv. Përzgjedhja është bazuar në medaljet e deritashme të fituara në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Evropiane, EYOF dhe Lojërat Mesdhetare. Të gjithë trajnerët janë duke ndjekur normën olimpike Paris 2024 me garuesit e tyre. Lista përbëhet nga gjashtë trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku (xhudo), Marjolla Sallauka e Besim Brahimi (boks) dhe Shaban Ramadani (atletikë). Mbështetja totale për një vit për të gjithë trajnerët është 28 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.